Lidhu me ne

Mix

Çfarë është epilepsia? Krizat epileptike, çfarë duhet të dimë?


Nëse kryeni lëvizje të pakontrolluara, apo keni ç’rregullime në të folur dhe humbje të vëtëdijës është mirë që menjëherë të shkoni tek mjeku pasi mund të jeni prekur nga epilepsia.

Epilepsia është ç’rregullim i trurit që karakterizohet nga kriza të përsëritura dhe të paprovokuara. Kjo sëmundje prek çdo moshë dhe shtresë sociale, si dhe ka bazë trashëgimie.

Kur kriza ndodh për herë të parë dhe është e gjeneralizuar ka një ndjesi paniku të jashtëzakonshëm. Pamja e personit që kalon krizë të gjeneralizuar perceptohet e frikshme dhe ndjesia është sikur ai po vdes. Megjithatë në shumicën e rasteve krizat epileptike janë të shkurtra dhe të vetëkufizuara.

Dr. Neurologe, Brunilda Zllami shpjegon më tej simptomat e kësaj sëmundje.

Çfarë është epilepsia? 

Epilepsia është një çrregullim i trurit i karakterizuar nga kriza të përsëritura, të paprovokuara. Epilepsia është sëmundje që shpesh shoqërohet dhe me sëmundje të tjera, krijon stigmatizim tek ata që vuajnë prej saj dhe familjet e tyre, ka risk të rritur për mortalitet të parakohshëm. Prek çdo moshë dhe çdo shtresë sociale. Është lehtësisht më e shpeshtë tek meshkujt si dhe ka bazë trashguëshmerie në disa raste.

Kriza epileptike çfarë simptomash shfaq? 

Duhen të paktën dy kriza të paprovokuara që të vihet diagnoza e epilepsisë. Për shkak se epilepsia shkaktohet nga aktiviteti jo normal i qelizave të trurit mund të dëmtojë qoftë përkohësisht disa procese të rëndësishme të trurit. Një krizë epileptike mund të japë konfuzion të përkohshëm, çrregullim të të folurit, lëvizje të pakontrollouara të anesive dhe humbje të vetedijes. Këto simptoma variojnë nga lloji i epilepsisë. Shumica e njerëzve që vuajnë nga kjo sëmundje tentojnë të kenë një lloj krize epileptike, pra që simptomat të jenë të njëjta ose të ngjashme me krizat paraardhëse.

Sa lloje krizash epileptike kemi? 

Krizat epileptike janë të shumëllojshme, por ndahen në dy grupe të mëdha. Krizat që e kanë origjinën vetëm në një pjesë të trurit quhen kriza fokale. Ato ndahen në dy kategori: 

Kriza të thjeshta fokale: 

Këto kriza nuk shoqërohen me humbje të vetëdijes. Gjatë këtyre krizave mund të ketë alterime të emocioneve, mendimeve, shijes, nuhatjes ose tingujve. Gjithashtu mund të ketë lëvizje të një pjese të trupit, si dora, këmba, fytyra ose simptoma sensore në anesi e fytyrë, si mizerime, shintilanca vizive ose vertigo. 

Krizat komplekse fokale: 

Gjatë këtyre krizave ka alterim të vetëdijes. Gjatë krizave fokale komplekse vihen re lëvizje të pavullnetshme, si lëvizjet përtypëse.

Çfarë janë krizat e gjeneralizuara dhe si përshkruhen? 

Krizat që duket se përfshijnë të gjithë trupin quhen të gjeneralizuara. Kriza të tilla janë: Krizat e absences (petit mal). Këto krizat karakterizohen nga momente hutimi ose lëvizjesh të pavullnetshme, me humbje të shkurtra të vetëdijes; Krizat tonike: Këto kriza shkaktojnë ngurtësim të muskujve, zakonisht atyre të shpinës, krahëve, këmbëve dhe mund të shkaktojne rrëzime; Krizat klonike; Këto tipe krizash shoqërohen me kontraksione ritmike të muskujve që zakonisht prekin krahët, qafën dhe fytyrën. Krizat mioklonike: Këto kriza zakonisht shfaqen me dridhje të shkurtra, të menjëhershme të këmbëve dhe duarve, palpebrave. Krizat atonike: Njihen  ndryshe dhe si drop atake, këto kriza mund të shkaktojnë humbjen e tonusit të muskujve dhe shkaktojnë rrëzime; Krizat toniko-klonike (grand mal). Krizat më intense karakterizohen nga humbja e vetëdijes, ngurteësim dhe më pas dridhje e trupit, ndonjëherë me kafshim të gjuhës, shkumë nga goja dhe urinim të pavullnetshëm.

Kur themi se kriza epileptike është urgjencë? 

Kur kriza zgjat më shumë se pesë minuta; Kur frymëmarrja dhe vetëdija nuk kthehen kur ndalon kriza; Kur ka kriza pasardhëse menjëherë pas të parës; Kur keni temperaturë të lartë; Në gratë shtatëzëna; Kur keni diabet (ose sëmundje të rëndësishme kardiake, pulmonare); Kur jeni goditur dhe dëmtuar gjatë një krize epileptike; Kur kjo që ka ndodhur është kriza e parë.

Cilat janë shkaqet e epilepsisë? 

Epilepsia nuk ka shkaqe të identifikueshme në mbi gjysmën e atyre që vuajnë nga kjo diagnozë. Në pjesën tjetër është një gamë faktorësh; Ndikimi gjenetik: Shkencëtarët i lidhin disa tipe të  epilepsisë me disa gjene specifike dhe mendohet se ka më shumë se 500 gjene që janë lidhur me këtë shkak. Për shumicën e njerëzve gjenet janë vetëm një pjesë e cila ndoshta i bën persona të caktuar, më të ndjeshëm ndaj faktorëve mjedisorë që nxisin epilepsinë; Traumat e kokës: Dëmtime traumatike që prekin kryesisht korteksin cerebral mund të bëhen vatra epileptogjene, por ndonjëherë edhe pa një dëmtim të dukshëm në ekzaminimet imazherike, pas një traume koke mund të shfaqen krizat epileptike; Insultet cerebrale: Në varësi të vendit të dëmtimit, disa AVC mund të shoqërohen me epilepsi. ACV – të janë shkaku i gati gjysmës së epilepsive të moshes adulte; Demenca është një nga shkaqet e shpeshta të epilpsisë në moshën e tretë. Sëmundjet virale dhe bakteriale që prekin trurin, si meningjiti dhe encefaliti apo abceset cerebrale mund të shoqërohen me epilepsi; Cerebral Palsy; Dëmtimet e periudhës së paralindjes apo gjatë lindjes që mund të shkaktojnë dëmtim të trurit, si ishemitë apo hemorragjitë cerebrale, infeksionet, mungesa e oksigjenimit të trurit,  janë shkak i rreth 20 % të epilepsive tek fëmijët. Këto çrregullime mund të shoqërohen ose jo me dëmtime të tjera neurologjike dhe konjitive; Çrregullimet e zhvillimit: Sindroma të veçanta, si ajo Doën kanë shoqërim të shprehur me epilepsinë; Çrregullimet e rëndësishme respiratore, kardiake, elektrolitike, metabolike mund të çojnë në kriza konvulsive (duhet bërë diferenca me epilepsinë).

Epidemiologjia: 

Mosha: Mund të ndodhë në çdo moshë, por tenton të jetë e formës primare në moshë të vogël dhe sekondare në moshë të madhe; Seksi: Meshkujt kanë risk lehtësisht më të rritur se femrat. Historia familjare: Ka rritje të riskut për kriza epileptike në rast historie familjare me epilepsy.

Çfarë rrezikon një pacient me epilepsi dhe përse mjekohet? 

Kur je me epilepsi rrezikon: Mbytjet: Ka 13% më shumë mundësi të mbyteni në pishinë ose në vaske nëse jeni me epilepsi. Aksidentet me makinë; Epileptikët duhen këshilluar të mos ngasin makinën dhe shumë shtete e kane ligjërisht të ndaluar ngarjen e makinës duke qenë me këtë sëmundje. Komplikacione gjatë shtatëzanisë: Krizat epileptike vënë në rrezik jetën e nënës dhe të fëmijës, por ashtu edhe mjekimet që përdoren në epilepsi (antiepileptiket) rrisin riskun për defekte tek fëmijët; Megjithate shumica e grave me epilepsi bëjnë fëmijë të shëndetshëm. Duhet ndjekje e kujdesshme me mjekun Gjinekolog dhe mjekun Neurolog gjatë gjithë shtatëzanisë; Ndoshta dozat dhe lloji i mjekimit antiepileptik duhet rregulluar gjatë këtij procesi të rëndësishëm, prandaj është mirë që të bëhet një planifikim i kujdesshëm para shtatëzanisë; Çrregullime të shëndetit mendor: Të sëmurët me epilepsi janë më të prirur për të qenë me probleme të shëndetit mendor, si depresion, ankth dhe në raste estreme dhe vetëvrasje.

Kjo prirje lidhet me faktin se epilepsia është sëmundje kronike, ndonjëherë me kriza të shpeshta që prishin jetën e përditshme, por mund të lidhet edhe me efektet anësore të mjekimeve që përdoren për këtë sëmundje; Statusi epileptik: Kjo gjendje ndodh atëherë kur statusi aktiv i krizës zgjat më shumë se 5 minuta ose ka kriza të përsëritura të njëpasnjëshme pa u fituar vetëdija mes krizave.

Statusi epileptik është urgjencë mjekësore dhe duhet trajtuar sa më shpejt, sepse pacientët në status epileptik kanë risk të madh për të pësuar dëmtim të përhershëm të trurit ose dhe vdekje. Vdekja e papritur dhe e pashpjeguar në Epilepsi: Kjo sëmundje ka një risk të vogël për vdekje të papritura dhe të pashpjegueshme.

Më pak se 1 në 1000 pacientë që vuajnë nga epilepsia vdesin në mënyrë të papritur dhe kryesisht janë grupi i pacientëve me kriza të pakontrolluara nga mjekimi, në krizat e gjeneralizuara toniko – klonike; Mjekimi bëhet që të reduktojë frekuencen e intensitetit e krizave epileptike ose në rastin më të mirë t’i ndalojë ato.

Si kryhet diagnostikimi? 

Ekzaminimi neurologjik: Takimi me mjekun Neurolog dhe ekzaminimi neurologjik janë hapi i parë dhe më i rëndësishmi në diagnostikën e epilepsisë, sepse epilepsia në rradhë të parë është diagnoze klinike.

Në këtë takim është i rëndësishëm përshkrimi i saktë i llojit të krizave, mosha kur kanë filluar, shkaqet, trashëgimia, trajtimi i marrë dhe ekzaminimet e kryera deri në momentin e takimit. Është mirë që pacientët të kenë ditaret e epilepsisë, ku të jenë të përshkruar në mënyrë të qartë data e krizave, paraprirja nga aurat ose jo, faktorët që kanë nxitur krizën dhe mënyra se si është trajtuar kriza. Analizat e gjakut dhe biokimike: Analizat e gjakut dhe biokimike bëhen për të vlerësuar nëse ka shkaqe të tjera për krizat epileptike apo për nxitjen e tyre, por edhe për të kontrolluar nivelet e mjekimeve në gjak në mënyrë që të vlerësohet ose modifikohet terapia. Elektroencefalograma (EEG): Ky është një nga ekzaminimet më të përdorshme që ndihmon në diagnozën e epilepsisë. EEG rregjistron aktivitetin elektrik të trurit me anë të elektrodave që lidhen përkohësisht në lëkurën e kokës. Në rast se vuani nga epilepsia, edhe pse në ato momente mund të mos jeni në krizë është e zakonshme të keni elemente që sugjerojnë epilepsinë.

Por duhet kuptuar se ka edhe të sëmurë që vuajnë nga epilepsia që nuk kanë elemente jonormale kur janë jashtë krizës. Pra EEG nuk vendos diagnozën e epilepsisë, por thjesht ndihmon në vendosjen e kësaj diagnoze. Ka disa lloj ekzaminimesh EEG, standarte, me deprivim gjumi, e zgjatur dhe me monitorim video për të rregjistruar krizat (mënyra e ekzaminimit vendoset nga mjeku juaj në varësi të historisë klinike që do referoni për krizat, kohën kur ju ndodhin, shpeshtësinë e tyre etj). Tomografia e kompjuterizuar (CT): Ekzaminimet imazherike siç është skaneri, përdoren për të përjashtuar shkaqet dytësore të epilepsisë, si tumorët, hemorragjite, cistet, malfomacionet e vazave të trurit etj. Rezonanca Magnetike (MRI): Rezonanca magnetike është një ndër ekzaminimet më të sakta për diagnozën e shkaqeve sekondare të epilepsisë. Ajo jep detaje më të hollësishme se skaneri për disa zona të trurit ku ndodhin ndryshime strukturale, si  p.sh. Skleroza meziale temporal (MTS) dhe jep informacion më të plotë për sistemin e vaskulaturës cerebrale; Rezonanca Funksionale (fMRI): Rezonanca funksionale mat ndryshimet e fluksit të gjakut në pjesë specifike të trurit që janë duke punuar. fMRI  përdoret zakonisht përpara kirurgjisë së epilepsisë për të lokalizuar zona me funksione specifike, si të folurit ( që të evitohen gjatë kirurgjisë). PET (Positron emission tomography).  Gjatë ekzaminimit të PET përdoret një dozë e vogël materialesh radioaktive që injektohet dhe më pas kjo ndihmon në vizualizimin e zonave aktive të trurit dhe vlerësimit të anomalive në këto zona. SPECT (Single-photon emission computerized tomography). Në këtë ekzaminim gjithashtu përdoret një dozë e vogël materialesh radioaktive që injektohen dhe ndihmojnë që të krijohet një harte 3-D e qarkullimit të gjakut në tru gjatë krizave epileptike. Teste neuropsikologjike: Këto teste përfshijnë IQ (kofiçientin e intelegjencës), testet e kujtesës, vlerësimin e të folurit gjëra të cilat ndihmojnë mjekët që të vlerësojnë origjinën e krizave. Këto teste bëhen në rutinë sidomos përpara kirurgjisë së epilepsisë.

Trajtimi për epilepsinë, ku përqendrohet? 

Trajtimi fillestar zakonisht është me medikamente, por në varësi të përgjigjes nga trajtimi apo edhe shkakut të epilepsisë mund të propozohen ndërhyrjet kirurgjikale ose edhe trajtime të tjera.

Mënyrat e trajtimit të epilepsisë janë: 

Terapia Medikamentoze: Shumica e njerëzve me epilepsi bëhen të pavarur nga krizat duke përdorur trajtimin medikamentoz.

Në disa të tjerë që nuk ndodh kjo kanë reduktim të dukshëm të intensitetit të frekuencës së krizave.

Më shumë se gjysma e fëmijëve që vuajnë nga epilepsia kontrollohen me mjekim dhe mund të arrijnë edhe sherimin e plotë të sëmundjes.

Për të gjetur medikamentin e duhur, dozën dhe mënyrën e duhur të përdorimit rastet vlerësohen individualisht. Gjithashtu gjatë terapisë ( në varësi të krizave, efekteve anësore, kompliancës gjatë mjekimit, moshës, shtatëzanisë) dozat mund të shtohen ose reduktohen.

Mjekimet mund të ndryshohen ose rivlerësohen. Efektet anësore: Shpesh kanë efekte anësore që mund të ndikojnë në kompliancën gjatë terapisë.

Më të shpeshtat janë: Lodhje, shtim në peshë, skuqje e lëkurës, çrregullime me koordinimin, vertigo, dridhje e duarve. Por ka edhe efekte anësore më të rëndësishme, si: dëmtim i melçisë, çrregullime të gjakut, sindroma e Steven Jonson, depresion, çrregullime elektrolitike, defekte fetale etj. Përpara fillimit të terapisë pacientët duhet të njihen me efektet anësore dhe të lexojnë me kujdes fletpalosjet e mjekimeve;

Po ndërhyrja kirurgjikale kur këshillohet? 

Zakonisht kirurgjia kryhet kur ka dëmtime lezionale (tumor, malfomacion vascular etj), që janë shkak i epilepsisë, por edhe kur ka zona të mirëpërcaktuara elektrikisht ose me imazheri që janë orgjina e krizave epileptike. Gjatë kirurgjisë hiqen këto zona epileptiforme dhe kështu ndalohet përhapja e krizës në zona të tjera të trurit. Gjithsesi ndonjëherë edhe pas kirurgjisë ka nevojë për përdorimin e mjekimeve.

Çfarë duhet të bëjmë në rast të një krize urgjente për pacientin? 

Kur kriza ndodh për herë të parë dhe është e gjeneralizuar ka një ndjesi paniku të jashtëzakonshëm. Pamja e personit që kalon krizë të gjeneralizuar për shumë perceptohet e frikshme dhe ndjesia është sikur ai po vdes. Megjithatë në shumicën e rasteve krizat epileptike janë të shkurtra dhe të vetëkufizuara. Është e rëndësishme që në rast krize pacienti të kthehet në anë (që të lirohet nga sekrecionet), t’i vendoset diçka e butë si nënkresë (që të mos goditet).

Të çlirohet nga kravata apo rrobat e mbyllura ngushtë në qafë, të mos mbahet nga gjymtyrët ndërkohë që ka krizën, të mos qëllohet apo shkundet (“për ta kthyer në vete”), të mos i forcohet hapja e gojës dhe të mos i tërhiqet gjuha (ka shumë raste me dëmtime të gojës dhe gjuhës gjatë përpjekjeve për ta rujatur gjuhën të mos “gëlltitet”).

Të largohen nga pacienti objektet e rrezikshme me të cilat mund të dëmtohet gjatë krizës, të monitorohet mënyra se si ndodh kriza dhe matet koha (sa kohë zgjat kriza). Pacienti të dërgohet menjëherë në spital nëse kriza zgjat apo ka kriza të njëpasnjëshme.

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar12 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix12 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix12 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix12 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix13 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix13 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar13 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix13 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix13 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook