Kioske
Shqipëri moj nënë dhimbje …
Nga Erjon Saliasi
Shqipëri moj nënë dhimbje
Synë mjegull
Ballnë baltë
Veshnë prerë
Dornë thyer
Belnë barrë
E mendjen marrë
Cili bir i bijve t’tu
Me t’perdhosë
T’u ngjiz në bark?!
Moj nën ëmbël
Moj e mirë
Si s’të bënë as at as bir
Tash sa shekuj je në pritje
Tash sa kohë në errësirë
Të zhuritën
Të shkërmoqën
Ta nxinë faqen
Të njollosën
Nuk të lanë as nder as shpresë
Ca bukshkalë të pabesë
Shkundi degët moj mollmjaltë
Flaki kokrrat që janë kalbë
S’janë stoli k’to qelbësira
Në të djathtë e në të majtë