Lidhu me ne

Kryesore

Berisha: T’i shkurtojmë ditët qeverisë! Vjedhin dhe thonë “Rroftë Amerika”. Shqipërinë e bëjnë shqiptarët

Berisha: Vjedhin natën, e ditën thërrasin rroftë Amerika. Shqipërinë e bëjnë shqiptarët

Kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se demokratët ia dolën që të jenë më të fuqishëm se kurrë dhe më të vendosur se kurrë në misionin e tyre.

Duke folur gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, gjatë të cilit do të zgjidhet Kryesia e PD-së, Berisha deklaroi se problemi është udhëheqja e opozitës.

Berisha tha se në 8 vite, PD kaloi nga humbja në humbje për shkak të udhëheqjes së saj problematike, dështake dhe për shkak të pazareve të udhëheqjes së saj dhe jo për shkak të anëtarëve.

Dy janë sëmundjet e saj më kryesore, e para pazaret me qeverinë, për interesat personale. Ato detyrojnë të shkelmojnë mbi interesat e demokratëve. Shembulli më tragjik jemi ne PD, në vitet e shkuara.

Këtë mësim nuk duhet ta harrojmë kurrë, por sot ne kemi një ndryshim të madh. Ju uleni në këtë sallë, tërësisht si përfaqësues të demokratëve shqiptarë të zgjedhur me votën e tyre, përfaqësues të vullnetit të tyre dhe jo të Kryesisë apo kryetarit të partisë.

Sëmundja e dytë e udhëheqjes së oporitarizmit, me efekte shkatërrimtare të opozitës, është protagonizmi vantosh opozitar. Të kënaqurit se ke një karrige, një mandat, një vend dhe një post, dhe të tjerët të shohin.

Po ti çfarë bën? Opozita profesioniste, është një opozitë që nuk duhet të ekzistojë. Për të qenë një opozitë e tillë ka vetëm një antidot, i cili qëndron në pyetjen që duhet t’i shtrojmë vetes të gjithë: Çfarë do bëj unë kundër këtij regjimi?

Çfarë do bëjmë ne sot kundër këtij regjimi? Një betejë e paparë ndonjëherë në Shqipëri, është jetike për përmbysjen e tij në Shqipëri.

Sipas tij rithemelimi i PD ndodhi sepse pas çdo vendimi qëndron një vjedhje, ndaj bëri thirrje që demokratët të ngrihen dhe t’i shkurtojnë ditët kësaj qeverie.

Ky regjim është kalbësirë, kalbësirë, kalbësirë. Rithemelimi i PD ndodhi sepse po shkelmohej vokacioni perëndimor. Edi Rama fajin e gjen tek Europa dhe përpiqet që ta fajësojë.

Në fjalën e tij Berisha ftoi demokratët që të realizojnë misionin e madh, shpëtimin e vendit nga regjimi aktual, për të cilin tha se është më i keqi dhe më antishqiptari, që nga koha e Enver Hoxhës e deri më sot.

Sipas tij, zgjidhja është Brukseli dhe ky mision përmbushet kur të qëndrojnë besnikërisht në AND shqiptare, kur të hedhim poshtë këtë përçmim, të gjitha insinuatat, sloganet e atyre të cilët vjedhin natën dhe ditën thërrasin “rroftë Amerika”.

Plaçkitin natën dhe ditën thërrasin, Rroftë Amerika. Ky është qëndrim imë anti-amerikan që mund të mbahet.

Amerika është vend i vlerave të lirisë, udhëheq dhe rrezaton si avokate e lirisë, si mbështetëse e plaçkitësve, ndaj dhe s’duhet të kemi asnjë kompleks. Shqipërinë e bëjnë shqiptarët.

Misioni unë është që të konsolidojmë në këtë vend atë që kanë bërë kombet e mëdha. Këto janë thirrje për të gjithë ju, për të gjithë drejtuesit e PD, nëse nuk duan që të jeni problemi i saj përsëris.

Së bashku do ia dalim të realizojmë misionin tonë të shpëtimit të Shqipërisë.

MË TEPËR

Kioske3 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix3 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore4 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar6 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix6 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar7 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar8 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix8 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore9 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix9 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook