Lidhu me ne

Aktualitet

Serbia afirmohet si aktori kryesor në rajon për Rusinë dhe Perëndimin

4 marrëveshjet që u nënshkruan sot në samitin e

Në Serbi po diskutohet me intensitet vizita e pritshme e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, që pritet të ketë një fokus mbi marrëdhëniet e Beogradit me Prishtinën. Presidenti serb, Vuçiç, bëri të qartë dy ditë më parë se pavarësisht mesazheve jo të lehta që priten nga vizita e Scholz, Serbia duhet të jetë mirënjohëse ndaj Gjermanisë, por edhe të mbajë parasysh se investimet gjermane punësojnë 77 mijë njerëz në Serbi.

Për analistët serbë, mesazhet e Scholz janë realisht sfiduese, por në politikë nuk duhet patur frikë.

Ai do të vijë me mesazhin se Serbia dhe Kosova duhet të dakordësohen mbi modelin e dy Gjermanive, që do të thotë si dy shtete të pavarura. Ai do të flasë po ashtu rreth zbatimit të reformave në Bosnje dhe Hercegovinë që është një eufemizëm për centralizimin. Ne duhet po ashtu ta linjëzojmë politikën tonë ndaj Rusisë me BE

shprehet analisti, Dragomir Andjelkoviç.

Një tjetër analiste, Suzana Grubjesiç e cilëson vizitën si të një rëndësie të jashtëzakonshme jo vetëm për raportet dypalëshe, por edhe për perspektivën europiane të Serbisë dhe bashkëpunimit rajonal.

Pas Beogradit Scholz do të drejtohet për në Prishtinë dhe unë pres prej tij të rikonfirmojë pozicionin e tij që të gjitha çështjet e rëndësishme duhet të zgjidhen me dialog…Kjo përfshin edhe normalizimin e marrëdhënieve

citohet ajo.

Vizita e kancelarit gjerman vjen pas samitit të Ohrit në kuadër të « Open Balkan” që I jep presidentit serb dorë të lirë të flasë për një menaxhim paqësues në rajon dhe të minimizojë akuzat për militarizim të politikës, apo njëanshmëri me Rusinë. Nga ana tjetër, përqendrimi në Beograd i vizitës flet për rëndësinë që ka tanimë qartazi Serbia si faktor rajonal, pavarësisht se cila është politika e saj. Ajo që ne duhet të kuptojmë është se në emër të kujt do të flasë Vuçiç në takimet me Scholz përderisa po duket qartë se BE-ja e ka shumë të lehtë të ndikojë në Tiranë, ndaj së cilës nuk ka realisht një politikë, por një seli ku vepron njësoj si të ishte në terrenin e vet.

/Respublica.al

MË TEPËR

Temporal10 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar10 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike12 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet13 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske13 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar14 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar14 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar14 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske1 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix1 ditë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Facebook