Lidhu me ne

Radar

Dy efektivë të arrestuar dhe një tjetër i vrarë, çfarë po ndodh me Policinë e Edi Ramës?!

Dy ngjarje kanë tronditur policinë e shtetit pasi në to u përfshinë tre efektivë policie.

Ngjarja më e rëndë ndodhi brenda Komisariatit Nr.3 në Tiranë, ku efektivi i policisë qëlloi për vdekje kolegun e tij.

Autori i dyshuar u ndalua në flagrancë, ndërsa raportimet flasin për një konflikt të nisur në rrethana ende të pa sqaruara. Sipas raportimeve autori i dyshuar ka qëlluar 6 herë në drejtim të kolegut të tij.

Fillimisht efektivi i qëlluar u dërgua në spital por nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Ndërsa ngjarja tjetër ndodhi në zonën e ish-Kombinatit në kryeqytet.

Një shtetas rreth 60-vjeç u gjet i plagosur në këtë zonë nga qytetarë të rastit.

Fillimisht policia këtë ngjarje e raportoi si një ngjarje rastësore ku për të plagosurin tha se dyshohet të ketë qenë me probleme mendore.

Më datë 23.05.2022, rreth orës 20:45, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi M. L., rreth 60 vjeç, banues në Kombinat, i cili në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri.

Nuk dihen rrethanat nëse është vetëplagosur apo e kanë plagosur. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.

Por më pas policia njoftoi se një efektiv policie i repartit të ndërhyrjes së shpejtë ishte përfshirë në ngjarje.

Këtë herë sipas policisë, efektivi kishte qëlluar me armë shtetasin Myrteza Lika rreth 60-vjeç.

Efektivi i FNSH-së është ndaluar më pas nga policia.

Dy ngjarje këto të ndodhura në një hark të shkurtër kohor që trondisin policinë dhe besueshmërinë e saj te qytetarët.

MË TEPËR

Kioske16 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix16 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore17 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar19 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix19 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar20 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar21 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix21 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore22 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix22 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook