Lidhu me ne

Mix

30 fakte interesante që nuk i dini për Europën

Pavarësisht uljeve dhe ngritjeve përgjatë historisë, Evropa është përgjegjëse për pjesën më të madhe të shpikjeve teknologjike, kulturën dhe gjuhën që dominon botën sot. Europa të ofron kënaqësi të pamasa, është shtëpi e vendeve më të bukura dhe piktoreske të Tokës. Shumë mitologji dhe kultura janë ngjizur dhe kanë lulëzuar në Europë. Tirana Observer sjell 30 fakte interesante rreth Evropës që (ndoshta) nuk e dini!

***

30- Gjermania është një nga vendet me më shumë kështjella në botë. Janë më shumë se 25 mijë kështjella, nga të cilat disa janë thjesht rrënoja, disa të tjera janë hotele, por shumica janë zaptuar nga të pasurit. Por, pse Gjermania ka kaq shumë kështjella? Sepse gjatë periudhës së Mesjetës vendi ishte i ndarë në shtete konkurruese feudale dhe principata, dhe kjo ka inkurajuar ndërtimin e kështjellave të sigurta dhe të fortifikuara në Gjermani.

29-  Stambolli, qyteti i dy kontinenteve. Stambolli është qyteti që bashkon Azinë dhe Europën përmes ngushticës së Bosforit. Napoleoni ka thënë se nëse bota do të ishte një shtet i vetëm, Stambolli do të ishte kryeqyteti i saj.

28- “Statuja e Lirisë” është ndërtuar në Francë. “Statuja e Lirisë”, ndoshta monumenti më i famshëm i botës, është dizajnuar nga Fredric Bartholdi dhe i është dhuruar zyrtarisht SHBA-ve nga populli francez, me rastin e 100-vjetorit të Revolucionit që solli çlirimin e kolonive nga Britania e Madhe.

27- Shteti i Vatikanit është shteti më i vogël në botë (0.44 km2). Ndërsa Rusia është shteti me sipërfaqen më të madhe në botë (17.098.242 km2).

26- Shumica e gjenive janë evropianë. Shumë filozofë të mëdhenj, të tillë si Platoni, Aristoteli, Sokrati etj., vijnë nga Europa. Po ashtu nga kontinenti i vjetër vijnë edhe shkencëtarë si Ajnshtajni, Galileoja dhe Njutoni. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për muzikantët si Moxarti dhe Bethoveni.

25- Evropa, teknikisht nuk është kontinent. Ndarja e saj nga Azia ishte në fakt ide e grekëve.

24-Italianët nuk pinë kapuçino pas orës 11:00.

23- Në Berlin ka më shumë restorante Doner Kebap se sa në Stamboll.

22- Ndërtimi i Kishës Sagrada Familia në Barcelonë ka zgjatur më shumë se ndërtimi i piramidave (ndërtimi i kësaj kishe ka filluar në vitin 1882 dhe ende nuk ka përfunduar).

21 -Vendi më i vizituar në Evropë, është Disneyland në Paris.

20 -Vetëm 1% e artefakteve  të mbajtur në Muzeun Britanik në të vërtetë janë ekspozuar për publikun.

19- Nuk do ta besoni, por tualeti më i lartë në Evropë gjendet në Mont Blanc , 4.200 metra mbi nivelin e detit!

18- Belgjika ka rrjetin më të dendur hekurudhor në botë (113.8 km / 1.000 km2).

17.Peruçica në Bosnjë është një nga xhunglat e vetme në Evropë.

16-Bullgaria është shteti më i vjetër në Evropë që nuk e ka ndryshuar emrin që nga viti 681 i erës sonë.

15-E keni menduar ndonjëherë që 40% e popullsisë së Greqisë jetojnë në kryeqytetin e saj, Athinë.

14 -Në Islandë nuk ka asnjë mushkonjë!

13 -Epoka e Errët në Evropë ka zgjatur dy herë më shumë sesa koha që kur Shtetet e Bashkuara  janë bërë komb.

12- Rusia ka mbi 13.000 fshatra të pabanuara.

11- 40% e sipërfaqes së tokës së Evropës i takon Rusisë.

10- Ndërtimi i Kullës së Pjerrët të Pizës ka zgjatur më shumë se 200 vjet.

9- Kroasanti është shpikur në Austri, dhe jo në Francë!

8- Grenlanda është ishulli më i madh në botë.

7- Vetëm brenda një jave në shkallët e metrosë së Londrës lëvizin aq njerëz sa do të përshkrohej një gjatësi sa dy herë perimetri i Tokës.

6- Në aeroportin e Brukselit shiten më shumë çokollata sesa në çdo vend tjetër në botë!

5- Suedia është vendi me më shumë McDonalds në Europë

4- Nëse për përbindëshin Lochness të Skocisë keni lexuar në libra, e keni parë në filma dhe ju duket e pabesueshme që të jetë i vërtetë. Skocia çdo vit gjeneron rreth 7 milionë euro nga turistët.

3- Nga Spanja në Afrikë mund të arrihet me traget vetëm për gjysmë ore,madje brigjet e kontinentit Afrikan duken edhe me sy të lirë.

2- Qyteti me emrin më të gjatë në Evropë është Lanfairpwllgwyngyllgogerychwyrndrobwllllantysiliogogogoch në Uells.

1- Lihtenshtajn është një shtet shumë i vogël. Gjatë angazhimit të fundit ushtarak në 1866 ata kishin dërguar në Itali rreth 80 ushtarë, ndërsa ishin kthyer 81 ushtarë. Duket se në Itali kishin gjetur një mik!

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore3 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar3 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix4 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet4 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore4 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook