Lidhu me ne

Mix

Varësia nga seksi, fantazi apo sëmundje?

Varësia nga seksi, fantazi apo sëmundje? Ja ç’mendojnë mjekët psikiatër

Varësia ndaj seksit është një problem psikologjik që mund të sjellë pasoja të rënda mbi jetën dhe marrëdhëniet sociale të atyre që e vuajnë. “Shumë njerëz e përdorin seksin herë pas herë si një mënyrë për t’u arratisur nga stresi dhe kjo është normale. Problemi është se këta pacientë kanë një lloj sjelljeje kostante që intensifikohet deri në atë pikë sa dëshira seksuale kontrollon të gjitha aspektet e tyre të jetës dhe për më tepër ndihen impotentë për ta ndryshuar,” – shpjegon Rory Reid, psikiatër dhe autor i këtij hulumtimi. 

Ekipi i psikiatrëve nga Universiteti i Kalifornisë formuluan një listë të kritereve për të diagnostikuar atë që quhet “çrregullim hipersekual”, si një problem shëndetsor. Disa simptoma që i bashkon këta vartës ndaj seksit përfshijnë një model të përsëritur të fantazive seksuale dhe kryerja e marrëdhënieve seksuale në varësi të gjendjes së keqe shpirtërore, si stresi apo depresioni. Këta individë nuk kanë sukses në tentativat e tyre për të reduktuar, apo frenuar aktivitetin, atëherë kur e kanë kuptuar që u është kthyer në një problem.

Rezultatet treguan se 54% e të prekurve e kishin kuptuar se e kishin këtë çrregullim para moshës 18 vjeç dhe 30% e tyre u ishte zhvilluar gjatë periudhës universitare, mes 18-25 vjeç. Sjelljet më të shpeshta përfshinin masturbimin dhe një përdorim të tepruar të pornografisë, ndjekur nga seksi me partner dhe sajberseksi (cibersex). Këta persona kishin marrëdhënie me punëtoret e seksit, me partnerë anonimë dhe me 15 partnerë në 12 muaj.

Ndikimi i pornografisë: Shiler komenton se shumë nga këta vartës e fitojnë këtë çrregullim  nga ndonjë traumë gjatë jetës: “Pornografia ka ndryshuar drejtimin e problemit. Njerëzit që rriten me pornografinë kthehen në vartës dhe shembull mjaft i mirë janë disa nga meshkujt që i kanë parë këto lloj produktesh që në moshën 4 vjeçare dhe tani masturbohen 6 orë në ditë.”

Në klinika këta pacientë trajtohen me seanca meditimi, bashkëbisedime në grupe, psikoterapi, zhvillim të aftësive të komunikimit. U mësohet të mos objektivizojnë njerëzit si dhe të përballen me fantazitë dhe kujtimet euforike. Më e rëndësishme për këta persona është gjendja e tyre “esëll”. “Këta persona e kërkojnë jashtë vetes problemin e tyre dhe seksi është një nga ato lloj sjelljesh, ku ata çlirohen nga stresi, – pohon Shiler. – Ashtu si diabeti nuk mund të kurohet, por egzistojnë mënyra  për t’u përballur me të dhe të mos lejosh që të prekë cilësinë e jetës, të mos lëndosh të dashurit dhe të mos sabotosh karrierën profesionale. Duhet bërë diferencimi mes agresionit dhe përdhunimeve seksuale që janë tipare të ndryshme nga varësia ndaj seksit.”- e mbyll psikiatri qartësimin e tij mbi këtë lloj problemi shëndetësor.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook