Lidhu me ne

Mix

Dieta për një bark të sheshtë

Emrin e saktë e ka Dieta Swift dhe është një regjim ushqimor i projektuar për t’i dhënë ‘buzëqeshje’ zorrëve tuaja. Krijuesja e saj, Kathie Maddona Swift ka punuar me mijëra pacientë (veçanërisht gra) me probleme të peshës dhe shqetësime të tretjes si meteorizmi, fryrja, kapsllëku dhe dizenteria.

Në librin ‘Dieta e zorrëve të shëndetshme’, autorja tregon programin që ka ndihmuar mijëra gra të largojnë kilet e tepërta  duke humbur peshë përfundimisht dhe duke u kujdesur për shëndetin e aparatit tretës përmes një ushqyerje korrekte. Dhe jo vetëm kaq: kjo dietë garanton rezultate të menjëhershme dhe bark të sheshtë në vetëm katër javë.

Dieta Swift gjithashtu  ndihmon për të kuruar shqetësimet e lidhura me peshën e tepër dhe falë filozofisë së saj të pasur, plot variacion dhe të kujdesshme ndaj glutenit mund të dobësoheni në mënyrë definitive duke eliminuar meteorizmin dhe fryrjen, duke përmirësuar tretjen, shëndetin e lëkurës, duke rritur aftësinë e përqendrimit, nivelin e energjisë dhe duke eliminuar dhimbjen e stomakut dhe shqetësimet intestinale.

Kujdes nga sheqeri

Kujdes me sheqernat: duhet t’i përdorni me moderim dhe kujdes  nëse vuani nga probleme të zorrës së trashë. Sipas një studimi të pesë viteve më parë, personat që konsumonin sheqerna të shtuara në regjimin e tyre shfaqnin risk të dyfishtë për të humbur jetën nga kardiopatia.

Zgjidhni yndyra….por me kujdes

Yndyrat nuk janë më armiq të dietës, por duhet të dini cilat të zgjidhni. Evitoni vajrat vegjetale industrialë dhe yndyrat me origjinë shtazore, të cilat ushqejnë bakteret e këqija të zorrëve. Përdoreni gjalpin në doza të limituara.

Reduktoni ‘FodMap’

Kjo dietë parashikon reduktimin e ushqimeve si djathrat, kosin e sojës, qepët, hudhrat, mollët, dardhat, elbin dhe grurin që fermentohen lehtësisht nga bakteret e zorrëve dhe mund të favorizojnë akumulimin e gazit dhe ënjtjen. Sidoqoftë, këto ushqime sigurojnë gjithashtu fibra të rëndësishme dhe veti probiotike, prandaj nuk këshillohet të përjashtohen në plan afatgjatë.

Mbështetuni tek prebiotikët

Mbështetuni tek një regjim ushqimor që përfshin prebiotikët: asparagët, tërshërën, bajamet, bananet, perimet me gjethe jeshile, topinamburin. Këto ushqime përmbajnë përbërës dhe fibra që ushqejnë bakteret e zorrëve duke gjeneruar nënprodukte të fermentimit që i bëjnë mirë shëndetit.

Drithëra integrale

Mbështetuni tek drithërat integrale të cilat nuk përmbajnë luten dhe janë më të tolerueshme nga zorrët e ndjeshme. Zgjidhni oriz të egër, hikërr, quinoa.

Jo më shumë se një kafe në ditë

Kafeina e tepërt mund të rrisë nivelet e hormoneve të stresit dhe të shqetësojë zorrët, kështu që një filxhan kafe ose maksimumi dy janë të lejueshme në dietën Swift. Më mirë zgjidhni çaj të kuq ose rooibos: ai paraqet substanca që ulin nivelin e hormonit të stresit. Gjithashtu çaji i xhinxherit dhe i mentes kanë efekte relaksuese për zorrët dhe mund të përdoren si një ilaç kundra kapsllëkut.

Çokollatë dhe mjaltë në vend të ëmbëlsirave

Çokollata e errët me një përqendrim 70% të kakaos ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiake dhe ul presionin e gjakut. Mjalti nga ana tjetër ushqen bakteret e mira, megjithatë nuk duhet marrë në sasi të tepruara dhe preferohet i papërpunuar.

‘Po’ ushqimeve të fermentuara

Janë aleate të mira kundra shqetësimeve intestinale dhe favorizojnë humbjen në peshë. Një shembull shumë i mirë i ushqimeve të fermentuara janë lakrat.

Evitoni gjumin e tepërt

Një nga arsyet kryesore të shtimit në peshë është gjumi i keq. Harrojeni ekranin e TV dhe telefonit para gjumit dhe flini të paktën 7 orë. Në fundjavë këshillohet të flini maksimumi një orë më shumë. Këshillohen minipushime pasdite, por jo më shumë se 20 minuta.

Një ‘po’ edhe për yoga-n

Yoga riaktivizon energjitë vitale të trupit dhe lehtëson simptomat si fryrja, gazrat, forcon muskujt e barkut dhe ndihmon funksionimin e zorrës. Mjafton ta provoni një javë.

MË TEPËR

Radar14 minuta më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix16 minuta më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore1 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix2 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Facebook