Lidhu me ne

Mix

Shkaku numër 1 i shtimit në peshë, sipas dietogolëve

Sipas dietologëve marrja e tepërt e kalorive është shkaku kryesor i shtimit në peshë. Ata thonë se edhe pse gjenetika luan një rol të rëndësishëm, nëse merrni më shumë kalori sesa digjni, do të shtoni në peshë. Dhe kjo ndodh lehtësisht në ditët e sotme sepse njerëzit konsumojnë më tepër ushqime të përpunuara dhe me shumë kalori, se kurrë më parë.

Një tjetër faktor është edhe qëndrimi ulur për orë të gjata. Kjo gjë bën që të digjni më pak kalori dhe rrit rrezikun e obezitetit dhe të sëmundjeve shoqëruese. Ju ftojmë të lexoni më poshtë për të mësuar më shumë se pse kaloritë e tepërta janë arsyeja kryesore e shtimit në peshë dhe se çfarë mund të bëni për këtë.

Zgjidhja e thjeshtë matematikore: Mënyra për të zgjidhur këtë enigmë është duke shmangur ushqimet e përpunuara dhe duke krijuar një defiçit në kalori. Këtë deficit në kalori mund ta arrini duke reduktuar kaloritë që merrni përmes ushqimit dhe duke qenë sa më aktivë fizikisht. Më e lehtë për t’u thënë sesa për t’u bërë? Por mund të bëhet. Dhe fillon duke kuptuar matematikën e thjeshtë të shtimit në peshë. Studiuesit kanë llogaritur se në 1 kg yndyrë trupore ka rreth 3.500 kalori.

Pra, le të bëjmë një llogari të thjeshtë. Supozojmë se keni reduktuar 500 kalori në ditë, për një javë. Kjo do të llogaritet si: 500 x 7 = 3.500 kalori të humbura. Pra ju do të humbisni 1 kilogram yndyrë në shtatë ditë. Ekziston gjithashtu një mënyrë tjetër për të humbur kilogramët e padëshirua, që nuk kërkon të reduktoni shumë kalori në ditë.

Ajo është: lëvizni sa më shumë.

Teorikisht, nëse digjni 200 kalori në ditë përmes aktivitetit fizik dhe reduktoni vetëm 300 kalori nga regjimi juaj ushqimor, në fund të javës do të përfundoni me një defiçit prej 3.500 kalorish. Pra një kile yndyrë e zhdukur. Siç e shihni, për të arritur një deficit në kalori, ose mund të reduktoni një sasi kalorish në ditë nga ushqimi ose t’i digjni përmes aktivitetit fizik ose të bëni një kombinim të të dyjave.

Bëni zëvëndësime në regjimin tuaj ushqimor: Dietologët këshillojnë të zëvendësoni ushqimet tuaj të preferuara të cilat përmbajnë shumë kalori, me një ushqim të shëndetshëm i cili ju shijon po njëlloj. Për shembull në vend të akullores ju mund të konsumoni kos me fruta të freskëta, të cilin mund ta përgatisni fare lehtë në shtëpi.

Eleminoni ushqimet dhe pijet që përmbajnë shumë kalori: Dy këshillat më të lehta të dietologëve për humbjen e peshës janë: të pini më shumë ujë dhe të hani më pak ushqime të përpunuara.

Këto dy ndryshimeve në stilin e jetesës do të zvogëlojnë automatikisht kaloritë që merrni gjatë ditës. Nëse jeni nga ata persona që konsumojnë çdo ditë pije të gazuara dhe të ëmbëlsuara me shumë sheqer, hani shumë ëmbëlsira, biskota, ushqime të kripura dhe ushqim të shpejtë, është koha të filloni me reduktimin e tyre.

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix3 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar3 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix3 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix3 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix3 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix3 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike3 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport3 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix3 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook