Mix
Vendi me ujërat më të pastra në Europë për të notuar
Nëse ju përlqen që të notoni duhet të shkoni në Austri. Vendi malor ka ujërat më të pastra në Evropë për të notuar, sipas një raporti të ri nga Agjencia Evropiane e Mjedisit.
Në të gjithë Evropën, gati 85 për qind e ujërave e shënuan këtë rezultat të lartë, shkruan Euronews.
Cilat vende evropiane kanë ujin më të pastër për not?
Shumica e vendeve evropiane kanë shumë pika noti që u vlerësuan ‘të shkëlqyera’ nga Agjencia Evropiane e Mjedisit.
Të paktën 9 vende, mes tyre Malta, Greqia, Kroacia, Danimarka dhe Gjermania ishin ndër vendet me ujëra të pastra.
Franca gjithnjë e popullarizuar doli më pak – vetëm tre të katërtat e ujërave për të notuar u vlerësuan si të shkëlqyera. Polonia mori notën më të keqe në Evropë.
Në disa vende të tjera, duhet të mendoni dy herë përpara se të bëni një zhytje, paralajmëruan autorët e raportit.