Lidhu me ne

Mix

Shkaqet e atakut kardiak dhe simptomat të cilat nuk duhet t’i injorojmë

Cfarë është ataku në zemër dhe nga se shkaktohet ai?

Ataku në zemër ose sikurse e njohim ndryshe infarkti është një gjendje shpesh dramatike gjatë së cilës ndodh një mpiksje e gjakut ( e cila në terma mjekësor quhet tromb ) në një prej enëve që furnizojnë zemrën me gjak.


Dhe kështu në këtë mënyrë rrjedha e gjakut që përmban oksigjenin dhe lëndët e tjera ushqyese për qelizat, ndërpritet.

Qelizat e muskulaturës së zemrës fillojnë të vdesin. Në gjuhën mjekësore ky proces përbën atë që quhet “infarkt i zemrës”.


Zemra është një muskul shumë i ndërlikuar, i cili duke u tkurrur, furnizon me gjak të gjithë trupin. Enët që furnizojnë zemrën me gjak mund të dëmtohen si pasojë e formimit të disa pllakave yndyrore në brendësi të vazave.

Si rrjedhim, ato zvogëlojnë sasinë e gjakut që duhet të shkojë për funksionimin normal të zemrës.


Nëse ena dëmtohet, pjesëza gjaku të mpiksur do të bllokojnë të gjithë diametrin e saj duke ndërlikuar akoma më shumë furnizimin me gjak.

Nëse kjo pengesë do të mbetet, muskuli i zemrës do të vdesë nga mungesa e oksigjenit.


Sasia e qelizave të zemrës që përfshihen në këtë proces, do të përcaktojë nëse infarkti do të jetë fatal apo jo për pacientin.

Sa më shumë të vonohet dhënia e mjekimit, aq më i madh do të jetë dëmtimi. Pjesa e zëmrës që vdes gjatë një ataku në zemër nuk mund të “riparohet” më.


Për fat të mirë ekzistojnë medikamente të cilat mund të shpërbëjnë gjakun e mpiksur, ashtu sikundër edhe procedura të tjera kirurgjikale (angioplastika) të cilat rihapin vazat e bllokuara. Këto trajtime mund të parandalojnë ose pakësojnë dëmtimin e zemrës, nëse aplikohen në kohë.

Efektivitetin maksimal ato e kanë nëse përdoren Brenda orës së parë të shenjave të fillimit të atakut.


Sëmundjet  e zemrës janë vrasësi numër 1 i burrave dhe grave në shumicën e vendeve të botës.  P.sh në SHBA ato zënë 40% të shkaqeve të vdekjes duke ja kaluar të gjitha sëmundjeve  kancerogjene të mbledhura sëbashku. Kohët e fundit edhe mjekët shqiptarë kanë dhënë alarmin se çdo ditë po preken nga sëmundjet e zemrës edhe moshat e reja. 

Përse sëmundjet e zemrës janë në këto shifra?  Shumë njerëz tregohen neglizhentë ndaj simptomave që shfaqen, por ka dhe raste  kur problemet nuk janë dhe aq të dukshme. Veçanërisht kujdes duhet të tregojnë personat mbi 65 vjeç.  

Gjithashtu të kujdesshëm duhet të jenë edhe personat që kanë sasi të larta kolesteroli në gjak, tension të lartë, obezët, duhanpirësit, diabetikët dhe ata që kanë predispozicion familjar për sëmundje të zemrës.

Ja cilat janë simptomat e atakut që nuk duhet ti injorojmë

Ankth
Një atak në zemër (goditje në zemër) mund ta shkaktojë ankthi intensiv ose një frikë e pashpjegueshme nga vdekja. Të mbijetuarit e atakut në zemër  shpesh flasin se kanë përjetuar  ndjesinë e ‘dënimit të pashmangshëm’.

Dhimbje në gjoks
Dhimbja në gjoks është një nga simptomat më klasike të atakut në zemër. Jo tek të gjithë personat mund të ndodhë një dhembje e tillë, ashtu si jo çdo dhimbje lidhet me atakun sepse ka mjaft arsye të tjera si; problemet muskulare,  mushkritë, esofagu etj. Për të dalluar nëse është vërtet një simptomë e cila lidhet me zemrën,  dhimbjet ndihen në qendër të gjoksit, ose pak më majtas, disa herë edhe në krahun e majtë dhe shpatulla.  Ndodh që disa (më shumë femrat) të kenë dhe ndjesinë e djegies në gjoks, për këtë arsye shumë persona mendojnë se kanë probleme me stomakun.

Kolla
Kollë e vazhdueshme dhe një frymëmarje e veshtirë mund të jenë  simptoma të insuficiences kardiake. Si rezultat i akumulimi të  lëngjeve në mushkëri, në disa raste personat e prirur për atak kardiak nxjerin me anë të kollës gëlbaza të përgjakura.

Marrje mendsh
Sëmundjet e zemrës mund të shkaktojnë marrje mendsh dhe humbje të ndjenjave. Shkaktare mund të jenë aritmitë e zemrës.

Lodhje
Sidomos tek gratë, një lodhje jo e zakonshme, ndodh para një sulmi të mundshëm kardiak. Sigurisht që lodhje të tilla mund të mos kenë aspak lidhje me zemrën. Por nëse diçka ju duket ndryshe nga herët e tjera dhe keni një predispozicion për sëmundjet e zemrës, është një simptomë e cila nuk duhet të neglizhohet. Duhet të drejtoheni tek mjeku i familjes sa më shpejt të jetë e mundur.

Nauzea (përzierje) ose mungesë oreksi
Ndodh shpesh që gjatë një ataku kardiak personat të kenë përzierje barku edhe të vjella. Fryerja e barkut e lidhur me insuficencen kardiake (lodhje e skajshme e zemrës), ndikojnë në mungesën e oreksit.

Dhimbje në pjesë të tjera të trupit
Në shumë sulme të mundshme kardiake, dhimbja fillon në gjoks dhe përhapet në shpatulla, krahë, bërryla, mbrapa qafe, nofulla edhe bark. Por ka raste kur nuk ndihet dhimbje në gjoks,vetëm në pjesët e tjera të trupit. Në këto raste meshkujt kryesisht kanë dhimbje në krahun e majtë, ndërsa tek femrat në të dyja krahët ose ndërmjet shpatullave.

Puls i shpejtë ose i parregullt
Rrahjet e parregullta ose të shpejta të zemrës shoqëruar me simptomat e mëposhtme si, lodhje, marramëndje apo mungesë fryëmarrje, mund të jenë tregues të qartë të një sulmi kardiak, insuficence kardiake ose aritmie. Nëse aritmia nuk kurohet, mund të çojë në goditje në tru, insuficence kardiake, deri dhe në vdekje të papritur.

Mungesë frymëmarrje
Shumë njerëz që kanë vështirësi në frymëmarrje gjatë një aktiviteti normal ose dhe në momente pushimi, shpesh mund të kenë probleme në mushkëri, si azma ose  bronkopneumopati kronike obstruktive. Por mund të jetë dhe një tregues i një ataku kardiak. Në disa raste pacientët që kanë pësuar atak kardiak, nuk kanë ndjerë dhembje në gjoks por vështirësi të theksuar për të marrë frymë. Në raste të tjera dy simptomat shoqërohen me njëra-tjetrën ose vështirësia në frymëmarrje ndodh përpara dhimbjes së gjoksit.

Fryerje (Enjtje)
Insuficenca kardiake mund të shkaktojë grumbullim lëngjesh në trup. Kjo mund të shkaktojë enjtje në zona të ndryshme si në këmbë, kavilje, bark.

Djersitje
Të mbushesh me djersë të ftohta, është një simptomë e atakut në zemër. Mund të jeni thjesht të ulur në karrike kur papritur filloni të djersisni sikur sapo keni kryer ushtrime fizike.

Dobësi
Në ditët e fundit  që paraprijnë  një atak të mundshëm kardiak por dhe gjatë tij, shumë pacientë kanë ndjesinë e pafuqisë. Shpesh për këta persona dhe mbajtja e një letre në dorë është tepër e pamundur.

MË TEPËR

Radar21 orë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet2 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske2 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar2 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix2 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar2 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike3 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook