Lidhu me ne

Mix

Kanceri i vaginës, çfarë duhet të dimë dhe si trajtohet

endometrioza

Kancer i vagines eshte nje tumor i rralle i cili e merr origjinen nga qelizat qe veshin siperfaqen e saj (vagina eshte tub muscular qe perben kanalin e lindjes dhe lidh mitren dhe organet genital te jashtme).

Ne format e hershme te zhvillimit te tij nuk jep shenja apo simptoma. Ne format me te perparuara te tij do te kemi:
• Hemoragji vaginale jo te zakonshme me e shprehur pas marrdhenieve seksuale ose ne periudhen pas menopauzes.
• Rrjedhje vaginale te ujshme
• Shfaqja e nje plage apo mase ne vagine
• Urinimi i dhimbshem
• Konstipacion i zgjatur dhe shpeshhere veshtire i trajtueshem
• Dhimbje pelvike

Shkaqet:
Nuk njihen shkaqe te mirefillta qe e shkaktojne kete tumor. Por ne pergjithesi ndryshimet nisin kur qelizat normale pesojne nje mutacion genetic qe i kthen ato ne qeliza jo normale. Qelizat normale rriten dhe shumefishohen ne nje ritem te caktuar, per nje kohe te caktuar. Qelizat kancerogjene rriten jashte kontrollit dhe ato nuk vdesin por grumbullohen duke formuar nje mase tumorale. Qelizat invadojne indet perreth dhe me pas perhapen ne trupin e njeriut.

Tipat e kancerit vaginal klasifikohen duke u bazuar ne tipin te qelizave nga ku marrin origjinen:
• Karcinoma me qeliza skuamoze: me origjine nga qelizat e sheshta te holla te cilat veshin siperfaqen e vagines, duke perber dhe tipin me te shpeshte.
• Adenokarcinoma vaginale: me origjine nga qelizat glandular (gjenderore ) te siperfaqese vagunale
• Melanoma vaginale: me origjine nga melanocitet e vagines.
• Sarcoma vaginale: me origjine nga qelizat e indit lidhor ose qelizat muskulare te mureve te vagines.

FAKTORET FAVORIZUES:
• Mosha e rritur: shumica e formave haset ne grate mbi 60 vjec.
• Prania e qelizave atipike ne vagine (VAiN): gra te cilat kane ndryshime intrapiteliale vaginale perbejne nje terren per kalimin ne ndryshime kanceroze. Keto gjendje ne pergjithesi shkaktohen nga prania e infeksioneve HPVs ( te cilat ndikojne ne shkaktimin edhte te kancerit te qafes se mitres, te vagines dhe te vulves)
• Ekspozimi ndaj dietilsilbestrolit
• Partner seksual te shumte
• Fillimi i marrdhenieve seksuale ne moshe te hershme
• Pirja e duhanit
• infektimi me HiV

Komplikacionet
Kanceri i vagines mund te perhapet ne organe te aferta sikur miter, vezik urinare, zorre e trashe me me pas ne organe te largeta sikur mushkria, melcia, dhe kockat.

Kanceri i vagines evidentohet gjate:
• ekzaminimit rutin gjinekologjik, perpara se shenjat te jene te pranishme., gjate vendosjes se spekulumit mund te shihen lesion apo demtimeve ne muret e vagines
. • marrjes se pap testit, qelizat canceroze mund te jene te pranishme ne materialet e ekzaminuara.
• ekzaminimi kolposkopik: nepermjet te cilit zmadhohet siperfaqja dhe shihen me mire zonat e demtuara pas perdorimit te acidit acetic, soluciont te lugolit si dhe ndryshimet ne vazat e gjakut
• marrja e material indor per studim mikroskopik: merret gjate ekzaminimit kolposkopik

Stadifikimi
Pasi vihet diagnoza e kancerit vaginal duhen pare perhapja e tij dhe te behet stadifikimi i demtimit nepermjet:
• testeve imazherike: grafi, tomografi kompjuterike (CT) Rezonance Magnetike (MRi) ose tomografi positron emetive (PET)
• studime endoskopike: per te percaktuar perhapjen ne organe si fshikeza urinare (cistoskopi), ne zoren e trashe (kolonoskopi).

Sipas perhapjes ne organe behet stadifikimi:
• Stadi I. Kancer eshte i kufizuar ne muret vaginal.
• Stadi II. Kancer i perhapur ne indet perreth vagines.
• Stadi III. Kancer i perhapur ne indet perreth organeve pelvike.
• Stadi IV-a. Kancer i perhapur ne veziken urinare dhe ose ne zorre te trashe.
• Stadi IV-b. Kancer i perhapur ne organe te largeta sikur melcia, mushkria, kockat.

Trajtimi
Menyra e trajtimit varet nga shume faktore sikur: tipi qelizir i kancerit, stadi ne te cilin eshte kapur. Pergjithesisht trajtimi perfshin:
Nderhyrjen kirurgjikale:
• Heqjen tumorit te vogel apo lezionit: Kanceri i kufizuar ne siperfaqen vaginale mund te hiqet ne kufi indi te shendosh
• Heqja e vagines (vaginektomi). Duke hequr nje pjese te vaginese (vaginektomi e pjeshme ) ose e plote (vaginectomi radikale ) ne varesi te permasave te tumorit dhe tipit qelizor te tij. Nese ka shtrirje me te gjere te tumorit mund te jete e domosdoshme heqja e mitres bashke me vezoret si dhe e limfonodujve te afert.
• Heqja e shumices se organeve pelvike ( exenteraterim pelvik). Ne raste te formave shume te perhapura apo ne rast rikthimi te semundjes behet nderhyrje massive duke hequr veziken urinare, vezoret, mitren, rektumin, dhe pjesen e poshte te zorres se trashe. Nese gruaja deshiron mund te behet nje intervent rikontruktiv i vagines duke perdorur pjese lekure, seksione te zorres dhe muskuj nga pjese te ndryshme te trupit per te rifomuar nje vagine re qe te lejoj marrdheniet seksuale.

Rrezatimi
terapia me rrezatim perdor rreze qe permbajne energji me fuqi te larte per te vrare qelizat kanceroze. Mund te jepet ne dy menyra:
• Rrezatim i jashtem: rrezatimi i jashtem drejtohet direkt mbi siperfaqen e tere barkut ose vetem mbi pjesen pelvike ne varesi te shtrirjes se tumorit. Gjate kesaj procdure gruaja shtrihet mbi nje tavoline dhe makineria vendoset perreth gruas per te zonat qe duhen trajtuar.
• Rrezatimi i brendshem: (brakiterapi ) gjate kesaj terapie jane aparate te vencante ne forme: unazash, cilindra, apo material te tjere te cilet vendosen ne vagine ose ne indet perreth. Pasi lihet nje kohe te paracktuar, keto nxirren jashte. Perdoret per format e stadeve te hershme. Rrezatimi i cliruar vretj o vetem qelizat kanceroze por shpesh here dhe ato normalet, cka do te sjelli efekte anesore.

Te tjera mundesi:
Nese rrezatimi dhe kirugjia nuk e kontrollojne dot zhvilliimn tumorit atehere mund te perdoret edhe kimotherapy. Gjate se ciles jane lendet kimike ato qe bejen vrasjen e qelizave tumorale e kombinuar me radioterapine ose ne mjekimin e metastazave ne organe te ndryshme.
E rendesishme per cdo grua eshte parandalimi:
• Te behen vizita gjinekologjike dhe pap testi ne menyre periodike.
• Te behet parandalimi i infeksionit HPV nepemjet vaksines
• Te mos pihet duhani

Artikull nga Dr. Kozeta Mustafaraj

Klinika gjinekologjike “Dr. Kozeta”
Nr tel: +355 68 231 3410

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Jay Z dhe Beyonce kërcënohen me jetë

Jay-Z dhe Beyoncé janë në gatishmëri të lartë pasi morën kërcënime me vdekje pas rrëzimit të padisë për përdhunim kundër...

Mix13 orë më herët

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga kafeina

Kafeina mund të jetë një dozë energjike magjike që ju ndihmon të zgjoheni në mëngjeset tuaja, por për disa njerëz,...

Mix13 orë më herët

Çiftet e martuara që qëndrojnë çmendurisht të dashuruar për dekada, shfaqin këto 6 tipare

Jo të gjitha marrëdhëniet janë të bukura dhe me shkëlqim përgjithmonë. Shumë njerëz heqin dorë nga marrëdhënia e tyre pasi...

Mix14 orë më herët

Letra e shkruar nga Isaac Newton në 1704 parashikon DATËN e saktë të fundit të botës

Një letër nga shkencëtari i njohur anglez Sir Isaac Newton parashikonte se kur do të përfundonte bota siç e njohim...

Radar14 orë më herët

Berisha: Vrasja e Mehmet Shehut e ka një ngjashmëri me rastin e Veliajt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se ka një ngjashmëri mes vrasjes së Mehmet Shehut dhe arrestimit të...

Radar14 orë më herët

Arresti për Veliajn, i jashtëzakonshëm?! SPAK: 236 arreste për 2024-n

Ku qëndron pra e jashtëzakonshmja në praktikën e SPAK pêr zyrtarët? Askund veç faktit që u dogj një karrierë politike...

Mix14 orë më herët

Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën

Përpara se të përfshiheni kokë e këmbë në një lidhje të re, kini parasysh që yjet mund të kenë planifikuar...

Radar14 orë më herët

Nisma “Sy m’Sy” në gjithë Shqipërinë; a po kopjon Rama sloganin “Cep më Cep” të Albin Kurtit?

Edi Rama dhe Albin Kurti Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se së shpejti do të nisë maratona...

Mix14 orë më herët

Rolls-Royce prezanton modelin më të fuqishëm të historisë së vet, për 370 mijë euro

Rolls-Royce ka nxjerrë në shitje modelin më të fuqishëm të historisë së vet, Black Badge Spectre, një supermakinë elektrike që kushton rreth...

Radar14 orë më herët

“Shumica e vajzave shqiptare duan meshkujt e fortë, admirojnë banditët”

“Shumica e vajzave preferojnë meshkujt e fortë” – Kështu u shpreh psikologia Aurela Agalliu. Teksa u diskutua mbi krimet e...

Facebook