Mix
Pse duhen konsumuar kërpudhat?

Kërpudhat janë një produkt që njihen për vetitë e tyre kundër sëmundjes së kancerit. Ato kanë efekte të jashtëzakonshme ndaj kancerit të fshikëzës dhe prostatës. Konsumimi i kërpudhave ka vlera të dobishme dhe të pazëvendësueshme në luftën ndaj tumoreve që shkaktohen kryesisht në fshikëzën e urinës.
Sipas një studimi të realizuar nga studiuesit amerikanë të departamentit të Urologjisë në kolegjin mjekësor në New York, kërpudha e quajtur Maitake është në gjendje për të reduktuar rreth 75% e kancerit dhe mund të çojë në zbulime të reja për llojet e ndryshme të tyre.
Është e rëndësishme që kjo kërpudhë të përdoret e kombinuar me trajtimin konvencional, sepse të tilla sinergji kanë rëndësi jo vetëm për të përmirësuar efikasitetin e trajtimit, por edhe përmirësojnë cilësinë e jetës së pacientëve, duke ulur në mënyrë të konsiderueshme dozën e terapive konvencionale.