Lidhu me ne

Kioske

Rama do largohet me 1 milion pështyma

1 milionë shuplakat që janë kthyer në pështymë zhgënjimi

Nga Respublica.al

Berisha: Shqipëria i është larguar integrimit në BE. Rama, përgjegjës i  dramës së shqiptarëve - Gazeta Standard Online

Gazetari Mero Baze e ka kapur veten të gëzuar pasi Partitë Popullore Europiane kanë marrë vendimin për t’i hequr të drejtën e votës delegacionit të PD-së.

Vendimi i sotëm që delegacionit të Partisë Demokratike i hiqet e drejta e votimit në Kongresin e Partive Popullore, është hapi i parë i një spiraleje edhe më të rëndë që tani pret Partinë Demokratike për shkak të Sali Berishës.

Nëse vendimi i SHBA kundër Berishës dhe familjes së tij për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë, ishte një vendim që prekte vetëm Berishën dhe familjarët e tij, përshkallëzimi që po merr ndëshkimi i PD për shkak të Berishës, është shumë herë më i rëndë se sa vendimi i SHBA

shkruan ndër të tjera Baze. 

Pra sipas tij, tani është mundësia që kushdo të shohë se çfarë sjell pushteti i Berishës. Izolim politik ndërkombëtar, a thua se ky izolim dhe zhurma me të do ndikojnë tek ata që z. Baze në të njëjtin shkrim i quan llumi i PD-së. 

Zoti Baze duhet thënë se nuk përmend barin si ambasadorja Kim, ndoshta për arsye të distancimit nga vegjetarianët, por na thotë se tashmë Shqipëria po rrezikoka keq që të njihet në arenën ndërkombëtare vetëm me Skënderbeun, Kadarenë, Nënë Terezën, ndonjë futbollist dhe Partinë Socialiste. 

Sigurisht që vendimi i PPE-së ka rëndësi për aq sa ka, por ai vendim reflekton problemin “Berisha” më shumë sesa e zgjidh atë. Dhe e reflekton përmes një klisheje  të një politike burokratike: janë këto parti që kanë certifikuar si demokratike zgjedhjet e kontestuara në vendin tonë. 

Problemin Berisha e zgjidh vetëm Shqipëria, vota dhe drejtësia nëse duam. Por z. Berisha zgjidhi problemin e rëndë “Basha”, të një opozite shtojcë, e cila sot lufton me pushtetin dhe mediat për të zhbërë riafirmimin e mëvetësisë së opozitës. Mëvetësi që patjetër ka handikapin se rikthehet në duart e atij që duhej të ishte larguar, por që në çdo rast mbetet e pavarur. 

Sulmi patologjjk ndaj Berishës lidhet me faktorizimin e tij përkundrejt çdo analize dhe pas një dështimi spektakolar në zgjedhje. Që si i tillë dëshmon nivelin e erozionit të thellë që ka pushteti i tanishëm.

Berisha bëri Metën dhe Ramën bashkë, për të ikur vetë. Ai emëroi Bashën te cilin ia mori Rama, e hoqi Bashën për të ardhur vetë dhe për të qëndruar sërish përballë Liderit të Ballkanit. Ndoshta jo për të arritur ta mundur, por për ta sfiduar dhe për t’i kujtuar se ato 1 milionë shuplakat janë shndërruar në një pështymë të madhe mosbesimi dhe zhgënjimi përderisa ai, pra Berisha është sërish në këmbë. 

E ça vlere ka atëherë kjo veto e PPE?!

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook