Lidhu me ne

Kioske

Krimet dhe padrejtesitë që e gërryjnë Shqipërinë

Korrupsioni, SHBA-të, FMN-ja dhe tenderat e qeverisë

Nga Klodian Tomorri

Një burrë 34 vjeç me shumë halle humbi jetën pasi ra nga pallati ku punonte në Kurbin. Invalid dhe në gjendje shumë të vështirë ekonomike, punëtori fatkeq la pas 3 fëmijë jetimë. Aksident në punë, që mund të ndodhë nga fati i keq. Por jo në Shqipëri. Këtu pas çdo tragjedie, qëndron një krim ose një padrejtësi.

Pallati ku punonte i ndjeri ishte pjesë e programit të rindërtimit në Kurbin. Por hetimet e prokurorisë kanë zbuluar se punëtori ishte i pasiguruar. Pra në një program qeveritar, kompania private që ka fituar tender rindërtimi apo nënkontraktoret e saj punojnë me punëtore të pasiguruar.

Kur kontraktorët e qeverisë marrin guximin dhe ndërtojne vepra publike me punonjës të pasiguruar, kush është autoriteti që i garanton rregullat e sigurisë në pune? Këto janë krimet dhe padrejtësitë që e gërryjne Shqipërinë.

Por fatkeqesisht këto janë plagët që Shqipëria kuron më pak.

Sepse halli kombëtar i Shqipërisë sot nuk është padrejtësia ndaj atyre që jeta i ka vënë poshtë, as babëzia e atyre që plaçkisin nga maja lart. Halli kombëtar i Shqipërisë sot është kush pallohet me kë në Librazhd, Peshkopi apo Konispol.

Për këtë mjafton të shohësh televizionet në darkë. 8 milionë orë transmetimi për një çështje që nuk ka asnjë grimë interesi publik dhe 30 sekonda mbulim për një fukara që e vret shteti dhe padrejtësia.

Dhe kështu në heshtje, vjen fatkeqi i radhës. Kjo është Shqipëria që ha veten.

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar17 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix19 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix19 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix19 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix19 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar20 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix20 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix21 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix21 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook