Mix
Kombinimet më të mira, sipas shqiptarëve
Nuk mund të gjesh një dyshe më të mirë se ne shqiptarët dhe idetë tona. Gjithashtu, as një binom më të mirë se:
Shalqi me djathë
Veç kur e mendon të shkon goja lëng.
Kumbulla me kripë
Një balancë fantastike.
Pilaf me fasule
Ilaç për ditët e ftohta.
Pilaf me kos
Siç shihet qartë, pilafi na frymëzon.
Çaj me djathë
Mos harro bukën!
Gjalpë me domate
Sërish, mos harro bukën.
Speca të skuqur me kos
Nuk kemi fjalë…
Kulaç me petë
Përfundimi: Bugaçe.