Lidhu me ne

Mix

10 FAKTE INTERESANTE PËR LIBRAT

Marre nga: secretgardenofbooks.com

E ku ka më mirë se të rehatohesh me një libër të mirë. Librat gjithmonë na përfshijnë në atë pakëz vetmi që e dëshirojmë dhe na shkëputin nga e përditshmja. Ata janë magjikë, po pas tyre fshihen edhe fakte interesante.

1. Në botë ka më shumë se 129 milionë libra.

Sipas Google-it, deri në vitin 2010 janë botuar 129 milionë e 864 mijë e 880 libra dhe kuptohet që tani ky numër është shumë më i lartë. Prandaj kujdes kur thua: “S’gjej një libër të hairit për të lexuar”, se del që nuk ke kërkuar si duhet.

2. Libri më i shtrenjtë ka kushtuar 30,8 milionë dollarë.

Bëhet fjalë për Codex Leicester të Leonardo Da Vinçit, të cilin e bleu Bill Gejtsi. Por ta dini se ato para i nxori sërish pa kaluar ora.

3. Kënaqësia që përjetojmë, kur ndiejmë aromën e librave të vjetër, përkufizohet me një fjalë.

E dimë sa shumë të pëlqen aroma e librave të vjetër, plot me pluhur e histori mes fletësh. Kjo kënaqësi përshkruhet me fjalën “Bibliosmia”.

4. Fjalia më e gjatë që është shtypur ndonjëherë, përmban 823 fjalë.

Duket sikur është sajesë, por, sipas rrjetit të librarive Barnes and Noble, kjo fjali gjendet në librin e Viktor Hygosë, Të mjerët.

5. Emrat e autorëve nuk shkruheshin në kapakët e librave.

Njëherë e një kohë, kapakët e librave konsideroheshin vepra arti. Ata mbusheshin me vizatime, visheshin me lëkurë, me punime artizanale, madje edhe me flori, ndaj s’kishte vend për emrin e autorit.

6. Aventurat e Tom Sojerit është libri i parë i shkruar me makinë shkrimi.

Mark Tueini duhet të ketë pasur shumë bojë e shumë durim, ndërsa shkruante një nga librat më të mirë për fëmijë.

7. Presidenti amerikan, Teodor Rusvelt, lexonte një libër në ditë.

Këtij i thonë përkushtim ndaj librave!

8. Tre librat e zgjedhur nga lexuesit në botë janë…

Bibla, Citate të kryetarit Mao Ce Dun dhe Harri Poter.

9. Islandezët lexojnë më shumë se kushdo.

S’e dimë në ka lidhje me motin, nëse është trashëgimi kombëtare a nëse i mësojnë t’i duan librat, por, sido që të jetë, islandezët janë kampionë në lexim!

10. Analfabetizmi mbetet ende problem i madh në botë.

Një në pesë të rritur në botë nuk di të lexojë ose të shkruajë. Azia Jugore e Perëndimore, si dhe Afrika janë vendet me shifrat më të larta të analfabetizmit.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar2 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix2 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix2 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix2 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix2 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix2 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal2 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook