Lidhu me ne

Mix

Lodhja emocionale: Pasoja e të qenurit të fortë për shumë kohë…

Kur e detyrojmë veten të tregojmë se jemi të fortë për një kohë të gjatë, rrezikojmë të lodhemi emocionalisht. Personat që preken nga kjo formë e lodhjes, janë ata që shqetësohen për të bërë më të mirën në të gjitha marrëdhëniet me të tjerët, duke lënë shpesh pas dore prioritetet, ëndrrat dhe nevojat e tyre.

Emotionally Exhausted: 7 Serious Signs of Burnout That Require Your  Immediate Attention

Simptomat e para të lodhjes emocionale nga të qenurit i fortë për një kohë të gjatë
Si çdo gjendje tjetër në jetë, kur lodhemi emocionalisht, ne përjetojmë disa shenja që duhet t’i identifikojmë. Nëse nuk e bëjmë një gjë të tillë, nuk do të dimë as se si t’i trajtojmë ato.


– Lodhja fizike: Zgjimi çdo ditë duket i vështirë, pasi nuk sheh asgjë motivuese që të të nxisë të zgjohesh i motivuar dhe plot energji pozitive.
– Mungesa e motivimit: Nuk ndihesh i frymëzuar për të bërë as minimumin e aktivitetit të përditshëm. Gjithçka e bën si një detyrë që duhet bërë, pa ndjerë kënaqësi apo interes për përmirësim.
– Irritohesh lehtësisht: Fillon ta humbasësh vetëkontrollin dhe të irriton gjithçka që të rrethon. Edhe kritika më e vogël që mund të të bëjnë, fillon të të irritojë pamasë.
– Pagjumësia: Me aq shumë gjëra sa ke në mendje, fillon të përjetosh edhe vështirësi me gjumin.
– Probleme me kujtesën: Lodhja emocionale ndikon edhe në kujtesë, pasi fillon të bëhet më e vështirë tëpërballosh edhe gjërat më të vogla.
– Vështirësi në të menduar: Lodhja ngadalëson të menduarin. Në momente të tilla fillon të kesh nevojëpër më tepër kohë për të realizuar aktivitetet e tua të përditshme.

Si ta përballosh lodhjen emocionale?


Mënyra më e mirë për ta përballuar këtë formë të lodhjes, është duke gjetur kohë për të pushuar. Duhet tëmësosh të stabilizosh prioritetet, duke kuptuar se vetëm kur ndihemi mirë brenda dhe jashtë, mund ta përmirësojmë jetën tonë dhe të ndihmojmë personat që na rrethojnë. Në kërkim të paqes dhe qetësisë, shumë persona kanë nevojë për më tepër kohë për të shkuar me pushime ose për të udhëtuar në disa vende që u japin atyre qetësinë dhe frymëzimin, për të cilin kanë nevojë. 

Nëse udhëtimet nuk janë një mundësi për ty në këto momente, atëherë mundohu të përfshish në rutinën tënde më tepër aktivitete që të japin lumturi dhe të bëjnë të ndihesh mirë. Mundohu të mos shfaqesh përherë sikur je i fortë, tregoje ndonjëherë edhe çfarë ndjen realisht, ama vetëm me personat që i beson dhe që e di se nuk do e përdorin diçka të tillë në interes të tyre.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix45 minuta më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix50 minuta më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix1 orë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix2 orë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix3 orë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix4 orë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Mix5 orë më herët

Billie Eilish: Dikur e kam urryer emrin tim

Billie Eilish mund të ketë fansa në të gjithë botën që e bërtasin emrin e saj, por nëse do të...

Mix5 orë më herët

Chris Martin rrëfen se vuan nga depresioni, zbulon gjërat që e ndihmojnë

Frontmeni i Coldplay, Chris Martin, së fundmi ndau në Instagram luftën e tij me depresionin dhe se si e menaxhon...

Mix5 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Mix5 orë më herët

Oppo prezanton Pad 4 Pro dhe Watch X2 Mini

Oppo ka zbuluar tabletin Pad 4 Pro me ekran 13.2 inç dhe orën inteligjente Watch X2 Mini me ekran AMOLED...

Facebook