Lidhu me ne

Aktualitet

Demokratët pa asnjë hezitim duan Berishën t’i drejtojë …

Ashtu siç pritej, ish-kryeministri Berisha, do jetë kreu i ri i PD-së pas përfundimit të numërimit të votave në procesin zgjedhor që u zhvillua dje, i organizuar nga Komisioni për Rithemelimin.

Berisha arriti të marrë 93.4% të votave të hedhura në kuti. Në votim, sipas komisionit që administroi procesin zgjedhor morën pjesë 43680 demokratë, 40.840 prej të cilëve votuan Berishën. Kandidati tjetër në garë, Ibsen Elezi, mori 2532 vota ndërsa 328 të mbeturat ishin të pavlefshme.

Procesi zgjedhor për kreun e PD-së u organizuar nga Komisioni për Rithemelimin e PD-së ndërsa deputetët jashtë këtij grupimi nuk e kanë mbështetur atë duke e akuzuar Berishën se po i përçan edhe më shumë demokratët.

Zgjedhja e Berishës në krye të PD-së vjen mes muajsh përçarjeje mes demokratëve që prej shpalljes së tij non grata nga SHBA-ja e pezullimit të tij nga PD-ja prej ish-kryetarit Basha.

Që prej asokohe, demokratët janë të ndarë në tre grupime madhore, ata që mbështesnin Bashën e një pjesë e tyre i qëndrojnë linjës zyrtare të drejtuar nga kreu i grupit parlamentar Alibeaj,  ata që mbështesin Berishën e janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit e ata që nuk bëjnë në asnjërin prej këtyre grupeve.

Muajt e fundit ish-kryeministri Berisha është përfshirë në një kurs përplasjeje me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, me akuza e kundërakuza mes tyre.

Ky është rikthimi i tretë i Berishës në krye të selisë blu, pas nëntë vitesh pushim. Më herët ai është rikthyer në krye të selisë blu në vitin 1991 e në vitin 1997.

Në fjalën e tij pas fitores ai iu drejtua mbështësve në sallë e demokratëve në vend me shprehjen: ‘Ever say never’ (kurrë mos thuaj kurrë), teksa në vitin 2013, pas humbjes së zgjedhjeve ai u dorëhoq si kryetar i PD-së duke ia lënë stafetën Lulzim Bashës.

Stafetë të cilën e rimori per te ringritur PD e cila kishte kohe në deshperim

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar11 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix14 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix14 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix14 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix14 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar14 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix14 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix15 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix15 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook