Lidhu me ne

Radar

DeSantis njofton planin për t’u përballuar me George Soros në Florida në përpjekje për të ndaluar manipulimin zgjedhor

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis është drejt luftës kundër miliarderit George Soros.

Soros, një donator dhe aktivist liberal, sapo ndihmoi në financimin e një rrjeti radiofonik të krahut të majtë që synonte hispano-amerikanët, raporton Fox News.

DeSantis tha në një deklaratë për median se biznesmeni me origjinë hungareze po përpiqet të “manipulojë” mediumin në shtetin e tij dhe të shtyjë votuesit drejt një “agjende marksiste”.

Kështu stafi i fushatës që po punon për rizgjedhjen e guvernatorit republikan po i kundërvihet Sorosit.

Duke blerë një reklamë në dy stacione radioje të Majamit që janë pjesë e këtij rrjeti të ri radiofonik me prirje majtas, DeSantis po paralajmëron votuesit për blerjet mediatike dhe “dezinformimin e majtë” ndërsa ai vazhdon “luftën kundër socializmit në Amerikë”, tha fushata e tij.

“Guvernatori Ron DeSantis po ndërmerr një përballje ndaj Sorosit në terrenin e tij me një reklamë në gjuhën spanjolle në rrjetin e Soros, që shërben si një transmetues mediatik publik për hispanikët e Floridias për të paralajmëruar për agjendën pro-socializmit radikal që qëndron pas Rrjetit të Medias Latin,” tha për Fox News stafi i DeSantis.

Reklamat e DeSantis po përpiqen të kundërshtojnë çdo propagandë të krahut të majtë që mund të vijë në stacionet radiofonike në këtë rrjet të ri.

Kujdes, votues! E majta po merr kontrollin e mediave tona lokale. Miliarderi George Soros, i njohur për financimin e kauzave ekstreme të majta, tani po financon blerjen e stacioneve radiofonike hispanike pikërisht këtu në Miami,” thotë versioni i përkthyer i reklamës DeSantis, raporton Fox News.

Reklama shigjeton  drejtpërdrejt Sorosin dhe i bën thirrje popullatës së madhe kubano-amerikane në Floridan e Jugut.

“Ata po bëjnë agjendën e tyre ideologjike,” vazhdon reklama. “Soros dhe miqtë e tij e dinë se çfarë përfaqëson ky komunitet në luftën kundër socializmit në Amerikë. Ky komunitet nuk do të ngatërrohet. Nën udhëheqjen e guvernatorit Ron DeSantis, Florida po qëndron kundër mediave të korporatave dhe dezinformatave majtiste”.

DeSantis është vendosur të luftojë kundër çdo manipulimi mediatik që synon të ndikojë tek votuesit në shtetin e tij.

E majta radikale e financuar nga Soros po drejton një skemë për të manipuluar mediat lokale në Florida për të shtyrë agjendën e tyre marksiste te votuesit,” tha ai në deklaratën e tij për Fox News. “Ne në Florida, ne refuzojmë të majtën profesionale dhe përpjekjen e tyre për të depërtuar në shtetin tonë dhe do të qëndrojmë gjithmonë për të vërtetën dhe lirinë.”

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix21 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar21 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar21 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore21 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar22 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix23 orë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix23 orë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix23 orë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix23 orë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook