Mix
Jennifer Lopez nuk i la shumë vend imagjinatës me fustanin e fundit!

Jennifer Lopez pati një tjetër shfaqje të paharrueshme në tapetin e kuq, këtë herë në premierën e dokumentarit të saj të ri, Halftime. Diva latine kishte veshur një fustan me pjesë të shumta transparente, duke shënuar një nga pamjet e saj më seksi deri më tani. Fustani i zi me tyl, ekspozonte dukshëm dekoltenë dhe barkun, si dhe këmbët anash.

Dokumentari “Halftime” i referohet faktit që ylli është mbi 50 vjeç, por edhe se ka bërë një mega show me Shakirën në “Super Bowl halftime show”.
