Lidhu me ne

Kioske

Perandori i madh dhe piratja e vogël rilindase

Perandori i madh dhe piratja e vogël rilindase

Klodian Tomorri

Teksa dëgjoja ministrin e Drejtësisë, që denonconte një drejtoreshë të Rilindjes se kishte vjedhur paratë e kompesimit të pronave, më erdhi në mend një rrëfenjë nga mitologjia e jashtëzakonshme greke. Është historia e Aleksandrit të madh me një pirat.

Diomedi, kështu quhej pirati, herë pas herë plaçkiste anijet tregtare në ujërat e Perandorisë dhe ishte bërë shqetësim jo i vogël. Derisa një ditë, më në fund, ushtarët e kapën dhe e sollën para Perandorit për gjykim. Por teksa të gjithë prisnin dënimin e piratit me vdekje, Aleksandri vendosi që më parë ta pyesë atë.

-Ku e gjen të drejtën ti të lundrosh në ujërat e mia dhe të marrësh më forcë gjëra që nuk të përkasin? – pyeti Perandori duke vështruar piratin e lidhur para tij.

-Po ti o Perandor, ku e gjen të drejtën të udhëtosh në toka të huaja dhe të marrësh me forcë gjëra që nuk të përkasin? Me ç’të drejtë i pushtove tokat e Egjiptit? Cili autoritet të bëri ty mbret të Persisë? – u përgjigj Diomedi.

-“Unë jam Perandori, autoriteti im është hyjnor”- foli prerë Aleksandri i zënë ngushtë nga zgjuarësia e piratit.

-“O Perandori im. Në thelb në të dy jemi njësoj. Ndryshimi i vetëm është se unë plaçkis me këtë anijen time të vogël dhe më quajnë pirat, ndërsa ti plaçkit me ushtrinë dhe flotën tënde të madhe dhe të quajnë Perandor”- replikoi Diomedi duke e lënë të habitur Aleksandrin e Madh me mençurinë e tij.  

Edhe pse kjo histori është rrëfyer mijëra vite me parë parimet e grabitjes mbeten të njëjta si atëherë. Drejtoresha që denoncoi ministri i drejtësisë një ditë më parë, ndoshta mund të mos jetë aq e mençur sa Diomedi. Por njësoj si ai, ajo është një pirate e vogël që bashkë me çetën e saj të vartësve rilindas plaçkisnin ndonjë copë të vogël në Perandorinë e Madhe. Por kjo gjë e bezdisi Perandorinë, e cila i lëshoi Ulsiun për t’i treguar vendin. Me pak fjalë, Perandoria e sistemoi drejtoreshën. Por ka një problem. Me Perandorin si do ja bëjmë?

Pak ditë më parë, ushtria e Perandorit pushtoi 635 mijë metër katrorë bregdet në Plazhin e Gjeneralit. Ua mori qytetarëve për t’ia falur një agai sipas vullnetit hyjnor të Perandorit. Agai quhet Shpëtim Shijaku dhe deri tani ka marrë të paktën 1 milionë metra katrorë tokë shtetërore falas. Të gjithë plazhin e Gjeneralit dhe të gjithë vendkomandën e ushtrisë në Sauk, nga lapidari që është sipër në kodër e deri poshtë në liqen. Falas. Ah kjo e Saukut nuk është tamam falas. Për këtë u pagua 1 euro në Ministrinë e Financave.  

E megjithatë ky i Plazhit të Gjeneralit është vetëm një rast. Hordhia e madhe e Perandorit po pushton çdo metër katror të bregdetit. Dhërmiu, Palasa, Himara dhe Butrinti tashmë kanë nga një aga. Copa më e fundit është Plazhi i Pasqyrave në Sarandë, një nga perlat më të bukura të Mesdheut. Edhe kjo po merret falas. Nga e njëjta dorë, me po të njëjtën skemë. Sepse ky është vullneti i Atij.

Pra, siç tha dhe Diomedi mijëra vite më parë, në thelb kjo eshte e njejta gje. Thjesht drejtoresha plaçkiste me çetën e saj të vogël paratë e kompesimit të pronarëve dhe ministri i Drejtësisë e shpalli hajdute. Ndërsa Perandorin, që copëton bregdetin me një ligj pervers, Ulsiu e quan shef. Madje sipas rastit edhe Zeus. Ose Skënderbe.

MË TEPËR

Temporal16 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar16 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike19 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet19 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske20 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar20 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar20 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar20 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske2 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix2 ditë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Facebook