Lidhu me ne

Aktualitet

Heshtja që po grabit Plazhin e Gjeneralit

VOAL

Klodian Tomorri

Koncesioni i Portit të Durrësit dhe investimi strategjik në Plazhin e Gjeneralit në thelb janë e njëjta gjë. Tjetërsim masiv i pronës publike në vlera marramendëse me forcën e ligjeve perverse.

Në portin e Durrësit qeveria po i fal 70 hektarë tokë tek një kompani private me justifikimin se aty do të investohen 2 miliardë euro. Në Plazhin e Gjeneralit po falen 63.5 hektarë tokë po tek një privat, me justifikimin se ky do të investojë 50 milionë euro.

Përmasat e grabitjes janë thuajse të njëjta. 70 hektarë bregdet në Durrës dhe 63.5 hektarë bregdet në Kavajë. Ndryshimi i vetëm është se tek Porti i Durrësit privati del një biznesmen arab, ndërsa në Plazhin e Gjeneralit privati është shqiptar. Në letra. Se në realitet askush nuk e di se kush është privati i vërtetë.   

Por ka dhe një ndryshim tjetër më pak të dukshëm. Për aferën e Portit të Durrësit është folur dhe denoncuar gjerë e gjatë. Megaaferë, megavjedhje, korrupsion i frikshëm e kështu me radhë. Dhe kjo është arsyeja se pse qeveria nuk po e mbyll dot aq lehtë atë punë, pavarësisht vizitave një herë në dy javë të ministres së infrastrukturës në Dubai. Por për Plazhin e Gjeneralit çuditërisht nuk flet askush. Arsyen se pse unë nuk e di. Por kjo është një heshtje zuzarësh.

Në terma të veprës, afera e Plazhit të Gjeneralit është një grabitje edhe më e rëndë se sa koncesioni i Portit të Durrësit. Për disa arsye. Së pari nga këndvështrimi ekonomik. Sot një metër katrorë tokë në Plazhin e Gjeneralit shitet rreth 80 euro. Kjo verifikohet lehtësisht nga transaksionet dhe ofertat që publikojnë agjencitë e pasurive të paluajtshme. Pra qeveria po tjetërson 635 mijë metër tokë shtetërore falas. E përkthyer në vlerë kjo do të thotë se Edi Rama po i fal kompanisë Mediterranean Wave të Shpëtim Shijakut 50 milionë euro. Me një firmë.

Së dyti, nga këndvështrimi ligjor. Brenda zonës që po tjetërsohet ka monument natyror. Ligji thotë se monumentet natyrore janë pronë publike e patjetërsueshme. Pra ndalohen kategorikisht te privatizohen. Por qeveria po e privatizon dhe falas madje, sigurisht duke bërë artifica për të anashkaluar ligjin,

Dhe në fund, e gjitha kjo për çfarë? Që kompania private të ndërtojë aty një resort dhe të fitojë para mbi tokën e vjedhur shtetërore. Ku është interesi publik në këtë rast? Interes publik këtu nuk ka. Ka vetëm një aferë, e cila po realizohet edhe falë heshtjes së atyre që duhet të flasin.  

MË TEPËR

Kioske2 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix2 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore3 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar4 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix5 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar5 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar7 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix7 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore8 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix8 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook