Lidhu me ne

Mix

Makina e rrallë 1955 Mercedes shitet për 143 mln dollarë

Extremely rare 1955 Mercedes sells for world record price at auction |  Euronews
Thyen rekordin e Ferrari-t duke u bërë automjeti më i shtrenjtë i shitur në histori

Një makinë e rrallë garash Mercedes-Benz është shitur në fillim të muajit për 143 milionë dollarë, duke u bërë automjeti më i shtrenjtë i shitur në histori. RM Sotheby’s njoftoi se shiti në një ankand një Mercedes-Benz 300 SLR Uhlenhaut Coupé të vitit 1955 për 135 milionë euro (143 mln dollarë).

Shitja thyen rekordin e mëparshëm për makinën më të shtrenjtë të shitur në ankand me më shumë se 95 milionë dollarë dhe kaloi rekordin prej 70 milionë dollarësh për një makinë të shitur privatisht.

Oferta fituese u bë nga koleksionisti, këshilltari dhe tregtari britanik Simon Kidston, në emër të një klienti të panjohur. Kidston ushtroi presion për rreth 18 muaj te këshilli i administrimit të Mercedes-Benz që të merrnin në konsideratë shitjen e automjetit.

Shitja, e raportuar për herë të parë nga Hagerty Insider, u zhvillua më 5 maj, në një ankand të fshehtë dhe të pazakontë në Muzeun e Mercedes-Benz në Shtutgart të Gjermanisë. Në ankand ishin të ftuar të merrnin vetëm koleksionistë të zgjedhur dhe klientë të Mercedes-Benz.

300 SLR Uhlenhaut Coupé është një nga dy veturat e krijuara në vitin 1955 dhe konsiderohet një nga automjetet më të çmuara në historinë e automobilave. Ajo u ndërtua nga reparti i garave të Mercedez dhe ka marrë emrin e inxhinierit dhe projektuesit kryesor, Rudolf Uhlenhaut.

Makina u frymëzua nga W 196 R të Grand Prix, e cila kishte fituar dy Kampionate Botërore me pilotin Juan Manuel Fangio. 300 SLR kishte një motor më të madh, 3,0 litra dhe ishte në gjendje të arrinte 180 milje në orë, duke e bërë atë një nga makinat më të shpejta në rrugë në atë kohë.

Kompania Mercedes-Benz zotëronte të dyja makinat 300 SLR dhe shitja më 5 maj ka çuditur shumë koleksionistë.
“Është e arsyeshme të thuhet se askush nuk e kishte çuar ndonjëherë në mend se kjo makinë do të ofrohej ndonjëherë në shitje, kështu që për Mercedes-Benz t’i kërkonte RM Sotheby’s të zhvillonte ankandin ishte një nder absolut”, tha Peter Wallman, president i RM Sotheby për Mbretërinë e Bashkuar dhe EMEA.

Mercedes-Benz deklaroi se do t’i dhurojë të ardhurat për të krijuar një fond për bursa studimi dhe kërkime arsimore në mjedis dhe dekarbonizimin.

Para kësaj shitje, makina më e shtrenjtë e shitur në ankand ishte një Ferrari 250 GTO e vitit 1962, për 48.5 milionë dollarë, në RM Sotheby në 2018. Një Ferrari GTO e vitit 1963 u shit privatisht në vitin 2018 për 70 milionë dollarë.

CNBC

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid: Njihuni me Aydan Nix, 23 vjeçe!

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan...

Mix14 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që i pret një verë e paharrueshme!

Vera e vitit 2025 të sjellë emocione të forta, ndryshime pozitive dhe mundësi të papritura për disa shenja të zodiakut....

Mix15 orë më herët

Chris Hemsworth mund t’i thotë lamtumirë Thor pas “Avengers: Doomsday”!

Në vitin 2011, as fansi më optimist i filmave nuk mund t’i thoshte Chris Hemsworth se do të kishte një...

Mix15 orë më herët

Çfaaarë?! Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid

Nuk është më sekret: Supermodelet Gigi dhe Bella Hadid kanë një motër tjetër. Ajo është 23 vjeç, quhet Aydan Nix...

Mix15 orë më herët

A e dëmton kafeja shëndetin e zemrës? Ja çfarë thotë studimit

Konsumi i kafesë nuk shoqërohet me një rrezik në rritje të fibrilacionit atrial, i cili është forma më e zakonshme...

Kryesore15 orë më herët

“U dërgohet të huajve”, Berisha: Në 10 qershor gati raporti përfundimtar për farsën

Brenda 10 ditësh demokratët do të kenë gati raportin përfundimtar për atë që e quajnë farsë elektorale. Këtë pohoi Sali...

Kioske15 orë më herët

Artur Zheji: Dhimbje-vajtimet e opozitës që askush nuk i dëgjon. Tre arsyet pse PD humbi zgjedhjet

Nga Artur Zheji Një tufë e madhe të paaftësh dhe një tufë egoistësh të përçarë, kënaqen tek sodisin 80 vjeçarin...

Mix15 orë më herët

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer shëndetshëm...

Mix18 orë më herët

Jeta e pazakontë e Paulo Coelho: Nga spitali psikiatrik në sukses global si shkrimtar?

Paulo Coelho, një ndër shkrimtarët më të dashur dhe të lexuar në botë, njihet për romanet frymëzuese që kanë prekur...

Mix18 orë më herët

Miley Cyrus sqaron nëse fustani në “Flowers” ishte apo jo një “diss” për Jennifer Lawrence

Më mirë vonë, sesa kurrë!  Pas dy vitesh, Miley Cyrus më në fund ka folur për teoritë që qarkullonin rreth...

Facebook