Radar
Fotot- Në radhë për të zgjedhur kreun e PD-së/ Fluks votuesish në qendrat e votimit



Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton se janë hapur të 108-të qendrat e votimit në të gjitha degët e PD-së. Procesi ka filluar e vijon normalisht. Ndërkohë, demokratët janë paraqitur në qendrat e votimit për të zgjedhur kreun e PD-së.

Shihet që në qendrat e votimit demokratët qëndrojnë në radhë për të votuar, si në Maliq, Devoll, Tiranë, Mirditë.

Kujtojmë se në garë janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.

Procesi i votimi ka nisur në orën 08:00 dhe pritet të vijojë deri në orën 18:00.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme.