Lidhu me ne

Kryesore

Edi Rama rikthen taksat për biznesin e vogël nga janari 2023

Foto ilustruese

Televizioni Euronews Albania ka siguruar ekskluzivisht projektligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat, i cili vendos një mënyrë të re taksimi për individët, profesionet e lira dhe bizneset.

Bizneset e vogla me xhiro deri në 10 milionë lekë në vit do t’u taksohen të paktën 10% e të ardhurave të tyre. Përjashtim nga kjo taksë do të bëjnë vetëm ata që janë të vetëpunësuar dhe nxjerrin një pagë minimale prej 40 mijë lekë të rinj në muaj.

Grafika 1

Në bazë të fushës ku do të operojnë bizneset e vogla, qeveria do të tatojë 40% të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese, 20% të tregtisë me shumicë, 30% të asaj me pakicë dhe transportit individual, 40% për baret dhe restorantet, 50% artizanët dhe 65% të të ardhurave për veprimtaritë e pavarura apo profesionet e lira.

Kush do të marrë deri në 2.4 milionë të ardhura në vit do të tatohet 13%, 23% ata që do të realizojnë 2 milionë e 401 mijë lekë deri në 24 milionë lekë në vit dhe 28% personat mbi 24 milionë lekë në vit.

Nëse një artizan realizon 60 mijë dollarë xhiro në vit, ai do të paguajë 23% taksë për 30 mijë dollarët që nuk konsiderohen shpenzim, ose 6900 dollarë në vit.

Dy shkallët tatimore të vetme që nuk do të ndryshojnë janë dividenti që tatohet 8% dhe korporatat e mëdha 15%.

Janë afro 50 mijë biznese që realizojnë xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë në vit, ndërsa si profesione të lira numërohen 80 mijë individë.

Grafika3

Qeveria përjashtoi në janar të vitit të shkuar biznesin e vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit nga tatimi mbi fitimin dhe ata me të ardhura deri në 10 milionë nga TVSH-ja.

Kryeministri Rama reagoi pak orë më vonë për këtë lajm duke e përgënjeshtruar përmes nje postimi në Twitter.

Fyerjet/ Gazetarja ‘gozhdon’ Ramën: Ja skema e qeverisë për rritjen e taksave ndaj biznesit të vogël

Pas reagimit të Edi Ramës reagon gazetarja e lajmit: Ja skema e qeverisë për rritjen e taksave ndaj biznesit të vogël

Lajmi në fjalë, u mohua nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes disa reagimeve, tha se qeveria ka vendosur zero taksa për biznesin e vogël deri në vitin 2029.

Madje Rama sulmoi me fyerje gazetaren. “Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël! Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029! Të tjerat janë tutkunërira mediatike!” shkroi ai. 

Pas këtyre reagimeve, gazetarja që publikoi lajmin ka bërë një tjetër sqarim në rrjetet sociale, duke mbështetur shkrimin e saj:

Biznesi i vogël do të tatohet duke i mbajtur tatim pronarit që e realizon si të ardhur personale nga aktiviteti i biznesit.

Neni 13 thotë:

Të ardhurat nga biznesi përbëhen nga të ardhurat e biznesit të çfarëdo lloji, duke përfshire personat fizikë tregtarë të vetëpunësuar, furnizuesit e shërbimeve, qiradhënien, apo tjetërsimin e aseteve të biznesit apo prodhimit bujqësor e blegtoral.

Neni 14 i projektligjit përcakton se deri në çfarë mase do t’i njohë shpenzim për efekt tatimi në bazë të llojit të aktivitetit ekonomik.

Nga pikëpamja e barrës fiskale kjo është më keq edhe se taksa që kjo kategori paguante dikur. Tatimi jo vetëm mbahet në shkallë më të lartë, por dhe masa e shpenzimeve që zbritën për efekt tatimi kufizohet. Në shumë raste bizneset mund të dalin me humbje ose barazim në raportin të ardhura/shpenzime dhe nuk do të paguanin tatim fitim. Me draftin që po punohet, pronarit të biznesit i konsiderohet se ka të ardhur një pjesë të xhiros vjetore dhe i vendoset tatim 13, 23 dhe 28%.

Askush nuk është djallëzor dhe nuk insiston në atë që ka thënë gabim pasi nuk ka asnjë gabim. M.q.s qeveria e ka vullnetin të mos taksojë biznesin e vogël, duhet të heqë këto nene nga drafti sepse kështu i bie jo “Ush gomar” por “Gomar Ush”.

Pra nuk të taksoj fitimin që merr si korporatë, por të ardhurat që merr nga biznesi si individ. Nuk t’i marr nga xhepi i majtë, por nga i djathti…

Projektligji në tërësi është një nisëm që duhet përgëzuar, të cilën FMN e ka rekomanduar dhe punuar që në 2015-n për të shtrirë progresivitetin në të gjithë shkallët.

Por me këtë çarje që i është bërë sistemit tatimor, nuk ka Fond që e ndreq pa rregulluar përjashtimet e bëra. Kështu që ekzekutivi ka dy zgjedhje: ose të tërheqë premtimet e bëra, ose të rregullojë sistemin. Të dyja bashkë nuk bëhen dot!

Dhe e fundit:

Taksa korporative për biznesin e vogël në draft parashikohej të rikthehej ne vitin 2026 dhe jo në 2029.

Neni i fundit që është publikuar nga KM është logjikisht i pakuptueshëm.

Dhe nëse do të vini re diçka të neni më poshtë: tatimi i fitimit 5% për bizneset automotive që kanë sjellë investime në Shqipëri dhe për sektorin bujqësor, ne vitin 2025, do të rikthehet 15%.

Përjashtim për taksë zero bëjnë vetëm strukturat akomoduese të agroturizmit dhe hotelet “Brand” të investitorëve strategjike.

MË TEPËR

Aktualitet19 orë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix19 orë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix19 orë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske20 orë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Kryesore20 orë më herët

“PS është dukshëm përpara”, Blendi Fevziu bën parashkimin për zgjedhjet e 11 majit

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV komentoi situatën parazgjedhore në vend, diasporën dhe partitë...

Radar2 ditë më herët

TIRANA 2030/ Projektet arkitekturore që do të transformojnë kryeqytetin shqiptar (FOTO)

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, po kalon një transformim të jashtëzakonshëm të nxitur nga një vizion ambicioz për të ardhmen e...

Mix5 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix5 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix5 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix5 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Facebook