Lidhu me ne

Mix

Aborti spontan ndodh brenda 20 javëve


Abort spontan është humbja e padëshiruar e një shtatzanie nën 20 javë. Nëse ndodh tre apo më tepër herë rradhazi quhet abort spontan i përsëritur. Rreth 30 % e aborteve spontane ndodhin brenda 3 – 4 javëve të para pas koncepsionit dhe pacientet mund të mos e kuptojnë që kanë abortuar.

Dr.  Obsteter – Gjinekologe, Arjola Musta Agolli thekson se: “Është parësore që një shtatëzëni të fillohet pasi të jenë bërë të paktën disa analiza dhe ekzaminime bazë. Vizita e parë prekoncepsionale duhet shfrytëzuar për çdo pyetje apo shqetësim që pacientja mund të ketë dhe kërkon një përgjigje”.

Shkaqet janë të shumta dhe varjojnë lidhur me moshën e abortit. Ato mund të jenë të lidhura me fetusin (gjenetike ose kromozomale), me nënën ose me mjedisin. Femrat mbi 35 vjeç kanë rrezik të lartë për të konceptuar shtatzëni me anomali kromozomale.

Dr. Musta Agolli rrëfen se pas një aborti spontan ankthi, zemërimi dhe mërzia tek pacientja janë normale. Duhet të shmanget për rreth dy javë marrëdhëniet intime dhe përpara se të niset një shtatzënië e re duhet patjetër konsultim me mjekun.

Çfarë është aborti spontan?

Abort quhet dalja e parakohshme e produkteve të koncepsionit (fetusit, membranavefetale, placentes) nga mitra, përpara kohës kur fetusi ka arritur të zhvillohet mjaftueshëm për të mbijetuar. Abort spontan është humbja e padëshiruar e një shtatzanie nën 20 javë. Nëse ndodh tre apo më tepër herë rradhazi quhet abort spontan i përsëritur. Aborti spontan ndodh në 5 – 15% të shtatëzënive. Aborti mund të jetë komplet, inkomplet, i paevitueshëm, spontan, i induktuar (provokuar), septic dhe blighted ovum.

Kur ndodh aborti spontan dhe përse?

Mund të ndodhë në çdo kohë brenda 20 javëve të para të shtatzënisë. Rreth 30 % e aborteve spontane ndodhin brenda 3 – 4 javëve të para pas koncepsionit dhe pacientet mund të mos e kuptojnë që kanë abortuar. Shkaqet janë të shumta dhe varjojnë lidhur me moshën e abortit. Ato mund të jenë të lidhura me fetusin (gjenetike ose kromozomale), me nënën ose me mjedisin. Difektet kromozomale hasen shpesh si shkak i aborteve spontane në tremujorin e parë të shtatzënisë. Më së shumti rezultojnë të prezantohen në formën e trisomive (Edëards/ Cri du chat/ Doën syndrome) ose monosomive (45 XO). Rreth 90% të gabimeve citogjenike dhe morfologjike eleminohen përmes aborteve spontane, duke bërë në këtë formë një seleksionim natyror për individët me material gjentik të dëmtuar. Nga shtatëzënitë me probleme gjenetike të fetusit, Sindroma Down ka numrin më të lartë të lindjeve të gjalla. Femrat mbi 35 vjeç kanë rrezik të lartë për të konceptuar shtatëzëni me anomali kromozomale.

Çfarë bën pjesë në shkaqet e lidhura me nënën?

Në shkaqet e lidhura me nënën përmendim anomalitë uterine (uterus bicorn, unicorn, cerviks incompetent, adezione të kavitetit uterin etj), sëmundjet e nënës (diabeti, kequshqyerja, hipertensioni, Lupus Eritematos Sistemik). Mungesa e faktorit XIII ose e fibrinogjenit shoqërojnë shpesh aborted spontane të përsëritura.

Po shkaqet e lidhura me mjedisin?

Në shkaqet e lidhura me mjedisin mund të përmendim infeksionet (endometritin,toxoplazma, herpes virus, listeria, ureoplasma / mycoplasma), duhanpirjen (> 17 cigare/ në ditë mund të rrisin 1.7 herë mundësinë për të abortuar një fetus me kromozome normale), alkooli (konsumimi ditor rrit me tre herë rrezikun për abort spontan), rrezatimi (i rrezikshëm veçanërisht gjatë implantimit të embrionit), toksinat e mjedisit (plumbi, arseniku, formaldehidi, benzenë etj).

Çfarë simptomash shfaq aborti?

Aborti spontan është një process që mund të paraqitet në 4 etapa. Rrezik për abort: Pacientja ka gjakrrjedhje vaginale dhe/ose dhimbje abdominal / pelvike në sasi të moderuar. Rrallë mund të prezantohet me gjakrrjedhje të shtuar.

Abort i paevitueshëm: Gjakrrjedhja shoqërohet me zgjerim të kanalit cervikal dhe dhimbje.

Abort jokomplet: Gjakrrjedhja mund të jetë e shtuar dhe të shoqerohet nga dhimbje barku.

Abort komplet: Pacientja mund të prezantohet me histori të gjakrrjedhjes, dhimbje të barkut dhe referon nxjerrjen e produkteve të koncepsionit. Kur aborti është komplet, dhimbja dhe gjakrrjedhja pakësohen. Ekografia konfirmon që mitra është boshatisur. Aborti më pak se 6 javë dhe më tepër se 14 javë është pothuaj përherë komplet. Ethet apo temperatura mund të jenë shenjat e abortit septik.

Si diagnostikohet?

Klinika e pacientes, analizat hormonale dhe ekzaminimi ekografik ndihmojnë për të vendosur diagnozën. Ekografia me sondë vaginale mund të konfirmojë shtatëzëninë 3 – 4 javëshe dhe aktivitetin kardiak fetal 5 javë e gjysmë. Ekografia është ekzaminimi i artë pasi na jep të dhëna rreth vendosjes së shtatëzënisë, moshës së shtatëzënisë dhe mungesës apo pranisë së aktivitetit kardiak të fetusit. Në rast të mungesës së aktivitetit kardiak të fetusit, shumë protokolle sygjerojnë që pacienti të kontrollohet nga dy mjekë të ndryshëm ose të rikontrollohet një javë pas ekzaminimit të parë. Masa tadneksiale dhe likidi i lirë. Gjatë ekzaminimit kërkojnë vemendje të veçantë për të përjashtuar një shtatëzëni jashtë mitre. Me rritjen e rasteve të infertilitetit dhe teknika e vetëasistimit për riprodhim del parësore, përmendim këtu rastet e shtatëzënive heterotropike që dikur ishin tejet të rralla.

Po trajtimi ku konsiston?

Stabilizohet hemodinamika e pacientes dhe administratohet oksigjen. Përcaktohet gjendja e shtatëzënisë (cilesore dhe sasiore). Matet niveli i hematokritit dhe faktori rhesus. Kryhet ekzaminim fizik për të parë sasinë e gjakrrjedhjes: praninë e koagulave apo pjesë të vetë produktit të koncepsionit, gjendjen e kanalit cervikal, uterusit dhe adnekseve. Qellimi është evakuimi i uterusit për të parandaluar komplikacionet (hemoragji pas abortit, infeksion). I administrohet RhoGam pacienteve që janë Rh – negative dhe kanë hemorragji vaginale. Shumë rrallë mund të jetë i nevojshëm hemotransfuzioni në rastet me hemoragji të konsiderueshme. Mund të administrohet misoprostol për të ndihmuar në përfundimin e abortit. Përfundimi i shtatëzënisë duhet të konfirmohet nga mjeku Obsteter – Gjinekolog.  Mjeku, në varësi të moshës së shtatëzënisë, numrit të aborteve spontane,  gjendjes së pacientes, sëmundjeve shoqëruese të saj do të informojë pacienten dhe do të evakuojë kavitetin uterin. Mund të përshkruajë antibiotikë (nëse do të shihet e arsyeshme), të dërgojë fetusin për ekzaminim histopatologjik apo të investigojë shkaqet që çuan në abort.

Çfarë analizash dhe ekzaminimesh duhet të kryejmë për të shmangur abortin?

Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme. Është parësore që një shtatëzëni të fillohet pasi të jenë bërë të paktën disa analiza dhe ekzaminime bazë. Gjatë vizitës së parë prekoncepsionale, pacientja depistohet për infeksione seksualisht të transmetueshme (siklamidia, gonorrhea, sifilizi, herpes etj) dhe trajtohet në çift (nëse del e nevojshme), merret gjak për analizat TORCH (infeksione te nëna që dëmtojnë fetusin). Pacientet që kanë histori të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme ose barrë jashtë mitre të mëparshme, janë më në risk.  Testohet për diabet mellitus, hypertension, astmë dhe alergji. Kontrollohet skeda e vaksinave të pacientes dhe pyetet për ilaçet që mund të jetë duke marrë. Kryhet vizitë  gjinekologjike dhe i merret PAP testi. Analiza e urinës është e rëndësishme nëse konstatohen ankesa të infeksionit urinar te pacientja. Analiza e gjakut kryhet për të parë nëse pacientja ka nevojë për suplemente hekuri. I rekomandohet pacientes të fillojë acidinfolik. Në raste të veçanta mund të kërkohet analiza për drepanocitoze, fibrozecistikeoses dhe permograma e pacientit.

Vizita e parë prekoncepsionale duhet shfrytëzuar për çdo pyetje apo shqetësim që pacientja mund të ketë dhe kërkon një përgjigje.

Çfarë nuk shkakton abort?

Nëse pacientja është shtatëzënë mund të vazhdojë jetën e saj normale, shtatëzënia është një gjendje fiziologjike normale. Duhet të ushqehet shëndetshëm dhe të vazhdojë aktivitetin profesional (me kufizime në rastet që puna e detyron të ngrejë pasha shumë të rënda, të punojë me kimikate etj). Nuk rekomandohet alkooli dhe duhani gjatë shtatëzënisë. Stresi, aktiviteti fizik, marrëdhëniet seksuale nuk bëhen shkak për abort spontan. Mjeku rekomandon kufizime vetëm nëse shtatëzënia paraqet rrezik për abort.

Çfarë duhet të presim pas një aborti spontan?

Mbas një aborti spontan mund të shmangni aktivitetin e përditshëm për një ose dy ditë. Për rreth dy javë pas abortit rekomandohet të shmangen marëdhëniet intime. Zakonisht ne rekomandojmë ilaçe për të pakësuar dhimbjet (ibubrofen, naproxen etj). Cikli i ardhshëm pritet të vijë  6 – 8 javë pas abortit. Ankthi, zemërimi, mërzia janë normale.  Duhet të kosultoheni me mjekun përpara se të nisni një shtatëzëni të re. Hemoragjia dhe kontraksionet që ndjeni janë pjesë e procesit natyral të mitrës për t’u pastruar dhe përgatitur për një shtatëzëni të re.

TV Klan

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore2 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar2 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix3 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet3 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore3 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook