Lidhu me ne

Mix

Këto janë ushqimet që mund t’ju shkaktojnë akne në lëkurën tuaj

Shumë faktorë kontribuojnë në zhvillimin e akneve në lëkurë, duke nisur që nga hormonet, poret e bllokuara, inflamacioni, por edhe nga prodhimi i sebumit por edhe dietave ushqimore.

Madje, ushqimi ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e akneve.

Më poshtë do të gjeni disa nga ushqimet që mund të shkaktojnë akne.

1. Drithëra dhe sheqerna të përpunuar

Njerëzit me akne priren të konsumojnë më shumë karbohidrate sesa njerëzit me pak ose aspak akne.

Ushqimet e pasura me karbohidrate përfshijnë:

1- Bukë, drithëra ose ëmbëlsira të bëra me miell të bardhë
2-Makarona
3-Oriz i bardhë
4-Soda dhe pije të tjera me sheqer

Një studim zbuloi se njerëzit që konsumonin shpesh sheqerna të shtuar kishin një rrezik 30% më të madh të zhvillimit të akneve, ndërsa ata që hanin rregullisht pasta dhe ëmbëlsira kishin një rrezik 20% më të madh. Ky rrezik i shtuar mund të shpjegohet me efektet që kanë karbohidratet në sheqerin në gjak dhe nivelet e insulinës.

Nivelet e larta të insulinës nuk janë të mira për ata njerëz me akne.

Insulina i bën hormonet androgjene më aktive.

2. Qumështi

Shumë studime kanë gjetur një lidhje midis qumështit dhe krijimit të akneve.

Dy studime zbuluan gjithashtu se të rinjtë që konsumonin rregullisht qumësht kishin katër herë më shumë gjasa të vuanin nga aknet.

Megjithatë, studimet e kryera deri më tani nuk kanë qenë cilësore.

Hulumtimi i deritanishëm është fokusuar kryesisht tek adoleshentët dhe të rinjtë dhe ka treguar vetëm një korrelacion midis qumështit dhe akneve, jo një marrëdhënie shkak-pasojë.

Nuk është ende e qartë se si qumështi mund të kontribuojë në formimin e akneve, por ka disa teori të propozuara.

Qumështi dihet se rrit nivelet e insulinës, pavarësisht nga efektet e tij në sheqerin në gjak, gjë që mund të përkeqësojë aknet.

Qumështi i lopës përmban gjithashtu aminoacide që stimulojnë mëlçinë për të prodhuar më shumë IGF-1, i cili është lidhur me zhvillimin e akneve.

3. Ushqimi i shpejtë (Fast Food)

Sufllaqet, hamburgerat, patatet e skuqura, pijet me gaz mund të rrisin rrezikun e akneve.

Një studim i mbi 5000 adoleshentëve dhe të rinjve kinezë zbuloi se dietat me yndyrë të lartë ishin të lidhura me një rritje prej 43% të rrezikut të zhvillimit të akneve. Ngrënia e rregullt e ushqimit të shpejtë rrit rrezikun me 17%.

Një studim i veçantë i 2,300 burrave turq zbuloi se ngrënia e shpeshtë e hamburgerëve ose salsiçeve lidhej me një rritje prej 24% të rrezikut të zhvillimit të akneve.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se shumica e hulumtimeve mbi ushqimin e shpejtë dhe aknet kanë përdorur të dhëna të vetë-raportuara. Kështu, nevojiten më shumë kërkime.

4. Ushqimet e pasura me yndyrna omega-6
Dietat që përmbajnë sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-6, lidhen me rritjen e niveleve të inflamacionit dhe akneve

Kjo mund të jetë për shkak se dietat perëndimore përmbajnë sasi të mëdha vajrash misri dhe soje, të cilat janë të pasura me yndyrna omega-6, dhe pak ushqime që përmbajnë yndyrna omega-3, si peshku dhe arrat.

Ky çekuilibër i acideve yndyrore omega-6 dhe omega-3 e shtyn trupin në një gjendje inflamatore, e cila mund të përkeqësojë aknet.

5. Çokollatë

Çokollata ka qenë një shkaktar i dyshuar i akneve që nga viti 1920.

Disa sondazhe joformale e kanë lidhur ngrënien e çokollatës me një rrezik të shfaqjes së akneve, por kjo nuk mjafton për të vërtetuar se çokollata shkakton akne.

Një studim më i fundit zbuloi se meshkujt e prirur ndaj akneve që konsumonin 25 gram çokollatë të zezë çdo ditë kishin shtim aknesh pas vetëm dy javësh.

Ndërsa kërkimet e fundit mbështesin një lidhje midis konsumit të çokollatës dhe akneve, mbetet e paqartë nëse çokollata shkakton vërtet puçrra në fytyrë.

MË TEPËR

Radar7 orë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix8 orë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar8 orë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix8 orë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix8 orë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix8 orë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix8 orë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike9 orë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport9 orë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix9 orë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook