Lidhu me ne

Mix

Mjeku Tritan Kalo: Lija e majmunit, si fillon sëmundja dhe sa zgjat

Informimi në kohë pakson panikun si dhe daravit mjegullnajën gjithollogjike, mjaft e shprehur këto dy vitet e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, dhe e cila reaktivizohet e përfton nga rrethanat kur sapo kërkohet protagonizëm mediatik.

Është një tendencë mbarëbotërore këto vitet e fundit, që njerëzia të mbahet në presion informativ panik-ndjellës: Pandemia e Sars-Cov2/Covid -19, Luftë në Ukrainë dhe pasojat e saj mbi zinxhirin udhqyes të popullatës botërore, Hepatiti enigmatik kryesisht në fëmijët, dhe tani Lija e Majmunit.

Disa fjalë në lidhje me Lijën e Majmunit (Monkey pox), për të cilën flitet shpeh e zhurmohet jo pak nëpër organet e shtypit viziv e atij të shkruar këto kohët e fundit. Lija e majmunit është një sëmundje jo e rëndë virale, e cila u zbulua në 1958 dhe rasti i parë human u raportua më 1970 në Republikën Demokratike të Kongos, e më pas edhe në mjaft vënde të tjera të Afrikës Qëndrore e Perëndimore.

Njeriu infektohet nga kontakti direkt me kafshët, por edhe nga kontakti me një person tjetër të infektuar. Periudha e fshehtë (e inkubacionit) e sëmundjes varion nga 7-14 ditë (por mundet të shkojë nga 5-21 ditë).

Sëmundja fillon me ethe, dhëmbje koke e muskujsh, lodhje mjaft të shprehur si dhe zmadhim të gjëndrave limfatike anash qafës, poshtë nofullës ose në rrëzë të kofshëve, në një anë ose në të dy anët e trupit. 2-3 ditë më pas zhvillohet rashi (njollat e kuqe) fillimisht në fytyrë e më pas ato përhapen në të gjithë trupin.

Lezionet në lëkurë progresojnë në stadet e mëposhtëme para rënies së tyre: makula (njollë e kuqe), papula, fshikza (vezikula), pustula dhe krusta (koriçka).

Sëmundja zgjat 2-4 javë. Ecuria në përgjithsi është e favorshme dhe vdekshmëria mjaft e ulët në vëndet jo endemike, jo afrikane. Deri më sot që nga zbullimi i saj, nuk janë përshkruar Epidemi të shkaktuara nga “Monkey pox”. Lija e Majmunit për nga klinika si dhe lezionet e lëkurës duhet diferencuar kryesisht me Lijën e Dhënve (VARICELËN), një sëmundje e përhapur jo pak kohët e fundit në vëndin tonë, dhe një sëmundje e njohur mirë nga mjekët si ato të Shërbimit Parësor po ashtu dhe ata/ato të Shërbimeve Spitalore.

Individët e vaksinuar para vitit 1983 për Lijën e vërtetë (Variola vera/Smallpox, vatra e fundit e së cilës në Europë ishte në ish-Jugosllavi më 1972 dhe në Botë në Etiopi më 1982), fatmirësisht kanë imunitet edhe ndaj Monkey pox (Linë e Majmunit).

Më pas një Vaksinë e tillë me rekomandim të OBSH-së (ËHO), u hoq nga Skemat e vaksinimit. Individi i sëmurë është infektues 7 ditë para dhe 21 ditë pas shënjave klinike (lezioneve të lëkurës).

Përkujdesi dhe trajtimi i të sëmurëve në të dy sëmundjet, Monkey pox dhe Varicela është pothuajse i njëjtë.

MË TEPËR

Radar4 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix4 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar4 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix4 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix4 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix4 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix4 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike4 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport4 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix4 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook