Mix
Fustanet e dasmave 2022, çfarë duhet të vishni kur jeni mysafirë?
Veshja e bardhë në një dasmë është rrallë e pranueshme – përveç rasteve kur çifti shkruan në mënyrë eksplicite “veshje të bardha” në ftesën e dasmës. Çdo herë tjetër, shmangni veshjet e ndezura që mund të vjedhin vëmendjen nga nuset. Xhinset dhe atletet janë pothuajse gjithmonë shumë casual për këtë rast, edhe nëse kodi i veshjes thotë “dressy casual” apo edhe kur ka “casual” në të.
Më poshtë, shikoni llojet e ndryshme të veshjeve të dasmës për verën e këtij viti. Përgatituni të jeni mysafirja e veshur më bukur në dasmë me këtë kolazh fotosh të prezantuar nga emra të njohur të botës së modës.