Lidhu me ne

Mix

10 fakte interesante rreth Finlandës

Finland citizenship: how to get a Finnish residence permit, permanent  residence and citizenship

Edhe pse jemi munduar të përmbledhim sa më shumë materiale në kapitullin kushtuar Finlandës, gjithmonë mbetën hapësira për të sjellur materiale shtesë prandaj këtu jemi munduar ti sjellim 10 fakte interesante rreth shtetit dhe kulturës finlandeze.

  1. Zyrtarisht Finlanda nuk bën pjesë në regjionin e Skandinavisë që përfshijnë shtetet Suedi, Norvegji dhe Danimarkë. Ajo bën pjesë në regjionin Fennoscandia, nga lat. Fennia (Finlandë) dhe Scandia (Skandinavi) por megjithatë shkaku i lidhjeve të përbashkëta me vendet Nordike, ndonjëherë edhe Finlandën, Islandën dhe ishujt Faroe i përfshijnë si shtete skandinave
  2. Edhe pse ka qenë e njohur me prodhuesin më të njohur të telefonave mobil NOKIA dhe me sloganin e njohur “Connecting People” në Finlandë nuk mund të gjeni asnjë kabinë telefoni me pagesë
  3. Ndërtimi i disa anijeve më të mëdha për pasagjerë është bërë në qytetin Turku të Finlandës ku ndër to është Oasis of the Sea e ndërmarrjes Royal Caribbean International. Lëshimi i disa anijeve tjera më moderne në botë do bëhet gjatë viteve 2022-24
  4. Në Finlandë 9 nga 10 shishe të plastikes kthehen për riciklim dhe pothuajse 100 % e shisheve të xhamit riciklohen. Finlanda ka një sistem shumë të organizuar për të gjitha llojet e riciklimit
  5. Disa nga sportet më të çuditshme si bartja e gruas (kalimin e disa vështirësive) gjuajtja e telefonave (që ka si sensibilizim riciklimin), gjuetia e mushkonjave, futbolli në baltë etj. kanë tërhequr vëmendjen nga shumë shtete të botës dhe zyrtarisht mbahen gara në Finlandë
  6. Finlandezët zënë vendin e parë në botë për konsumimin e kafesë ku mesatarja për kokë banori shkon deri në 12 kg kafe në vit ndërsa në ditë përafërsisht rreth 2.5 kafe mirëpo nëse llogarisim vetëm të rriturit atëherë ky numër rritët më shumë
  7. Një klub sportiv i golfit në kufirin mes Finlandës dhe Suedisë, gjysmën e gropave, 9 prej tyre i ka në njërin shtet dhe 9 tjera në shtetin tjetër. Zyrtarisht Tornio Golf apo ndryshe quhet edhe si Green Zone Golf Club
  8. Në Finlandë, të gjitha lojërat e fatit duke përfshirë makinat e fatit, lotarinë, bastorët sportive etj janë të monopolizuar nga një kompani jo-fitimprurëse Veikkaus Oy pronë shtetërore ku të ardhurat e saj i shpërndanë për aktivitete të kulturës, sportit, shkencës, punës me rini, mirëqenie sociale dhe shëndetësore si dhe industrinë e kuajve
  9. Finlanda, nga Janari 2017 ka filluar një projekt testues 2 vjeçar ku do të sigurojë 2.000 qytetarëve finlandez të papunë (të zgjedhur në mënyrë të pavarur) të moshës 25-58 vjeçare, me të ardhura mujore bazë prej 560 € që do të zëvendësojë përfitimet e tjera sociale. Këta qytetarë do të vazhdojnë të marrin të ardhurat bazë edhe në qoftë se ata të gjejnë punë. Qëllimi i këtij projekti është që të rrit stimulimin tek të papunët, uljen e varfërisë, rritjen e mirëqenjes sociale etj.
  10. Tuneli Päijänne i ujit është tuneli më i gjatë në Evropë dhe i dyti në botë me një gjatësi 120 km dhe thellësi nga 30 – 100 m nën tokë. Ky tunel furnizon pjesën jugore të Finlandës me ujë të pijshëm ku burimin e ka nga liqeni Päijänne që zen vendin e dytë për nga madhësia

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar1 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske3 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske3 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar3 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix3 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix3 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar3 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix3 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook