Radar
Greqia e pohon publikisht, Dendias: Mezi presim largimin e Metës që ta mbyllim rehat çeshtjen e detit!
Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Dendias, në një intervistë të dhënë për Radio Sky në Athinë ka deklaruar se mezi pret largimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta pas dy muajsh për të zgjidhur “rehat”, sipas tij, çështjen e kufirit detar me Ramën.
Për shefin e diplomacisë greke, çështja e kufirit detar nuk është zgjidhur ende, për shkak se sipas tij kjo lidhet me mosmarrëveshjet mes Ramës dhe Metës, kur dihet që ky i fundit, sipas kushtetutës, duhet të autorizojë qeverinë të hyjë në negociata.
“Ai (Edi Rama) ra dakord me ne që të shkojmë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë ende pasi Presidenti nuk i jep autoritetin përkatës kryeministrit. Me sa duket, Shqipëria do të zgjedhë një President të ri brenda dy-tre muajve të ardhshëm. Pra, e gjithë kjo (çështja e kufirit detar) do të zgjidhet rehat pas kësaj periudhe”, tha Dendias për Radio Sky pas vizitës në Tiranë.
LINKU ORIGJINAL I LAJMIT