Lidhu me ne

Radar

“Janë të fortë, se kanë para, por..:-Berisha zotohet t’i shkurtojë ditët e qeverisë Rama: Drejton një organizatë kriminale

“Janë të fortë, se kanë para, por..:-Berisha zotohet

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është zotuar se do të shkurtojë ditët e qeverisë Rama.

Gjatë fjalës në Kuvendin e PD për zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë, Berisha tha se “është e vërtetë që qeveria ka pafundi para krimi”, por “ky regjim është kalbësirë”.

Kreu i PD theksoi se Shqipëria e ka humbur orientimin e saj evropian, pasi Rama e ka drejtuar por “destinacioni i saj s’është as Stambolli dhe as Beogradi, por Brukseli”.

Sali Berisha: Pse rithemeluan anëtarët tanë PD, sepse konstatuan sepse shqiptarët po vidhen në mënyrën më monstruoze, sepse pas çdo vendimi qëndron një vjedhje, kurse ata zhuten çdo ditë në mjerim.

Ti shkurtojmë ditët kësaj qeverie pa asnjë kompleks. E vërtetë që ka para pafund krimi, s’ndjek parim, vret policë në komisariate, por ka një të vërtetë më të madhe është që ky regjim është kalbësisë, kalbësirë, kalbësirë.

Shqipëria humbi orientimin e saj evropian, perëndimor. Edi Rama fajin e gjen tek Evropa dhe përpiqet ta kërcënojë. Fajin se ka Evropa miq të e mi, ka problemet e veta normale, çdo organizim, çdo shtet ka problemet e veta, por s’janë kurrë këto probleme që na lanë ne 8 vite me zero progres dhe na futën në skema të tjera që mund të devijojnë përfundimisht rrugën e integrimit.

Çfarë na pengoi? Lidhjet e Edi Ramës me krimin.

Cili nuk dinte lidhjet e Edi Ramës me bandat e Shkodës, Durrësit, Elbasanit dhe bandat e tjera. Të gjithë i dinin, tani kanë dalë sheshit. Ujku i Bardhë i Beogradit u bë personazh i krimit, tani del qartë të Rama dhe Vuçiç i bashkon krimin, krimi është muri i vërtetë i bllokimit të procesi të integrimit. Dokumente të pakundërshtueshëm, akte zyrtare tregojnë se Rama drejton një organizatë të vërtetë kriminale. 2 metrosh thotë nuk vjedh se nuk ulem dot të fus duart në xhepa, ai vjedh me çdo firmë, me çdo dokument,

Lexoni aktet e inceneratorit, si i ka dhënë ministrave statusin e investitorit strategjik që ndalohet në mënyrë kategorike, si shpërbën parkun e Butrinit, vetëm e vetëm që të shndërrojnë 800 hektarë të tij në vila e resorte.

Çdo të thotë kjo analizë?

Ne duhet të them pse anëtarët krijuan? Duhet të punojmë me çdo shqiptar, ky mision dhe jemi në lartësinë e tij, kur të bindim çdo shqiptar se shpëtimi i Shqipërisë është shpëtimi i identiteti, kur ti bindim se destinacioni ynë s’është as Stambolli dhe as Beogradi, por Brukseli.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook