Lidhu me ne

Mix

Impakti i internetit në jetën tonë

Si ndikon interneti në jetën tonë ?


Jetojmë në epokën e internetit dhe shumëkush e di që teknologjia tashmë është bërë pjesë e pandashme e jetës tonë. Jemi gjithë kohës në kontakt me pajisjet tona elektronike, telefonët, smartphone-t, ipad-et, latopët e gjithëçka na jep informacion pa kufi. Por, kur shohim kaq shumë njerëz të shpërqëndruar, të mbërthyer pas telefonit si të ishte më e shenjta gjë që kemi në jetë, shpesh na lind pyetja: Pse gjithë kjo varësi ndaj telefonit? Si po i shërben teknologjia njeriut? Cilat janë impaktet negative dhe pozitive të saj?

Për të marrë këto përgjigje nuk ka nevojë të jesh një ekspert i teknologjisë, pasi përgjigjet i kemi rreth vetes në çdo moment. Teksa telefoni u shpik për të zvogëluar distancat mes njerëzve, ai vuri një mur të madh mes atyre që janë në të njëjtën dhomë. Të zhytur në botën e internetit e të lajmeve pafund që servir ai, harrojmë që mbi të gjitha jemi njerëz, e kemi përreth njerëz që na duan e që kanë nevojë për vëmendjen tonë. Por, kjo nuk vlen vetëm për adoleshentët, pasi shpesh hasim tema të ndryshme: “Ndikimi negativ i tenologjisë tek adoleshentët”. Sot kushdo e gjen veten në botën e internetit, pasi kjo botë kaq gjigande ka hapësirë për të gjithë. Nëse teknologjia dhe interneti na kanë lehtësuar jetën, në një farë mënyrë edhe na e kanë vështirësuar atë.

  • Është shtuar informacioni, por është rritur dembelizmi. Sot shumë pak të rinj i has në ambientet e bibliotekave, të gjithë ushqehen me “ushqimin” e gatshëm që servir interneti.
  • Një drekë, darkë me familjen apo shoqërinë shpesh nuk shijohet ashtu siç duhet. Fokusi është “të bëjmë foto të bukura dhe të shpërndajmë në rrjetet sociale” dhe zinxhiri vazhdon duke u fokusuar tek “like” që do të marrë kjo foto.
  • Një problem që po bëhet edhe më shqetësues është edhe shtrembërimi i gjuhës. Përdoren shkurtime në vend të fjalëve: flm për faleminderit, klm për kalofsh mirë e shumë të tjera të tilla, krahas shprehive me emojy.

Të prekur nga “virusi teknologji dhe internet” janë edhe fëmijët.

  • Një pikëyetje e madhe që ngre tek prindërit teknologjia, lidhet me sigurinë dhe kontrollin e informacionit.
  • Duke lundruar në median sociale fëmijët mund të ndeshen me faqe interneti të pahijshme, të dëmshme që mund të ndikojnë në procesin e tyre të të menduarit.
  • Varësia mund të manifestojë në vetvete një sërë simptomash, që mund të ndikojnë në shëndetin fizik të fëmijëve.

Por, përtej asaj që e konsiderojmë negative, interneti dhe teknologjia kanë edhe benifitet e tyre:

  • Lehtësojnë zhvillimin e ekspertizës teknike dhe të kuptuarit praktik të teknologjisë nga fëmijët.
  • Ndihmon të mbajnë kontakte me të afërmit dhe miqtë.
  • Ndikojnë në zhvillimin e prespektivave për çështje të ndryshme ofrojnë mundësinë e shkëmbimit të ideve.
  • Motivon fëmijët të bëhen e pjesë e diskutimeve të ndryshme dhe inkurajon lirinë e të shprehurit.

Teknologjia ka arritur përmasa dhe dimensione të pallogaritshme, duke u futur në çdo pjesë të jetës sonë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook