Lidhu me ne

Kioske

Pse shqiptarët i dhunojnë ndërsa të huajt i lejojnë t’u përmjerrin mu te dera e Qeverisë

Pse shqiptarët i dhunojnë ndërsa të huajt i lejojnë

Alfred Lela

Tirana e së martës dhe të mërkurës ka qenë një qytet i nënshtruar, së bashku me banorët e saj. Është i qëllimtë mospërdorimi i termit ‘qytetar’, sepse ky i fundit shenjon, jo vetëm një lidhje me qytetin si hapësirë urbane, por edhe ‘qytetin e mendjes’.

Tirana dhe banorët e saj, të ardhur rishtas, të mbërritur në etapa të ndryshme të zhvendosjeve politike, apo autoktonët, kanë gjetur gjithmonë zemëratë për të reaguar ndaj tipologjive të ndryshme të shqiptarit ‘të huaj’. Si në tubime politike, ashtu edhe në festa të ndryshme laike apo fetare, është shpalosur njëfarë gërdie ndaj mitingashëve të pardjeshëm apo protestuesve të djeshëm. Ekskluzive kanë qenë reagimet e kryetarit të Bashkisë Veliaj, i cili nuk ka përtuar të pozicionohet superior në raport me shqiptarët e periferisë së qytetit apo të provincave të shtetit, sidomos atyre politike.

Protestat e opozitës kanë qenë gjithmonë shënjestra e parapëlqyer. Një rendje me gaz për të skicuar shtampën e një kontrasti mes tij dhe socialistëve ‘të ndriçuar’ dhe shpellarëve të ‘anës tjetër’. Sjellja e përunjur ndaj turmave të tifozerive të huaja këto ditë kanë dëshmuar se ata që i shohin bashkatdhetarët nga lart dhe të huajt nga poshtë, demonstrojnë komplekse inferioriteti.

E njëjta gjë mund të thuhet për aparatin e Policisë dhe shefat e saj, teknikë apo politikë. Një polic u plagos rëndë, sipas raportimeve mediatike, shumë të tjerë u lënduan apo u rrahën nga turmat e pakontrollueshme të holandezëve. Çka u vu re ishte një vetëpërmbajtje e pahasur më parë në këto anë. Të njëjtët policë që kanë dhunuar gazetarë, protestues, politikanë, fëmijë, gra e me radhë, pranuan të rriheshin nga ‘vikingët’. As ujë me kamionë, as gaz lotsjellës, as gjëmime me vrap apo me makina rrugëve të kryeqytetit, në skena që të kujtonin Amerikën e viteve ‘60 kur policët e bardhë ndiqnin afro-amerikanët të ngritur në protesta.

Askush kësaj radhe nuk u duk te kryet e fashuar mbi shtratin e policit të plagosur nga holandezët, për ta kthyer atë në ‘hero të ditës’. As Kryeministri, as kryetari i Bashkisë dhe as ministri i Brendshëm. Ai polic anonim nuk duhej dje, dhe as sot, për ta përdorur si plumb manovre politike për kundërshtarin.

Kjo skenë hipokrite na u kursye, por jo pezmi për sjelljen me dy standarde të qeveritarëve tanë: dishepuj të dhunës kundër të vetëve dhe të krishterë të faqes tjetër me të huajt. Të gatshëm për të mos toleruar ushtrimin e të drejtave politike të qytetarëve të tyre, por kryeulur para shfrimeve të të huajve.

Sigurisht, duhet thënë, ndeshja Roma-Feyenoord ishte një sukses. Si për sigurimin e një finaleje europiane, meritë e cila mendoj se i shkon Federatës dhe jo Qeverisë, por edhe për ngritjen e infrastrukturës së përshtatshme për të. Por në këtë pikë nuk kishim pse dyshonim: kur vjen puna te cirku kjo qeveri të than petën. Sa u takon paradigmave të mëdha të qeverisjes, mjafton fakti se borxhi publik është dyfishuar që nga koha kur e morën shtetin në dorë.

Holandezët, që urinoin në mes të ditës mbi paletat e rrethimit të Teatrit Kombëtar, mu përballë ministrisë së Brendshme, mjaftojnë për ilustrimin e menaxhmentit të Shqipërisë. Jemi nënshtetas të një pushteti që u përkulet si vasal të huajve, ndërsa të vetëve u thotë se do t’u publikojë rrogat, do ti ndjekë me patronazhistë, apo se do t’i lejojë nxënësit të bëhen studentë me mesatare 6.5. Si gazetarë e përkthyes, sigurisht.

Ai urinim publik e kolektiv, është metafora më përshkruese për pushtetarët tanë. Pse jo edhe një idé e mirë për protestat e opozitës, kurdo t’ju vijë koha. Një pshurrje kolektive për ujin, gazin lotsjellës, aktet prej të nënshtruari të shtetit të tyre dhe tiradën e skandaleve dhe vjedhjeve.

MË TEPËR

Aktualitet1 orë më herët

“Zgjedhjet ishin një farsë”, Berisha: U shkel hapur dokumenti i Kopenhagenit, Kushtetuta dhe kodi zgjedhor

Sali Berisha i quan farsë zgjedhjet e 11 majit dhe flet për ligjet ndërkombëtare e dokumentin e Kopenhagenit për zgjedhjet...

Radar2 orë më herët

“Idiotët që thonë se Joridës ja paska siguruar votat Rama, janë duke pranuar që Berisha ka ngordhur”

Gazetari Habjon Hasani ka komentuar sulmet e Adriana Kalasë, ndaj Jorida Tabakut, duke pretenduar se votat kësaj të fundit, ia...

Kryesore2 orë më herët

“Samiti në Tiranë: Kryeministri Rama dhe Përfaqësimi Dinjitoz i Shqipërisë përpara Europës”

Samiti në Tiranë ishte një ngjarje madhore, një moment që i dha Shqipërisë mundësinë për të shfaqur fuqinë e saj...

Mix3 orë më herët

Sa hapa në ditë duhen për shëndet dhe humbje peshe?

Në një botë ku teknologjia na mban shpesh ulur, një veprim sa i thjeshtë aq edhe i fuqishëm si ecja...

Mix4 orë më herët

Eiza González zyrtarizon lidhjen me Grigor Dimitrov

Eiza González dhe Grigor Dimitrov kanë zyrtarizuar së fundmi lidhjen e tyre në Instagram. Të shtunën, më 17 maj, González...

Mix4 orë më herët

Publikohen mesazhet eksplicite të Diddy dhe Cassie

Gjatë procesit gjyqësor federal ndaj Sean “Diddy” Combs për akuzat e trafikimit seksuale, janë publikuar mesazhe private dhe eksplicite mes...

Mix4 orë më herët

Tom Cruise shpreh admirimin për Ana de Armas: E jashtëzakonshme

Në mesin e shumë paraqitjeve publike së bashku gjatë muajve të fundit, aktori Tom Cruise ka folur hapur për respektin...

Mix4 orë më herët

ADHD: Çrregullimi që prek mijëra fëmijë dhe të rritur

ADHD është një çrregullim neurozhvillimor që ndikon në përqendrim, vetëkontroll dhe sjellje, duke prekur miliona fëmijë dhe të rritur në...

Sport4 orë më herët

Lamine Yamal thyen rekord!

Fenomeni i ri i futbollit spanjoll, Lamine Yamal, po lë gjurmë jo vetëm në fushën e blertë, por edhe në...

Radar5 orë më herët

Nisin sulmet ndaj Jorida Tabakut: Ia bleu votat Rama dhe oligarkët, për të poshtëruar Berishën

Jorida Tabaku dhe ilir Alimehmeti, pavarësisht se u lanë jashtë listës së mbyllur nga Sali Berisha, arritën një rezultat spektakolar...

Facebook