Lidhu me ne

Mix

Çfarë duhet të dini për Festivalin La Tomatina të Spanjës

La Tomatina, festivali i “luftës” me domate që organizohet çdo vit në Buñol, Spanjë, do të rikthehet për vitin 2022 dhe do të festojë përvjetorin e 75-të më 31 gusht

Festivali spanjoll La Tomatina, i njohur si Beteja e Domateve, mund të mos jetë aq i njohur sa Vrapimi i Demave në Pamplona, por ofron po aq spektakël sa dhe i ky fundit.

E cilësuar si lufta më e madhe me ushqime në botë, ky festival zhvillohet çdo vit të mërkurën e fundit të muajit gusht, në rrugët e ngushta mesjetare të Buñol, me 22,000 pjesëmarrës që sulmojnë njëri-tjetrin me 140 tonë domate të pjekura.

Pas një ndërprerjeje dyvjeçare për shkak të pandemisë COVID-19, La Tomatina do të rikthehet për vitin 2022 dhe do të festojë përvjetorin e 75-të më 31 gusht. Megjithëse beteja e domateve është padyshim kryefjala e këtij festivali, ka edhe shumë aktivitete të tjera përpara zhvillimit të eventit kryesor, duke përfshirë gatimin e pjatës tradicionale paella, parada të shumta, verbena (festa në ambiente të hapura) dhe fishekzjarrë.

Për fshatin e vogël valencian të Buñol, kjo festë është shumë më tepër sesa thjesht një justifikim për të gjuajtur me domate. “La Tomatina është vitrina më e rëndësishme e qytetit, – thotë María Vallés, këshilltare për turizmin.

“Të gjithë banorët e Buñol e përjetojnë atë si pjesë të kulturës sonë”. Nëse dëshironi të merrni pjesë në këtë ekstravagancë plot me domate, ose nëse thjesht dëshironi të mësoni më shumë për këtë festë tradicionale të çuditshme, lexoni më poshtë gjithçka që duhet të dini për La Tomatina.

Çfarë është La Tomatina dhe ku organizohet?

La Tomatina festohet çdo vit të mërkurën e fundit të gushtit në Buñol, një qytet mesjetar me 9,000 banorë që ndodhet rreth 25 milje në perëndim të Valencias.

Origjina e La Tomatina është paksa e paqartë, por besohet se ka nisur jozyrtarisht në vitin 1944 ose 1945, pas një mosmarrëveshjeje midis vendasve gjatë një parade në nder të shenjtorit të qytetit, San Luis Bertran. Legjenda thotë se një grup të rinjsh të zhurmshëm hoqën pjesën e kokës të kostumit të njërit prej interpretuesve. Kështu filloi një zënkë, me turmën e tërbuar që rrëmbente domate nga një stendë frutash aty pranë, duke goditur me to njëri-tjetrin.

Në paradën e vitit të ardhshëm, njerëzit vendosën ta përsërisin këtë ngjarje, duke i marrë domatet me vete nga shtëpia.
Tradita vazhdoi, pasi u ndalua shkurtimisht në vitet 1950 nën regjimin e gjeneralit Franko, dhe ishte më tepër një festë rajonale, derisa një transmetim televiziv i vitit 1983 tërhoqi vëmendje mbarëbotërore.

La Tomatina u shpall zyrtarisht një Festival i Interesit Turistik Ndërkombëtar në vitin 2002 dhe sot tërheq njerëz nga e gjithë bota, duke përfshirë vende si Japonia dhe Australia. Në vitin 2013, bashkia prezantoi një sistem biletash, duke kufizuar pjesëmarrjen në këtë event në vetëm 22,000 njerëz.

Nga vijnë gjithë këto domate?

Çuditërisht, domatet që përdoren në këtë festival as që nuk rriten në Buñol. Ato kultivohen specifikisht për këtë event, jo për shijen e tyre, dhe transportohen me kamion nga e gjithë Spanja. Nëse kjo nuk ju duket se ka lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm, atëherë shihni anën tjetër të medaljes: “Nëse nuk do të kishte ‘La Tomatina’, domatet as që nuk do të mbilleshin fare”, thotë Vallés. “Prodhimi dhe blerja e këtyre domateve përkthehet në vende pune në sektorin e bujqësisë.”

Si festohet La Tomatina?

Festimet fillojnë që herët, me turmat që mbërrijnë në Buñol me tren dhe autobus. Thjesht ndiqni masën e njerëzve drejt qendrës së qytetit dhe bashkohuni me festat e sangria përgjatë rrugës.

Në orën 10:00 të paradites, në sheshin kryesor të qytetit, Plaza del Pueblo, zhvillohet rituali i parabetejës i njohur si el palo jabón, ku një proshutë vendoset në majë të një shtylle të lyer me sapun dhe njerëzit përpiqen të ngjiten dhe të marrin copën e proshutës.

Lufta masive e ushqimit fillon në orën 11:00. Pajisjet që hedhin ujë me furi sinjalizojnë nisjen e eventit, ndërsa kamionët e mëdhenj të ngarkuar me domate zbrazin sasinë e frutave të pjekura në rrugë. Fundi i eventit shënohet përsëri nga pajisjet që hedhin ujë, më pas turmat e bëra gjithë domate rreshtohen për të bërë dush.

Zjarrfikësit futen për të pastruar rrugët dhe, në më pak se një orë, ҫdo gjë është rikthyer në normalitet. Festa vazhdon gjatë gjithë pasdites, me muzikë live, vallëzim dhe sasi të mëdha të sangrias që shërbehet në sheshet rreth qytetit.

/ Afar

MË TEPËR

Mix2 minuta më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix8 minuta më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix21 minuta më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix1 orë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix3 orë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix3 orë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Mix4 orë më herët

Billie Eilish: Dikur e kam urryer emrin tim

Billie Eilish mund të ketë fansa në të gjithë botën që e bërtasin emrin e saj, por nëse do të...

Mix4 orë më herët

Chris Martin rrëfen se vuan nga depresioni, zbulon gjërat që e ndihmojnë

Frontmeni i Coldplay, Chris Martin, së fundmi ndau në Instagram luftën e tij me depresionin dhe se si e menaxhon...

Mix4 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Mix4 orë më herët

Oppo prezanton Pad 4 Pro dhe Watch X2 Mini

Oppo ka zbuluar tabletin Pad 4 Pro me ekran 13.2 inç dhe orën inteligjente Watch X2 Mini me ekran AMOLED...

Facebook