Lidhu me ne

Mix

20 fakte interesante për Greqinë

Will turning Greece's 200 islands green plunge the country into debt? |  Euronews

Të gjithë e dinë se Greqia është djepi i qytetërimit perëndimor dhe vendlindja e demokracisë. Ky vend ka një vijë bregdetare të bukur dhe feston Ditën e Pavarësisë më 25 Mars.

Megjithatë, ka disa fakte të tjera që shumë pak njerëz i dinë.

Mund të ketë disa gjëra për Greqinë dhe historinë e saj që as vetë shumica e grekëve nuk i dinë. Pse të mos e shfrytëzoni këtë mundësi për të mësuar disa fakte interesante rreth këtij vendi magjepsës, përpara se të udhëtoni atje për pushimet tuaja këtë verë?

Disa fakte për Greqinë që ndoshta nuk i dinit

1.Në Greqi ka rreth 2,000 ishuj, por vetëm 170 prej tyre janë të banuar. Ishulli më i madh, Kreta, ka sipërfaqe 8,260 kilometra katrorë.

2.Greqia është vendi i parë në botë për prodhimin e sfungjerëve natyralë.

3.Athina kishte një popullsi prej rreth 7,000 banorësh vetëm dy shekuj më parë. Sot, numri i banorëve në kryeqytet tejkalon shifrën 5 milionë, pothuajse sa gjysma e popullsisë së vendit.

4.Si një vend i rrethuar nga deti, nuk ka asnjë zonë në Greqi që të jetë më shumë se 137 km larg nga vija bregdetare. Greqia është vendi i dhjetë në botë për gjatësinë e vijës bregdetare.

5.Flota tregtare e Greqisë përbën 70 për qind të të gjitha anijeve euuropiane. Ligjet e vendit e kanë të detyrueshme që 75 për qind e ekuipazhit të një anijeje të ketë nënshtetësi greke.

6.Përafërsisht 7 për qind e të gjithë mermerit të nxjerrë në planetin Tokë vjen nga Greqia.

7.Në vitet 1950, vetëm 30 për qind e grekëve dinin të lexonin dhe të shkruanin. Sot, shkalla e analfabetizmit është vetëm 5 për qind.

8.Greqia renditet e treta në botë për prodhimin e vajit të ullirit. Kultivimi i pemëve të ullirit në këtë vend filloi që në lashtësi. Në fakt, disa pemë ulliri që janë mbjellë në shekullin e trembëdhjetë, vazhdojnë të prodhojnë frytet e tyre edhe sot e kësaj dite.

9.Edhe pse Greqia është e rrethuar nga deti, 80 për qind e vendit ka reliev malor. Greqia nuk ka as edhe një lumë të lundrueshëm, për shkak të gjeomorfologjisë së veçantë të këtij vendi.

10.Mbi dymbëdhjetë milionë njerëz në botë flasin greqisht. Ka rreth dhjetë milionë rezidentë grekë, një milion qipriotë dhe rreth një milion grekë të tjerë në diasporë, kryesisht në SHBA, Australi dhe në vendet e BE-së.

11.Gjuha greke është folur për rreth 3,000 vjet, duke e bërë atë një nga gjuhët më të vjetra në botë.

12.Athina ka qenë e banuar për 7,000 vjet, duke e bërë atë një nga qytetet më të vjetra të Europës.

13.Mesatarisht, Greqia ka 250 ditë me diell në vit. Kjo korrespondon me 6,000 orë me diell në vit.

14.Jetëgjatësia në Greqinë e lashtë ishte vetëm 36 vite për gratë dhe 45 vite për burrat. Nga fëmijët që lindnin në ato kohë, vetëm gjysma e tyre arrinte të mbijetonte në foshnjëri.

15.Sot, jetëgjatësia ka arritur në 77 vite për burrat dhe 82 vite për gratë greke. Greqia renditet e 26-ta në botë për vendet me jetëgjatësinë më të lartë.

16.Greqia ka më shumë muze arkeologjikë se çdo vend tjetër në botë – gjë që është e natyrshme duke marrë parasysh historinë e qytetërimit të saj.

17.Rreth 100,000 zogj nga Europa e Veriut dhe nga Azia migrojnë për të kaluar dimrin në Greqi.

18.Skllevërit në Greqinë e lashtë përbënin 40-80 për qind të popullsisë së qytet-shteteve. Ata ishin kryesisht robër lufte, fëmijë të braktisur ose fëmijë skllevërish.

19.Llojet e kafshëve të egra në Greqi përfshijnë 116 lloje gjitarësh, 18 amfibë, 59 lloje zvarranikësh, 240 lloje zogjsh dhe 107 lloje peshqish. Megjithatë, rreth gjysma e specieve të gjitarëve tani janë në rrezik zhdukjeje.

20.Shumë kohë më parë nga pikëpamja gjeologjike, Greqia ishte një masë shkëmbore, e mbuluar plotësisht nga deti. Relievi i saj malor u formua pas përplasjes së pllakës së saj tektonike me Europën. Edhe sot e kësaj dite, tërmetet në Egje lidhen me lëvizjet e kësaj pllake të veçantë brenda litosferës.

/ Greek Reporter

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore2 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar2 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix3 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet3 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore3 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook