Aktualitet
Alibeaj është një politikan fallco, pa brumë, dhe që nuk ka dijeni mbi veprimet që ndërmerr.
Bamir Topi ka komentuar situatën e zgjedhjes së Kreut të ri të Shtetit.
Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar situatën e krijuar mes palëve politike për procesin e zgjedhjes së Kreut të ri të Shtetit. Ai tha për ‘Quo Vadis’ se e gjithë situata ishte një inskenim dhe se Alibeaj ishte njeriu më qesharak në këto tre raunde.
Sipas ish-presidentit, Alibeaj është një politkan fallco, pa brum dhe që nuk ka dijeni mbi veprimet që ndërmerr. Topi shtoi gjithashtu se Edi Rama ka luajtur teatër me opozitën dhe se po e shfrytëzon këtë moment më së miri.
“Rama jo vetëm që luan teatër por po e thellon dramën e opozitës, po e shfrytëzon këtë moment. Nëse për Ramën merr nota komike për opozitën mer nota tragjike. Ajo që ka bërë është interpretim sipas meje një rol teatral. Duket sikur Alibeaj është një politkan fallco pa brum pa ditur ku ka hyrë, ku do dali, me kë do të bashkëpunojë.
Mbas tre raundeve në këtë proces njeriu më qesharak ka dalë Alibeaj, le të rrëzohet kandidatura. Ti zgjidh një kandidat dinjitoz merr 20 vota pastaj le të rrëzohet. Të gjitha mëkatët e impaktit publik i merr mazhoranca. Nuk ishte përplasje por inskenim, tregoi që mazhoranca vazhdon lojën e saj dhe pjesa tjetër është inekzistente”, tha Topi.