Lidhu me ne

Kryesore

Berisha për Butrintin: Do të ndërtohen vila, fondi shqiptaro-amerikan u shndërrua në mashë të Ramës!

Berisha për Butrintin: Do të ndërtohen vila, fondi

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka hedhur sërish akuza për ligjin e menaxhimit të Butrintit. Berisha tha se në Kepin e Stillos do të ndërtohen qindra vila dhe po ashtu resorte.

Duke iu drejtuar fondit shqiptaro-amerikan, ai tha se janë shndërruar në mashë për ambiciet korruptive të Edi Ramës. Ish-kryeministri e cilësoi këtë marrëveshje si më korruptiven në histori.

120 vila në kepin e Stillos, resorte në gjirin e Manastirit.

Mund t’ju them zotërinjve fondit nuk iu takonte ju të shndërroheshin në një mashë të Edi Ramës për të kënaqur ambiciet e tij korruptive.

Unë kam respektin më të madh për kontributet e tyre, por zotërinj keni qenë ju kur qeveria e mëparshme zgjeronte një rrugë që protestonit pse u zgjerua, pse u hoq një zonë kreative që ishte Ksamili.

Kurse tani ju bëni një plan menaxhimi që shërben si pretekst për ata që duan të dinë të vërtetë për të rrëmbyer 830 ha toka me pasuri dhe për të bërë ndryshme klani Rama dhe klane të tjera.

Këtu është problemi kryesor i kësaj marrëveshje, që do shkojë në histori si më korruptive.

Unë kam ndjekur arkeologë, ndërhyj në parime.

Fondi është autor i planit të menaxhimit, të cilën nuk e publikon. Avokatja është bërë anëtare e bordit.

Dua t’ju pyes a ekziston konflikti i interesit apo jo?

Nuk mundemi kështu.

Kë pyetët ju që bëtë këtë hata për parkun e Butrintit?

A e kuptoni që aty ka pasuri të pafundme?

Së fundmi, zonjë shkruhet se je shumë e egër në zyrë me punonjëist.

I fole jo mirë atij.

Qenia jote në bord të akuzon shumë rëndë, por ti je ministrja e Kulturës. Ajo pasuri ka të garantuar se edhe për 10 vite ministrja është anëtare e bordit, ndërsa marrëveshja shkruan se pas dy vitesh zgjidhet dikush tjetër”, tha Berisha. 

MË TEPËR

Kryesore6 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal1 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar1 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike1 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet1 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske1 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar1 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar1 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar1 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske2 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Facebook