Lidhu me ne

Mix

Dieta, koha kur duhet nisur …

Sa herë mbarojnë pushimet e nis rikthimi në punë dhe sezoni i vjeshtës, një pjesë e mirë prej nesh vijmë me mendje të re për të nisur dietën (nuk është e thënë ta mbajmë premtimin që i bëmë vetes në plazh).

Por para se të nisësh një dietë me një ushqyerje të shëndetshme dhe jo hiperkalorike duhen pasur parasysh shumë gjëra. Është mirë të mos i kapërcejmë hapat.

Pi shumë ujë dhe pije të tjera jokalorike

Njerëzit shpesh ngatërrojnë etjen me urinë. Prandaj mund të marrësh kalori shtesë kur në fakt ajo që të duhet është një gotë me ujë të ftohtë.

Nëse nuk të pëlqen të pish thjesht ujë, shto një fetë limoni apo kastraveci, ose përziej çajra me shije të ndryshme si ai i mangos dhe pjeshkës, të cilët kanë shumë shije, por pak kalori.

Mendo çfarë të shtosh, jo çfarë të heqësh

Mundohu që të konsumosh 5-9 racione frutash ose perimesh çdo ditë. Duket shumë? Nuk është, sepse mund të përgatisësh një turli me pesë lloje perimesh dhe ja ku e kalon klasën. Për më tepër, ia vlen, sepse në të njëjtën kohë merr sasinë e fibrave që të nevojitet dhe ngopesh më shpejt. Për të mos përmendur të gjitha vetitë e tyre. Më shumë sesa 200 studime kanë dëshmuar cilësitë kuruese të elementeve të gjetura në këto ushqime.

Je vërtet e uritur?

Kjo nuk është një pyetje njëmiliondollarëshe, por vlen me siguri miliona kalori. Sa herë të vjen për të ngrënë, analizo nëse është uri apo thjesht ndjen një boshllëk në stomak që do ta mbushësh. Michelle May, autore e një libri të botuar në disa gjuhë për urinë, porosit që këto dy ndjesi nuk duhen ngatërruar. “Nëse “gërryerja” nuk vjen nga uria e mirëfilltë, të ngrënit nuk do ta qetësojë kurrë atë”,- thotë ajo. Kështu që kujdes me sasinë. “Stomaku yt është vetëm sa grushti, kështu që ai do vetëm një grusht ushqim për t’u ndjerë rehat”,– thonë dietologët.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar5 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet6 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore6 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook