Lidhu me ne

Mix

Njihuni me pasojat që alkoli lë në organzimin tuaj

Tridhjetë sekonda pasi keni konsumuar alkooli, ai futet në trurin tuaj duke shkaktuar ndryshime në gjendjen tuaj shpirtërore, duke ngadalësuar reflekset dhe duke lëkundur ekuilibrin tuaj. Por çfarë ndodh më tej me organizmin tuaj pasi konsumoni alkool ju ftojmë ta zbuloni më poshtë.

Truri Juaj Tkurret
Nëse pini shumë alkool për një kohë të gjatë, ai mund të ndikojë në mënyrën se si duket dhe funksionon truri juaj. Qelizat e tij fillojnë të ndryshojnë dhe madje bëhen më të vogla. Pra nëse konsumoni sasi të mëdha alkooli për një periudhë të gjatë kohore, truri juaj mund të zvogëlohet. Kjo do të ketë efekte të mëdha në aftësinë tuaj për të menduar, mësuar dhe mbajtur mend gjërat.

Shkakton Diarre Dhe Urth
Duke qenë se alkooli përshpejton lëvizjen e ushqimit nëpër zorrë, me shumë mundësi ju do të përjetoni një irritim të zorrëve. Kjo është arsyeja pse konsumi i tepërt i alkoolit mund të çojë në diarre, gjë e cila mund të kthehet në një problem kronik nëse konsumoni alkool rregullisht. Gjithashtu alkooli duke qenë se relakson muskujt në ezofag, mund t’ju shkaktojë ndjesi urthi.

Dëmton Mëlçinë
Mëlçia juaj përpunon pothuajse të gjithë alkoolin që ju konsumoni dhe gjatë këtij procesi, ajo trajton shumë toksina. Konsumi i tepërt i alkoolit, me kalimin e kohës, rrit sasinë e yndryrnave në këtë organ. Kjo kufizon rrjedhjën normale të gjakut dhe qelizat e mëlçisë nuk marrin atë që u nevojitet për të mbijetuar. Kjo gjëndje çon në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme, të tilla si Cirroza.

Dëmton Pankreasin Dhe Shkakton Diabet
Pankreasi prodhon insulinë dhe enzima të tjera tretëse, që ndihmojnë zorrët të përpunojnë ushqimin. Alkooli mund ta dëmtojë këtë process duke lënë toksina në brendësi të pankreasit dhe në këtë mënyrë të shkaktojë inflamacion. Me kalimin e viteve, kjo mund të shkaktojë dëmtime serioze në pankras, i cili nuk do të jetë më në gjendje të prodhojë insulin, duke çuar kështu në diabet.

Alkooli Mund Ta Lodhë Zemrën Tuaj
Ndodh që kur e tejkaloni masën e konsumit të alkoolit, mund të përjetoni probleme me ritmin e zemrës. Por kur abuzimi zgjat për një kohë të gjatë, atëherë ky shqetësim mund të bëhet kronik. Konsumi i tepërt i alkolit për vite me rradhë, mund të dobësojë muskujt e zemrës. Për këtë arsye zemra nuk mund të pompojë gjak në mënyrën e duhur, gjë e cila ndikon në çdo pjesë të trupit tuaj.

Dobëson sistemin imunitar
Alkooli bën që trupi juaj të mos mund të prodhojë mjaftueshëm qeliza të bardha, të cilat duhen për të luftuar bakteret. Kjo është arsyeja që 24 orë pasi keni konsumuar alkool, të jeni më të rrezikuar ndaj sëmundjeve.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook