Lidhu me ne

Mix

15 ushqimet që forcojnë imunitetin

15 ushqimet që forcojnë imunitetin

Ushqyerja e shëndetshme ndihmon në forcimin e sistemit imun. Nëse je duke menduar mbi mënyra sit ë parandalosh prekjen nga gripi dhe viruset, hapi i parë është të vizitosh supermarketin më të afërt të fruta-perimeve. Përgatit vakte ushqimore që përmbajnë këto përbërës.

1. Agrumet
Shumë njerëz përdorin vitamin c kur preken nga gripi sepse ajo ndihmon sistemin imun. Vitamina c rrisin prodhimin e qelizave të bardha të gjakut. Frutat që përmbajnë shumë vitaminë c janë :

✓ Portokalli
✓ Limoni
✓ Mandarinat
✓ Qitro


2. Specat e kuq Nëse mendoni se agrumet përmbajnë sasinë më të madhe të vitaminës C, e keni gabim. Specat e kuq përmbajne dyfishin e sasisë së vitaminës C që përmbajnë agrumet. Gjithashtu janë shumë të pasura në betakaroten. Vitamina C dhe betakaroteni përvec se ndihmojnë sistemin imun, ndihmojnë edhe në mirëmbajtjen e lëkurës.

3. Brokoli
Brokoli përmban shumë vitamina dhe minerale. Duke përmbajtur vitamin A, C dhe E, gjithashtu fibra dhe antioksidante brokoli është një nga ushqimet më të shëndetshme që mund të vendosni në tavolinën tuaj. Këshillohet të gatuhet pak ose aspak, për të ruajtur vlerat ushqyese.

4. Hudhra
Hudhra është një nga ushqimet më të njohura që lufton infeksionet. Sipas studimeve më të fundit, hudhra ul nivelet e hipertensionit dhe mbron arteriet. Këto vlera ushqyese të hudhrës vijnë nga përmbajtja e lartë e përbërësvë me sulfur si psh Alicina.

5. Ginger
Gingeri ndihmon reduktimin e inflamacionit, duke ndihmuar kështu lehtësimin e skuqjeve të fytit. Gjithashtu mendohet se gingeri lehtëson Nausenë. Gingeri lehtëson sëmundjet kronike dhe redukton nivelet e kolesterolit.

6. Spinaqi Spinaqi është pjesë e kësaj liste jo vetëm sepse është i pasur më vitamin c. Është gjithashtu i pasur me shumë antioksindantë dhe betakarotene, të cilat forcojnë sistemin tonë imun. Ashtu si brokoli, spinaqi është më i shëndetshëm kur gatuhet pak ose aspak për t’i ruajtur vlerat ushqyese.

7. Kosi Kërkoni për kos që janë të pasura me probiotikë sic është kosi grek. Këto probiotikë stimulojnë sistemin tonë imun të luftojë ndaj sëmundjeve. Përpiquni të zgjidhni kosin e thjeshtë dhe jo ato të mbushura me sheqer. Kosi është gjithashtu një burim shumë i mirë i vitaminës D e cila ndihmon sistemin imun.

8. Bajamet
Kur flasim për vitaminat qe mbrojnë sistemin imun duket sikur vitamin E zë vend të dytë në krahasim me vitaminën C. Gjithsesi vitamin E është një faktor kyc për të pasur një sistem imun sa më të shëndetshëm. Frutat e thata si bajamet janë një burim shumë i mirë i vitaminës E.

9. Turmeriku
Kjo erëz është përdorur prej vitesh për vetitë antiinflamatore që ka për të trajtuar osteoartritin dhe artritin rheumatoid.

10. Caji jeshil
Të dyja cajërat, si caji jeshil dhe caji jeshil janë të pasura me flavonoide të cilat janë antioksidante. Gjithashtu caji jeshil rrit nivelin e një antioksidanti tjetër EGCG, e cila forcon shumë sistemin imun. Caji jeshil është një burim shumë i mirë i aminoacidit L-teaninë, e cila ndihmon prodhimin e qelizave imunitare T-cells.

11. Papaja
Papaja është një frut shumë i pasur me vitaminë C. Ju mund të gjeni 224% të sasisë ditore të vitaminës C të rekomanduar në 1 papaja të vetme. Papaja ka gjithashtu një enzimë digjestive papaina e cila ka veti anti-inflamatore. Papaja ka nivel të mirë të natriumit, vitaminës B dhe folateve, të cilat kanë benefite të mira në shëndetin tonë.

12. Kivi
Ashtu si papaja, kivit përmbajnë sasi të mëdha të folateve, natrium, vitamië K dhe vitaminë C.

13. Pulë
Kur jeni sëmurë, supa e pulës të bën të ndihesh më mirë, dhe kjo nuk vjen vetëm prej efektit placebo. Produktet e pulës përmbajnë shumë vitaminë B-6, e cila është shumë e rëndësishmë në reaksionet kimike në trupin tonë dhe në formimin e rruazave të kuqe të gjakut.

14. Farat e lulediellit
Farat e lulediellit përmbajnë fosfor, magnez dhe vitaminë B-6. Ato përmbajnë gjithashtu vitaminë E.

15. Produktet e detit si midhje, gaforre, molusqe, etj.
Këto produkte janë të pasura me zink. Zinku duket sikur nuk ka kaq vëmendje sa vitaminat dhe mineralet e tjera, por trupi jonë ka nevojë për zinkun që qelizat imunitare të funksionojnë normalisht.

MË TEPËR

Aktualitet16 orë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix16 orë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix16 orë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske16 orë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Kryesore16 orë më herët

“PS është dukshëm përpara”, Blendi Fevziu bën parashkimin për zgjedhjet e 11 majit

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV komentoi situatën parazgjedhore në vend, diasporën dhe partitë...

Radar2 ditë më herët

TIRANA 2030/ Projektet arkitekturore që do të transformojnë kryeqytetin shqiptar (FOTO)

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, po kalon një transformim të jashtëzakonshëm të nxitur nga një vizion ambicioz për të ardhmen e...

Mix5 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix5 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix5 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix5 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Facebook