Lidhu me ne

Mix

5 urime për ditëlindje për të dashurin ose të dashurën!

Urimet për ditëlindjen për veten time për të lavdëruar arritjet e mia në  jetë 2022: Lajmet aktuale të shkollës

5 urime për ditëlindje për të dashurin ose të dashurën!

Të gjithë marrim urime për ditëlindje por më të dashurat janë ato që vijnë nga personat e zemrës! Prandaj ne po ju japim disa ide se si ta uroni për ditëlindje të dashurën ose të dashurin tuaj!

Natyrisht se është mirë që urimet për ditëlindje të jenë sa më të personalizuara, mirëpo janë disa fraza që ja ngrohin zemrën secilit person. Ato padyshim se mund t’i përdorni! Mos harroni se kur i uroni dikujt ditëlindjen në mënyrë të veçantë, ju i tregoni atij ose asaj sa i rëndësishëm është në jetën tuaj. Ja disa urime për ditëlindje që mund t’i përdorni!

“Urime dashuria e jetës time!”

Dashuria e jetës time, urime ditëlindja. Faleminderit që je pjesë e jetës time. Të uroj gjithë të mirat e kësaj bote. Shpresoj që deri në fund të jetës të jem në krahun tënd. Bashkë do t’i plotësojmë të gjitha dëshirat dhe ëndrrat tona të përbashkëta. Të dua shumë!”.

“Shumë urime ditëlindja për personin më të veçantë në jetën time”

“Ditëlindja jote është dita më e rëndësishme për mua, zemër! Të uroj edhe 100 të tjera, me shëndet dhe gjithë të mirat afër vetës. Shpresoj që gjithmonë do të mund të të bëjë të lumtur, kështu si jemi sot. Shpresoj që jeta të të sjellë gjithë të mirat, sepse ti i meriton! Të dua shumë”.

“I bëfsh edhe 100”

“Në ditën më speciale për ty, të uroj që ta kesh jetën e gjatë e të mbushur me gëzime! I bëfsh edhe 100! Ti i meriton të gjitha të mirat e kësaj bote dhe ato të ardhshin një nga një! Të gjitha sfidat dhe vështirësitë e kësaj jete do t’i kalojmë së bashku. Qofsh gjithmonë afër meje dhe dashuria jonë qoftë e përhershme!”.

“Për dashurinë e jetës time, urime ditëlindja!”

“Për këtë vit të ri të jetës tënde, për afeksionin, për dashurinë tënde, për durimin dhe mirëkuptimin tënd! Gëzuar dtëlindjen! E gëzofsh gjithmonë jetën! Qofsh gjithmonë i/e buzëqëshur! Mua më ke gjithmonë afër vetës. Së bashku do të krijojmë shumë kujtime të mira. Të dua pa fund, zemër!”.

“Gëzuar ditëlindjen, drita ime!”

“I/e dashur, asnjëherë mos u brengos për numrin e qirinjve që shtohen mbi ëmbëlsirë. Mendoje se bashkë me vitet po shtohet edhe dashuria, ëndrrat dhe kujtimet e mira. Secili vit i ri është një dhuratë për ty. Prandaj gëzoje gjithmonë jetën! Mos harro se ti je shumë special/e!  Të dua shumë!”.

“U bëfsh 100 vjeç, zemër!”

Shpirti im, uroj që çdo ditëlindje të të gjejë më mirë se tjetra!  Festofsh gjithmonë me zemrën e mbushur plotë përkrah meje!  Të gjitha ëndrrat e tua u bëfshin realitet.  Jam e bindur se jeta të ka rezervuar befasi shumë të mira! Të dua shumë!

MË TEPËR

Radar22 orë më herët

Eksperti Besmir Semanaj: Kostoja e mbylljes së Tik Tok, rreth 1 milion euro

Ekspert i IT, Besmir Semanaj ka deklaruar se kostoja e mbylljes së TIK TOK në vendin tonë është diku tek...

Kryesore23 orë më herët

Berisha “i lutet” Ramës për debat publik: S’dua të ta dëgjoj emrin, por jam gati të ballafaqohem me ty për hir të qytetarëve

Sali Berisha ka ftuar edhe njëherë publikisht në debat publik, Kryeministrin Edi Rama, për të ballafaquar programet respektive mes PD...

Mix23 orë më herët

Jenna Ortega: Arsyeja që u largova nga ekskluziviteti i ‘Scream’

Aktorja e “Wednesday”, Jenna Ortega, foli për vendimin e saj për t’u larguar nga ekskluziviteti i Scream në një intervistë...

Radar23 orë më herët

“Komisar Dritan Lame më rrahu” – Rrëfehet Nuredin Dumani: I thashë, ‘mbaje mend çfarë do të bëj kur të dal’, por ai u vra…

Nuredin Dumani, i cili mban edhe statusin e të penduarit të drejtësisë ka folur në seancën e kësaj të martë...

Radar2 ditë më herët

Ajo që po ndodh në Gaza, është përtej imagjinatës njerëzore

Nga një koment i radios publike gjermane Deutschlandfunk Ajo që po ndodh në Gaza është e vështirë të përshkruhet me...

Mix2 ditë më herët

Si të shmangni helmimin nga ushqimi

Përzerje, dhimbje barku, diarre ose të vjella – dhe herë pas here temperatur dhe ethe. Helmimi me ushqim është zakonisht...

Mix2 ditë më herët

Vera e kuqe nuk është e shëndetshme. Studimi: Nuk parandalon as kancerin, as sëmundjet e zemrës

Hulumtimet për lidhjen e saj me kancerin kanë nxjerrë një rezultat shumë befasues dhe  një lajm të keq edhe për...

Mix2 ditë më herët

10 gratë më të pasura në botë!

Prania e grave miliardere në listën e Forbes u rrit, duke përfaqësuar 13.4% të totalit prej miliarderëve, 3028 prej tyre...

Radar2 ditë më herët

Përgjim masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për teknologjinë DPI

Ekspertët Besmir Semanaj dhe Tomi Kallnaxhi Në Shqipëri janë vendosur disa pajisje të cilat kryejnë Deep Packet Inspection, DPI, një...

Mix2 ditë më herët

Plazhet më të mira në Shqipëri sipas CN Traveller

Ndërsa një sërë vargmalesh përshkojnë anën lindore të Shqipërisë, bregdeti i saj jugperëndimor është shtëpia e plazheve paradisiake ku dielli...

Facebook