Lidhu me ne

Mix

Si të dalloni një gënjeshtar ?

Ja si mund të demaskoni një gënjeshtar

Për të zbuluar dhe demaskuar edhe gënjeshtarët më të thekur, nuk keni domosdoshmërisht nevojë për makinën e së vërtetës. Mjafton t’i bëni atij disa pyetje, duke përdorur masat e duhura paraprake, dhe gënjeshtra zbulohet shumë shpejt. Aldert Vrij, psikolog në Universitetin e Portsmauthit në Britaninë e Madhe, merret shkencërisht me gënjeshtarët më të regjur.

Nuk jemi të aftë të kryejmë shumë detyra në të njëjtën kohë

Sipas studiuesit të njohur, për të rrëzuar “shtëpinë prej letre” të një gënjeshtari mjafton që ta shpërqendrosh atë. Kështu ndërsa i bën pyetje mbi faktet që duhen verifikuar, mund t’i kërkosh atij të kryejë detyra specifike që kërkojnë një nivel të mirë përqendrimi.

Përpjekja njohëse e nevojshme për të gënjyer, e kombinuar me atë që kërkohet për të përfunduar detyrën e kërkuar, do të ishte e papërballueshme për trurin e njeriut mesatar. “Gënjeshtra dhe e vërteta mund të jenë po aq të besueshme, për sa kohë që e mendoni me kujdes për atë që po thoni. Kur dështon aftësia për t’u përqendruar, e vërteta është për nga natyra e saj më e rrënjosur në trurin tonë, ndaj priret të mbizotërojë”- thotë studiuesit.

Në disa eksperimente, pjesëmarrësve iu kërkua të transkriptonin targat e disa makinave që iu ishin treguar më herët. Ndërkohë, iu kërkua të tregonin mendimin e tyre, të vërtetë apo të trilluar, mbi lajmet e lexuara në media. Detyra e intervistuesve ishte të identifikonin gënjeshtarët. Studimi u publikua në numrin e fundit të Revistës Ndërkombëtare të Psikologjisë dhe Analizës së Sjelljes.

Gënjeshtarë, por jo të përsosur

Sipas rezultateve të studimit, ata që gënjyen në test u identifikuan për mungesën e përgjigjes së menjëhershme të pyetjeve rreth versionit të tyre, për mungesën e besueshmërisë dhe qartësisë së shpjegimit. Në fakt, të thuash një gënjeshtër në mënyrë të besueshme, kërkon vëmendje ndaj detajeve, një rrëfim bindës dhe vëmendjen e duhur, për të mos rënë në kontradikta.

Por që të gjitha këto aktivitete, kërkojnë një shkallë të lartë përqendrimi. Dhe nëse kryhen ndërsa jeni duke përfunduar një detyrë tjetër komplekse, siç është kujtimi i sekuencave të gjata të shkronjave dhe numrave, kjo mund ta fusë trurin tonë drejt disa ngërçeve të papërshtatshme.

Kujdes nga rreziqet!

Studiuesit thonë se rezultatet më të mira mund të arrihen duke e nënshtruar subjektin që do të ekzaminohet ndaj aktiviteteve komplekse, si për shembull drejtimin e një avioni (jo të vërtetë, por në një simulator) apo drejtimi i makinës në një rrugë dredha-dredha. Megjithatë, para se ta eksperimentoni këtë metodë, dijeni se ajo nuk është plotësisht e pagabueshme. Disa njerëz janë veçanërisht të aftë për të treguar gënjeshtra, ndaj mund t’i kalojnë pa shumë probleme këto lloj testesh.

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Çfarë thotë horoskopi për mënyrën si puthni?

Thuhet se yjet ndikojnë në shumë aspekte të jetës sonë edhe në mënyrën si puthim. Prandaj, ndonjëherë kemi më shumë...

Mix13 orë më herët

Arsyeja pse AVOKADO nuk duhet të mungojë në tryezat tuaja!

Avokadoja ka vlera të jashtëzakonshme ushqyese dhe në të njëjtën kohë është shumë e shijshme . Dhe nëse nuk ka...

Kryesore13 orë më herët

Kur Artan Lame fliste për vdekjen, pasi i shpëtoi një herë: Askush s’e kupton derisa vjen ajo sekonda që t’i merr të gjitha

Artan Lame është ndarë papritur nga jeta, pas një ndërhyrje në zemër. Edhe 8 vite më parë, ai për pak...

Mix2 ditë më herët

Simptomat që mund të jenë shenja të hershme të diabetit

Shumë njerëz që zhvillojnë diabet të tipit 2 nuk e dinë këtë derisa të bëjnë një analizë gjaku ose derisa...

Mix2 ditë më herët

Tensioni i lartë i gjakut shkatërron shëndetin në heshtje

Me sa duket i padukshëm, tensioni i gjakut mund të jetë një tregues kyç i shëndetit tonë. Kur është brenda...

Mix2 ditë më herët

Jennifer Lawrence: Depresioni pas lindjes të izolon

Për rolin e saj të ri në filmin “Die, My Love” të Lynne Ramsay (“We Need to Talk About Kevin”)...

Mix2 ditë më herët

Kush është Johannes Pietsch

Johannes Pietsch fituesi i Eurovision 2025, i njohur dhe me emrin e artit JJ, ka lindur më 29 prill 2001....

Radar2 ditë më herët

Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të...

Mix2 ditë më herët

Si te pastroni veshkat tuaja me majdanoz dhe limon

A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit? A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në...

Kritike2 ditë më herët

Media që turren drejt kronikës së zezë vetëm që të marrin klikime!

Në radion “Europa e Lirë” është botuar një shkrim që u bën thirrje njerëzve të medias, të mos turren drejt...

Facebook