Lidhu me ne

Kryesore

“Alibeaj, një sharlatan që i shërben qeverisë”

Nga thirrjet për Dumanin e Xhixhën te komentet për Bardhin e Alibeajn dhe një sqarim – Cilat ishin deklaratat e Berishës sot

Sali Berisha ka dalë sot në Konferencën e tij të përjavshme me gazetarët, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se përmes disa manovrave, po amniton atë që ai e quan “mafia e pronave”.

Ai i referohet vendimit të fundit të qeverisë të prezantuar nga ministri Ulsi Manja, për pezullimin e rekurseve në Gjykatën e Lartë me natyrë administrative e civile.

Berisha foli gjithashtu për dëshmitë e bujshme të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit, për të cilin bëri edhe një thirrje publike. Por gjithashtu nuk mbetën pa u prekur dhe çështjet e brendshme të partisë.

Rama po kap sistemin e drejtësisë

Berisha komentuar sot në një konferencë pë mediet vendimin e Këshillit të Ministrave, për heqjen dorë nga rekurset e depozituara në Gjykatën e Lartë dhe të pashqyrtuara ende nga administrata shtetërore në përgjegjësi të Këshillit të Ministrave, për çështje me natyrë civile dhe administrative.

Berisha tha se përmes këtij vendimi, po amnistohet e ashtuquajtura “mafia e pronave”.

 “Jam para jush në këtë bisedë për të denoncuar me ashpërsinë më të madhe vendimin e fundit të Edi Ramës, me të cilin ai dëshmon çdo ditë e më shumë se Gjykatën e Lartë, apo Sado-Gjykatën, tani e tutje do quhet Gjykata-Sadushi, e ka kapur përmes Sadushit të tij, për sa koordinohet me planin e qartë të masave me mënyrën e dhënies së drejtësisë së shqiptarëve.

Edi Rama dhe Sadushi i tij kanë zgjedhur drejtësinë sui generis për qytetarët shqiptarë dhe kjo është një histori e rëndë turpi.

Edi Rama përvetëson pronat e shqiptarëve përmes vendimeve të gjykatave dhe ushtarëve të tij në administratë. Mungesa e transparencës, shkelja e ligjit janë parimet bazë të punës së qeverisë së tij që padyshim do të filtrojë rekurset sipas porosive që Agaçi do të shpërndajë dhe sipas urdhrave të Ramës. Tashmë me vendimin e tij vendos publikisht dhe haptas kontrollin mbi sistemin gjyqësor.”– tha Berisha.


“Rama dhe don Agaçio janë bërë tani gjykatësit supremë”

Mes të tjerash, Berisha tha se kyeministri Edi Rama me vendimin për të tërhequr ankimimet në Gjykatën e Lartë, e ka shpallur veten “gjykatës suprem”.

“Prej 7 vitesh, Gjykata e Lartë, edhe sot funksionon nga 2-3 që kishte, ka gjithsej 13 gjykatës. Pavarësisht stokut të tmerrshëm të dosjeve, mazhoranca nuk plotëson vendet. Pse e lë gjykatën në gjysmë? Sepse i do të gjithë të klonuar. Do gjykatës të klonuar alla-Sadush, alla-Dvoran, Dvorani është ende lojtar rezervë. Në vend që gjykata të ishte plotësuar me kohë me 19 gjykatës, lihet me 13 gjykatës, përzgjidhen me falsifikime, do ju njohim në takime të tjera, individë nga Rama dhe Agaçi për t’u vendosur në Gjykatë. Pra zgjidhja është gjetur, o burra të hapim tenderin e fundit të turpshëm që të vjelim miliona euro në çështje civile duke iu faturuar tërësisht këtë në kurriz qytetarëve shqiptarë, taksapaguesve shqiptarë. Shqipëria pushon së funksionuar si një shtet me drejtësi në tre shkallë. Përkundrazi shkallë supreme e drejtësisë tani e tutje është Edi Rama dhe Don Agaçio. Ata janë bërë tani gjykatësit supremë në këtë vendim turpi dhe anti-Kushtetues.”- tha Berisha.

Thirrja për Nuredin Dumanin

Berisha tha se fytyra e vërtetë e kësaj qeverie, është ajo e Nuredin Dumanit.

“Por asgjë s’ka të paimagjinueshme në këtë vend, në këtë shtet, fytyra e vërtetë e të cilit është, zonja dhe zotërinj, Nexhmedin Dumani. Fytyra e vërtetë e kësaj qeverie është ajo e Nexhmedin Dumanit. Një serial killer që po zbërthehet, po flet, unë e vlerësoj vendimin e tij për t’u rrëfyer, por i bëj thirrje të rrëfejë çdo gjë, se deri tani nuk ka thënë asgjë tjetër, vetëm atë që kemi ditur që të gjithë. Nuk ka patur asnjë dyshim se banda e Elbasanit dhe bandat e tjera kanë qenë fund e krye të lidhura me qeverinë, se ato kanë patur në xhep tërësisht prokurorinë e Elbasanit, por dhe prokurorë të tjerë në Tiranë, ministra mbi ministra.”- tha Berisha.

Ai ka edhe një thirrje për të, që meqë ka vendosur të rrëfejë ta bëjë rrëfimin të plotë duke zbuluar lidhjet e bandave me qeverinë. Pasi siç shprehet ai, deri tani vëren një “censurë” në rrëfimet e tij.

“I bëj thirrje Dumanit, në emër të asaj që rifiton në vetvete një njeri që rrëfehet, se çfarë është një i penduar i drejtësisë, një njeri që vendos të rrëfejë në kuptimin moral krimet që ai ka kryer për të shpëtuar shpirtin e tij dhe kjo është e pranueshme, por i bëj thirrje ta bëjë të plotë, ta lërë me guxim sepse ka një tendencë absolute censure të rrëfimeve të tij tronditëse. Të rrëfimeve të tij që dëshmojnë qartë atë që është thënë çdo ditë nga media, shoqëria, Shqipëria. Është denoncuar me kohë, ata vrisnin, plaçkitnin, përdhunonin, bënin çdo gjë sepse mbyllnin çdo çështje me urdhër nga sipër.

Bëj thirrje që të dalin tabulatet e bisedave të Taulant Ballës me Suel Çelën. Taulant Çela është minimumi, se ato shkojnë direkt te Edi Rama.”- tha Berisha.

 “Ku shkoi prokurori që mashtroi shqiptarët?”

 Berisha theksoi se ngjarja në Elbasan duhet zbardhur. Ai tha se prokurori që tha se nuk kishte materiale zgjedhore në vendin ku u vra një person dhe u plagosën disa të tjerë në prag të zgjedhjeve, tanimë është pjesë  SPAK-ut.

“E dini ju ku shkoi prokurori, që mashtroi shqiptarët në mënyrën më të shëmtuar, që tha s’kishte materiale zgjedhore aty ku u vra një njeri dhe u plagosën 4 të tjerë? Ku është ai? Në SPAK, në SKAP-in e partisë. A nuk do të thotë kjo që SPAK shndërrohet në strofull kriminelësh? Për llogari të kujt gënjeu Alfred Shehu? Në një kohë që më pas u detyruan ta pranojnë. Ky është vetëm një episod. Ju them tjetrën. Bandat paguanin dhe këta mbyllnin vrasje. Njerëz që vriteshin te pragu i shtëpisë së tyre. Dhe një prej tyre është Alfred Shehu.”– tha Berisha.

Thirrje për Besjan Xhixhën

Ish-kryeministri bëri një thirrj të ngjashme edhe për të penduarin tjetër të drejtësisë, Besan Xhixhën.

“I bëj thirrje edhe Besjan Xhixhës të rrëfehet plotësisht për lidhjet politike të deputetëve, ministrave dhe mbi ministrat. Dhe vë dyshimin më të madh në hetimin dhe trajtimin politik që SPAK po i bën çështjes, po bën mburojë e denoncimeve politike, në një kohë kur ato dihen, s’ka nevojë t’i thotë as Besjani as Nexhmedini, SPAK po i fsheh këto.”- tha Berisha.

“Alibeaj, një sharlatan që i shërben qeverisë”

Berisha ka sulmuar Enkelejd Alibeajn, duke e quajtur atë një sharlatan që i shërben qeverisë.

Në komunikimin me gazetarët, Berisha u shpreh se mbledhja e djeshme e grupit parlamentar nuk kishte kuorum. Po ashtu, i kujtoi Alibeajt se ka mbajtur edhe postë të rëndësishme në kohën kur PD ka qenë në qeveri.

 “Një sharlatan që ka mungese respekti për veten e tij. Keq përdoret nga Rama. Harron se ka patur funksion të rëndësishme edhe në qeveri dhe kur bën akte të tilla vetëm sa shkelmon mbi veten e tij. Pra ajo që mund të them unë. Mrekullia shqiptare e shekullin 21 ishte shpëtimi i pluralizmit politik.”- tha Berisha.

Berisha-Bardhit: Zbardh rolin që kishe në vrasjen e Elbasanit

Gjatë konferencës, gazetarët i treguan Sali Berishës për debatet e sotme në Komisionin e Ligjeve, ku Gazment Bardhi kundërshtoi kandidaturën e Simon Mirakës, propozuar me firmën e ish-kryeministrit.

Gjatë përgjigjes së tij, Berisha e sulmoi Bardhin duke i kujtuar vrasjen e ndodhur në Elbasan në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

“Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij. Unë e kuptoj luftën që bën për të shpëtur shpitin, por prap është i pashpresë. Të zbardhë njëherë, të mos i thurë lavde SPAK-ut, por të zbardhë rolin e tij në vrasjen në Elbasan, që nuk do të kishte ndodhur. Askush nuk është për t’u vrarë, Bardhi dhe Balla janë absolutisht përgjegjës politikë për atë gjakderdhje, prandaj të shkojë të japë sqarime.”- tha Berisha.

“Kohë e humbur për protesta”

Berisha ka paralajmëruar se shumë shpejt do të nisë aksionin për protesta. Në një komunikim me gazetarët, ai u shpreh se mjaftojnë dy ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në polici për t’u ngritur.

“Absolutisht, as njëra dhe as tjetra, është procesi që po kalon PD, një proces i domosdoshëm, jetik për rithemelimin e saj dhe asgjë tjetër. Keni shumë të drejtë, është një kohë e humbur për protesta. Mund t’ju them ju, mjaftojnë dy vrasjet e fundit nga policë të droguar, njëri u ekzekutua brenda në komisariat dhe tjetri me probleme të shëndetit mendor që s’kishte agresivitet asnjëherë, qëllohet. Të dy të droguar. Droga është bërë një normë në polici dhe Edi Rama ka ndaluar testin e drogës, gjëja më absurde, më kriminale, e paimagjinueshme. Dhe faktikisht të dyja vrasjet janë të lidhura me drogën. Nuk do të mbetet pa u dëgjuar edhe fjala jote për protesta.”- tha ai.

Sqarimi për “ftesat” e PPE-së

I pyetur nga gazetarët, Berisha bëri edhe një sqarim lidhur me përfaqësuesit demokratë që do marrin pjesë në takimin në Roterdam ku do zgjdhet presidenti i ri i PPE-së.

Ai tha se Partia popullore nuk ka bërë ftesa zyrtare, ndërkohë që disa demokratë do të jenë pjesë e asaj mbledhje në PPE.

 “Partia popullore ka një qëndrim korrekt. Nuk është e vërtetë që kjo parti i ka dërguar… Partia Popullore nuk ka sjellë ftesë për neutralitetin e saj. Por do shkojnë disa. Nga ne shkojnë 4-5, zonja Vokshi shkon nga Gruaja Popullore Evropiane, Belindi nga të rinjtë popullor. Zonja Harxhi dhe zoti Genc Pollo shkojnë nga një fondacion i lidhur me këtë. Zonja Tabaku është anëtare e grupit parlamentar i Parlamentar popullor në Këshillin e Europës. Aty ka një festë nga ky grup, por nuk përbën ftesë me votë. Këto janë të vërtetat.”- tha Berisha për gazetarët.

Berisha për deklaratën e McAllister: Nuk kemi asnjë kundërshtim

Berisha ka komentuar deklaratën e David McAllister, se PPE do të diskutojë javën që vjen për krizën brenda Partisë Demokratike.

Berisha tha se nuk është në dijeni të kësaj, por nëse ndodh, e vlerësojnë.

“Zoti McAllister është nënkryetar i PPE. Partia Popullore Europiane ka presidentin Tusk, që zëvendësohet dhe zgjidhet Ëeber, ka sekretarin e përgjithshëm dhe disa nënkryetar, mund të jenë 6. Ata sigurisht që diskutojnë të gjitha çështjet sipas agjendës dhe kohës që kanë në gjirin e Partive Popullore. A do të diskutojnë për Shqipërinë apo jo ne nuk kemi asnjë njoftim zyrtar. Por, po të diskutojnë, ne e vlerësojmë, nuk kemi asnjë kundërshtim.”- përfundoi ish-kryeministri.

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix4 orë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix4 orë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix4 orë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix4 orë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook