Lidhu me ne

Aktualitet

Berisha denoncon nga Këshilli Kombëtar: Rama po thur me Vuçiç plane të kobshme për Kosovën dhe shqiptarët

Berisha denoncon nga Këshilli Kombëtar: Rama po thur me

Kreu i PD, Sali Berisha deklaron se kryeministri Edi Rama po thur plane kundër shqiptarëve me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha tha se Rama e ka kthyer Tiranën në Beogradin e vogël dhe refuzon të dënojë gjenocidin serb në Kosovë  me pretekstin se bie në kundërshtim me Ballkanin e Hapur.

“Rinia është në kërcënim madhor që krahasohet në 1945 është ceshtja kombëtare. Rama e ka kthyer Tiranën në Beogradin e vogël. Tirana e Ramës dhe banjalluka e Dodokut kanë qëndrim identik për vrasjen, masakrat, gjenocidin në Kosovë. Gjatë operacionit Patkoi një rezolutë që paraqitëm për të duar gjenocidin serb në Kosovë, 1998-99 u refuzua nga Rama me pretekstin se bie në kundërshtim me Ballkanin e Hapur, ku Shqipëria është Beogradi i vogël.

Në vitin 45 Enver Hoxha pasi me divizionet e tij mundësoi vërshimin e hordhive serbo malazeze në Kosovë dhe e dorëzoi te Tito akt të cilin e mbron në 1982, Rama po thur me Vuçiç plane të kobshme për Kosovën dhe shqiptarët.

Të refuzosh dënimin e gjenocidin serb në Kosovë do të thotë se të vrasësh për së dyti ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Në këtë analizë u ndala se sytë e mendjen, zemrën e kanë te veprimi i PD. Ata kërkojnë nga ne të jemi më në këmbë se kurrë, të mos pranojmë më kurrë këtë plaçkitje që iu bëhet qytetarëve të varfër me bordet dhe klientelën e Ramës. Klika ka qëllim pasurimin e vetes.  Të mos pranojmë që Tirana të kthehet në Beogradin e vogël.

Rama, ky Duman i pushtetit të shkelmojë mbi gjakun e mbi 10 mijë shqiptarëve në Kosovë”, tha Berisha.

MË TEPËR

Mix4 minuta më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar16 minuta më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix25 minuta më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Kioske39 minuta më herët

Tre vjet luftë dhe sanksione, ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme dhe madje me rritje

Në një punim të përmbledhur për llogari të Institutit të Stokholmit për Paqen, Julian Cooper, vë në dukje se në tre vjet...

Aktualitet43 minuta më herët

Analisti: Nëse Rama lë pushtetin për Presidencën, do të kemi një kryeministre femër

Edi Rama Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku...

Kryesore45 minuta më herët

“Voto 5!”/ Rama shpërndan foton e Chris LaCivita: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!

Edi Rama dhe Chris LaCivita Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto të Chris LaCivita, strategut amerikan që...

Radar49 minuta më herët

Shpulla ndaj Gjestit/ Ish-deputeti Eduart Ndocaj i del ‘krah’ Jozit

Reagimeve mbi skandalin e ndodhur në primen e djeshëm të “BBVA4”, ku ish-konkurrenti Jozefin Marku goditi me shuplakë Gjestin, nuk...

Mix3 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar3 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix3 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Facebook