Lidhu me ne

Kryesore

Një ushtarak kandidat për President, Berisha thirrje Metës: Mbro Kushtetutën, mos e lejo këtë akt të rrezikshëm

Një ushtarak kandidat për President, Berisha thirrje Metës: Mbro Kushtetutën, mos e lejo këtë akt të rrezikshëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pasi mazhoranca bëri të ditur të premten mbrëma se kandidati i tyre për president do të ishte Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj.

Në reagimin e tij, lideri i demokratëve i bën thirrje presidentit aktual Ilir Meta që të mbrojë Kushtetutën dhe të mos e lejojë atë që ai e cilësoi si “dhunim flagrant e tejet të rrezikshëm të saj.”

Kundërshtia e Berishës për kandidaturën duket se vjen nga fakti që ai është ushtarak aktiv dhe vijon ende të mbajë postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Duke cituar nenin 167 të Kushtetutës, ish-kryeministri thotë se kandidimi i Begajt për postin e kreut të shtetit është i rrezikshëm dhe krijon precedentë kushtetues që “nesër një pasardhës i tij ta përdorë për të uzurpuar qoftë edhe me grusht shteti, institucionin e Presidentit.

SALI BERISHA NË FACEBOOK

“Nje akt antikushtetues dhe precedent teper i rrezikshem per vendin dhe demokracine!Te dashur miq, propozimi i shefit te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise shqiptare per postin e Presidentit te Republikes eshte nje shkelje flagrante e Kushtetutes se vendit me pasoja shume te renda per te sotmen dhe te ardhmen e vendit.Kushtetuta e Shqiperise ne nenin 167 percakton:“Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike.

Pjesëtarët e Forcave të Armatosura ose personat që kryejnë shërbim alternativ, gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë kushtetuese përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe.”Ky nen pra u ndalon rreptesisht ushtarakeve aktiv te zgjidhen apo emerohen ne detyra te tjera. Ndaj dhe ky emerim eshte antikushtetues dhe i rrezikshem per te sotmen dhe te ardhmen e demokracise shqiptare.

Kjo shkelje e rende e Kushtetutes zhyt vendin ne nje krize te rende kushtetuese.

Kjo se pari se Kushtetuta ne precaktimin e saj eshte e qarte si kristal dhe eshte taksative ne nenin e saj se ushtaraku aktiv nuk mund te emerohet dhe zgjidhet ne detyra te tjera jashte Ushtrise.Ai qe beson se mund te shese gjeneral Bajram Begajn si ushtarak jo aktiv ai tallet me Kushtetuten, Ushtrine dhe shoqerine shqiptare. Gjeneral Begaj, i cili edhe ne kete moment eshte shefi i shtabit te pergjithshem pra aktiv, po jep doreheqjen apo po shkarkohet me dekret pra po largohet nga Ushtria si ushtarak aktiv pikerisht per tu emeruar ne nje detyre qe Kushtetuta nuk e lejon.Do te ishte antikushtetuese, e turpshme dhe jashte çdo llogjike ligjore te shpallje ushtarak jo aktiv ate qe kalon nga karrigia me e larte e Ushtrise ne karrigen me te larte te shtetit.

Ne rast se gjeneral Begaj kishte ambicie politike, ai duhet prej kohesh te kishte hequr dore nga funksionet ushtarake.Per qendrimin e tij te dy diteve te fundit ai provon se nuk njeh ligj as Kushtetute per ambiciet e tij per pushtet ndaj dhe duhet larguar urgjent nga Ushtria si preson i rrezikshem per vendin.Miq, Kushtetuta ne nenin e saj 167 eshte taksative me qellim qe ushtaraket per kohen qe jane ushtarak aktiv nuk mund te kene, ushqejne ambicie per pushtete te tjera.

Me kete akt antikushtetues krijohet precedenti teper i rrezikshem per vendin sepse krijon precedentin e mundesise se ardhjes se ushtarkeve ne pushtet pavaresisht se kushtetuta nuk i lejon ata.Njelloj si sot Bajram Bega, neser nje pasardhes i tij mund te perdor kete precedent kushtetues per te uzurpuar qofte dhe me grusht shteti kreun e shtetit.Denoj me forcen me te madhe kete akt tipik per juntat dhe te pashembullt ne historine e vendeve te lira.Denoj kete akt si deshmi flagrante e kapjes se shtetit dhe Kushtetutes nga nje organizate kriminale me ne krye Edi Ramen, qe nuk ka interesa te tjera perveç vjedhjes dhe plaçkitjes te qytetareve.I bej thirrje Presidentit te Republikes te mbroje Kushtetuten dhe te mos lejoje kete dhunim flagrant e tejet te rrezikshem te saj.”Çfarë parashikon Kushtetuta?

Që Bajram Begaj të bëhet Presidenti, duhet që të dorëhiqet nga detyrat e tjera. Dorëheqja e tij nga këto poste diktohet nga neni 89 i Kushtetutës së Shqipërisë. Sipas këtij neni, Presidenti nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike si dhe nuk mund të jetë kryetar partie.

“Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private”, thuhet në nenin 89 të Kushtetutës së Republikës.

Ndërkohë, gradën gjeneralmajor mund ta mbajnë vetëm oficerët aktivë. Po ashtu, Neni 167 i Kushtetutës është një arsye tjetër se përse Bajram Begaj duhet të japë dorëheqjen para votimit në Kuvend.

Ky nen përcakton: “Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike.
Pjesëtarët e forcave të armatosura ose personat që kryejnë shërbim alternativ gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë kushtetuese përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe”.

Por, duke qenë se edhe detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe gradën gjeneralmajor, Begaj e ka marrë me dekret nga Presidenti Meta, edhe dorëheqja e tij nga këto poste duhet të pranohet nga kreu i shtetit.

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

iPad 11 do t’ju lejojë të përdorni Apple Intelligence

Viti 2025, i cili sapo ka filluar, do të jetë plot me produkte të reja për Apple, duke përfshirë iPad...

Mix3 orë më herët

Çfarë kanë të përbashkët Elon Musk dhe Vladimir Putin ?

Shkruar nga Moises NaimElon Musk dhe Vladimir Putin / Apo për faktin se ata mund të mos dinë atë që...

Radar3 orë më herët

Prapaskenat/ Kina po peshon shitjen e TikTok te Elon Musk

Zyrtarët kinezë po vlerësojnë një mundësi që përfshin blerjen e operacioneve amerikane të TikTok nga Elon Musk, nëse kompania nuk...

Radar3 orë më herët

Ndryshimi i politikave të moderimit, çfarë përfshijnë rregullat e reja të Facebook

Shefi i META-s Mark Zuckerberg, majtas, dhe zëvendëspresidenti i Facebook për Politikat Publike Globale, Joel Kaplan, pas një takimi me...

Kryesore10 orë më herët

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të mëdha me njëri-tjetrin, ndaj duhet lënë ky muhabet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi...

Mix10 orë më herët

12 seriale që do të të bëjnë të ndihesh mirë

Qoftë nëse je i fiksuar pas serialeve apo përdor Netflix-in vetëm herë pas here, është e sigurt që ke një...

Aktualitet1 ditë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix1 ditë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix1 ditë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Facebook