Lidhu me ne

Mix

Vëmendje/ Këto shenja tregojnë se jeni alergjik ndaj alkoolit

Vëmendje/ Këto shenja tregojnë se jeni alergjik ndaj alkoolitFoto ilustruese

Skuqje e fytyrës

Sipas Institutit Kombëtar për Abuzimin me Alkoolin dhe Alkoolizmin, të pasurit një fytyrë të skuqur menjëherë pas pirjes mund të jetë një shenjë e një alergjie ndaj alkoolit. “Me rëndësi të veçantë, skuqja nga alkooli është e lidhur me një rrezik më të lartë të llojeve të caktuara të kancerit”, paralajmëron organizata, duke vënë në dukje se kanceri i ezofagut dhe kanceri i gjirit janë të lidhura ngushtë.

Njollja të kuqe dhe kruarje

Shumë njerëz me alergji ndaj alkoolit mund të kenë urtikarie pas pirjes. Këto janë njolla të kuqe, që japin kruarje të lëkurës, të cilat shfaqen menjëherë pas konsumimit të alkoolit.

Përkeqësimi i astmës paraekzistuese

Njerëzit me astmë dhe alergji ndaj alkoolit mund të zbulojnë se simptomat e tyre të frymëmarrjes përkeqësohen kur pinë. “Deri në një të tretën e njerëzve me astmë ankohen se vera do të përkeqësojë astmën e tyre, dhe më rrallë me birrën ose alkoolin”, shpjegon Shoqata Australiane e Imunologjisë Klinike dhe Alergjisë. “Birra, vera dhe shampanja përmbajnë metabisulfit natriumi, i cili është përdorur si një ruajtës që nga koha romake.

Rrjedhje ose hundë të zëna 

Kongjestioni i hundës ose rrjedhja e hundës zakonisht shoqërohen me alergji nga alkooli. Sipas “Go Health Urgent Care”, kjo ndodh sepse “vera, birra dhe pijet alkoolike përmbajnë histaminë, një përbërës që shkakton një përgjigje alergjike. Nga të gjitha pijet alkoolike, verërat e kuqe zakonisht kanë përmbajtjen më të lartë të histaminës”.

Presioni i ulët i gjakut

Ndërsa alkooli zakonisht dihet se rrit presionin e gjakut te shumë njerëz, ata me alergji ose intolerancë ndaj alkoolit mund të pësojnë ulje të presionit të gjakut, thotë klinika “Mayo”. Kjo mund të jetë një mënyrë tjetër për të dalluar simptomat e mbikonsumimit dhe alergjisë.

Nauze dhe të vjella

Do të ishte e lehtë t’i ngatërronim këto simptoma me helmimin nga alkooli, por klinika “Mayo” thotë se ato mund të jenë një shenjë e alergjisë ose intolerancës. Pavarësisht nga shkaku i tij, të përzierat ose të vjellat pas pirjes me çdo frekuencë janë një shenjë e qartë se duhet të flisni me një mjek për konsumimin e alkoolit ose ta reduktoni ose ta lini plotësisht.

Probleme gastrointestinale

Problemet gastrointestinale si ngërçet e stomakut dhe diarreja janë gjithashtu të lidhura me alergjitë ndaj alkoolit dhe mund të ndodhin menjëherë pas konsumimit të pijes suaj të parë. Megjithatë, edhe njerëzit pa alergji ose intolerancë mund ta përjetojnë këtë simptomë pas pirjes, pasi “alkooli i trazon zorrët dhe i bën ato të reagojnë duke përshpejtuar tretjen”, shpjegon

“Medical News Today”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid: Njihuni me Aydan Nix, 23 vjeçe!

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan...

Mix12 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që i pret një verë e paharrueshme!

Vera e vitit 2025 të sjellë emocione të forta, ndryshime pozitive dhe mundësi të papritura për disa shenja të zodiakut....

Mix13 orë më herët

Chris Hemsworth mund t’i thotë lamtumirë Thor pas “Avengers: Doomsday”!

Në vitin 2011, as fansi më optimist i filmave nuk mund t’i thoshte Chris Hemsworth se do të kishte një...

Mix13 orë më herët

Çfaaarë?! Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid

Nuk është më sekret: Supermodelet Gigi dhe Bella Hadid kanë një motër tjetër. Ajo është 23 vjeç, quhet Aydan Nix...

Mix13 orë më herët

A e dëmton kafeja shëndetin e zemrës? Ja çfarë thotë studimit

Konsumi i kafesë nuk shoqërohet me një rrezik në rritje të fibrilacionit atrial, i cili është forma më e zakonshme...

Kryesore13 orë më herët

“U dërgohet të huajve”, Berisha: Në 10 qershor gati raporti përfundimtar për farsën

Brenda 10 ditësh demokratët do të kenë gati raportin përfundimtar për atë që e quajnë farsë elektorale. Këtë pohoi Sali...

Kioske13 orë më herët

Artur Zheji: Dhimbje-vajtimet e opozitës që askush nuk i dëgjon. Tre arsyet pse PD humbi zgjedhjet

Nga Artur Zheji Një tufë e madhe të paaftësh dhe një tufë egoistësh të përçarë, kënaqen tek sodisin 80 vjeçarin...

Mix13 orë më herët

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer shëndetshëm...

Mix16 orë më herët

Jeta e pazakontë e Paulo Coelho: Nga spitali psikiatrik në sukses global si shkrimtar?

Paulo Coelho, një ndër shkrimtarët më të dashur dhe të lexuar në botë, njihet për romanet frymëzuese që kanë prekur...

Mix16 orë më herët

Miley Cyrus sqaron nëse fustani në “Flowers” ishte apo jo një “diss” për Jennifer Lawrence

Më mirë vonë, sesa kurrë!  Pas dy vitesh, Miley Cyrus më në fund ka folur për teoritë që qarkullonin rreth...

Facebook