Lidhu me ne

Aktualitet

Berisha: Open Balkan nismë antishqiptare, duan ta paraqesin Prishtinën si sherrin e Ballkanit

I gjithë rrjeti i Sorosit është ngritur në këmbë në Kosovë dhe Shqipëri për të mbështetur Ballkanin e Hapur.

“E firmosi Lavrov. Çdo projekt që favorizon Serbinë e

Gjatë konferencës së sotme për media, kryetari i PD-së, Sali Berisha i ndal edhe te nisma Open Balkan, të cilën e cilëson si një nismë antishqiptare që ka si synim të izolojë Kosovën dhe ta ekspozojë atë si vendin konfliktual në Ballkan.

Sipas tij, shqiptarët i detyrohen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, mbrojtjen nga një projekt që vendos hegjemoninë e pastër serbe. 

Shqiptarët sot kudo që janë i detyrojnë Albin Kurtit me qëndrimin e tij, mbrojtjen nga një projekt që vendos hegjemoninë e pastër Serbe, një projekt i zili në vend se të sanksionojë bashkëpunimin mes kombeve të barabarta, sanksionin poshtërimin e Kosovës dhe rrethimin e saj armiqësor nga Beogradi, Beogradi i vogël që është Tirana, me qëllimin antishqiptar për ta paraqitur Prishtinën si sherrin e Ballkanit.

Kam dëgjuar që flasin për leverdinë ekonomike. The Economosit, njësia inteligjencës se kësaj reviste thotë se nga projekti i Open Ballkan përfiton vetëm Serbia, ajo është e paanshme. Kjo seri gënjeshtarësh, që bëjnë avokatinë e projektit unë u them citoni një nen të traktatit. Nuk e kanë publikuar kurrë, kush e ka parë, kush e ka lexuar? 

Sipas Berishës, Ballkani i Hapur është në mënyrë flagrante kundërvënie e procesit të Berlinit. Ai shton se kjo nuk po bëhet pa qëllim.

Sherri i Ballkanit është Beogradi. I gjithë rrjeti i Sorosit është ngritur në këmbë në Kosovë dhe Shqipëri për të mbështetur Ballkanin e Hapur.

Është projekt rus. Është thënë me dhjetëra herë, por këtë e firmosi Sergei Lavrov. Për këtë po punon Edi Rama. Pra ky është Ballkani i Hapur në rrafshin politik. Mund ta përgënjeshtrojë Lavrovin? Asnjë se përjashton dot.

Por pse Rama e Vuçiç kërkojnë influencat ruse? Sepse vetëm në këtë mënyrë janë të lirë të bëjnë çfarë të duan me vendet e tyre.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar1 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix1 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix1 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix1 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar1 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix1 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix1 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix1 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook