Lidhu me ne

Kryesore

Kryemadhi pyetje SPAK-ut për inceneratorët e Elbasanit, Fierit e Tiranës: Nuk dihet çfarë po ndodh me të kallëzuarit Agaçi e Subashi


Kryetarja e LSI-së i është drejtuar SPAK-ut me disa pyetje lidhur me hetimin për inceneratorët.

Kryemadhi shkruan se nuk ka asnjë njoftim zyrtar apo informacion ndaj Sekretarit të Kryeministrisë Engjëll Agaçit, i cili sipas saj  ka rol kyç në miratimin e paligjshëm të financimit të inceneratorit të Elbasanit.

“Nuk ka asnjë njoftim zyrtar apo informacion për personin e kallzuar Z.ËNGJËLL AGAÇI, zyrtar i cili siç e kemi sqaruar edhe në kallzimin penal ka një rol kyç në miratimin e paligjshëm të financimit me VKM të Kontratës Koncesionare të Inceneratorit të Elbasanit. Ky zyrtar edhe pse ishte njoftuar nga APP se procedura koncesionare që po ndiqte Ministria e Mjedisit ishte në kundërshtim me Ligjin e Koncesioneve, ka organizuar rendin e ditës dhe ka paraqitur për miratim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave vendimin për miratimin e financimit të këtij projekti. Me këtë veprim aktiv, Z.AGAÇI ka shpërdoruar haptazi detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të KM, duke bërë të mundur që në mënyrë të paligjshme të miratohet Vendimi i Këshillit të Ministrave për financimin e kontratës koncesionare.” – shkruan Kryemadhi.

Ajo shton më tej se e njëjta gjë po ndodh edhe me kryebashkiakun e Fierit Amando Subashi, lidhur me inceneratorin e Fierit.

Kryemadhi thekson se Subashi ka pasur rol kyç në pagesën për shpronësimin e paligjshëm të tokës ku është ndërtuar inceneratori i Fierit.

“Nuk ka asnjë njoftim zyrtar apo informacion për personin e kallzuar Z.ARMANDO SUBASHI, zyrtar i cili siç e kemi sqaruar edhe në kallzimin penal ka një rol kyç në pagesën për shpronësimin e paligjshëm të tokës ku është ndërtuar inceneratori i Fierit, siç edhe ju vetë e keni konstatuar kur keni marrë masën e sigurisë ndaj personave nën hetim LEFTER KOKA, ALQI BLLAKO dhe PËLLUMB ABESHI. Referuar njoftimit tuaj në faqen zyrtare rezulton se SPAK ka vlerësuar se, citoj:nga hetimet kanë rezultuar të dhëna për veprime të kundraligjshme të Kryetarit të Komisionit të Shpronësimit, Z. Pëllumb Abeshi, në bashkëpunim me Ish Ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe Ish Sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit Alqi Bllako, lidhur me kualifikimin e llojit të pronës ku do të ndërtohej Inceneatori i Fierit – tokë arë apo tokë truall,ndërkohë që sjellim në vëmendjen tuaj se me VKM nr. nr.951,datë 28.12.2016, në pikën 4 parashikohet se: Vlera e Përgjithshme e shpronësimit në shumën prej 46 299 060 (dyzet e gjashtëmilion e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë) lekë të përballohet nga Buxheti i Bashkisë Fier. Pra, Z. SUBASHI ka sjellë dëmin ekonomik konkret në buxhetin e shtetit, me pagesën e kryer ndaj subjekteve që janë shpronësuar. Në këtë kuptim jemi shumë të interesuar të njihemi me argumentat ligjorë që po shqyrton dhe ka në konsideratë SPAK lidhor me pozicion penal të Z. SUBASHI në këtë process, duke mos harruar edhe faktin se është pikërisht Z.SUBASHI personi që ka vënë në dijeni Ministrinë e Mjedisit për kualifikimin e tokës (tokë truall apo arë) ku do të ndërtohej Inceneratori i Fierit, fakt ky, i cili provon se Z. Subashi kishte dijeni për shkeljen.” – vijon kryetarja e LSI-së.

Në fund Kryemadhi rendit disa pyetje për SPAK-un për sa i përket inceneratorit të Tiranës. Ajo shkruan se nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me hetimet apo subjektet e kallëzuara për inceneratorin e Tiranës.

“Nuk ka asnjë njoftim zyrtar informacion lidhur me hetimet apo subjektet e kallzuara për Inceneratorin e Qarkut Tiranë. Në fakt deri më sot, në Tiranë ka vetë një pike grumbullimi të mbetjeve urbane, dhe nuk incenerohet asnjë kg mbetje. Risjellim në vëmendjen tuaj se vetëm me një firmë individuale, Z. Erion Veliajnë komunikimin me Ministrinë e Mjedisit, ka ndryshuar fatin e Inceneratorit të Qarkut të Tiranës, duke dhënë dakordësinë pa Vendim të Këshillit Bashkiak për as më shumë dhe as më pak por plot 128 milion euro.

Në këto kushte, i nderuar Drejtues i SPAK, në cilësinë e kallzuesit dhe si subjekt që ka në mënyrë të drejtpërdrejtë interes të ligjshëm lidhur me kallëzimin e depozituar, si dhe bazuar në nenin 283 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, me anë të kësaj kërkese kërkojmë informacion lidhur me:

1) Statusin Juridik të të tre procedimeve penale për të cilat LSI ka depozituar kallzime penale;

2) Pa cënuar parimin e sekretit hetimor, aktet dhe provat e administruara nga Prokuroria sidhe informacion lidhur me personat që po hetohen nga Prokuroria dhe statusin penal që u atribuohet personave që po hetohen për të tre Inceneratorët;

3) Nëse ka persona që kanë status penal “nën hetim” apo “të pandehur” për Inceneratorët e Fierit apo të Tiranës, kërkojmë informacion lidhur me masat konkrete të sigurisë që janë marrë nga Prokurori i çështjes.” – mbyllet reagimi i Kryemadhit.

MË TEPËR

Kryesore2 minuta më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix9 minuta më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Facebook